-
VIDEO
Dje u ndërhy nga ajri, vazhdon të jetë aktiv zjarri në Bolenë të Himarës
Vazhdon të jetë ende aktiv zjarri në Bolenë të bashkisë së Himarës. Pasditen e djeshme pati edhe ndërhyrje nga ajri me helikopter. Zjarri përfshiu pyllin me pisha, duke rrezikuar edhe banesat.
-
VIDEO
Përhapet zjarri në Finiq, situatë kritike në fshatrat Krane dhe Fitore
Përhapet zjarri në Finiq, situatë kritike në fshatrat Krane dhe Fitore. Zjarri që vijon në Finiq është përhapur edhe në fshatra të tjera. Gazetari Limos Didani raporton se situata paraqitet kritike në Krane dhe Fitore.
-
VIDEO
Nën akuzë për ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave me funksione publike, ekstradohet nga Italia 32-vjeçari
Një 32-vjeçar nën akuzë për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” është ekstraduar nga Italia drejt vendit tonë.
-
VIDEO
7 zjarre aktive në vend, situatë kritike në disa fshatra të Finiqit! Vatra dhe në Mat, Mirditë, Berat e Shkodër! Në ndihmë edhe dy avionë nga Italia e Kroacia
Evakuime në Livinë e Ardhasovë. Ministri Vengu thotë se parandaluan përhapjen e flakëve që rrezikonin Hidrocentralin e Bistricës. Ndërhyhet gjithashtu nga ajri. Qarkullimi në aksin Muzinë – Bistricë është kufizuar për arsye sigurie.
-
VIDEO
Zjarri në Mallakastër/ Përgjegjësi i Sektorit të Mbrojtjes Civile: Vatra u izolua që dje, por shërbimi zjarrfikës ndodhet ende në zonë
Zjarri në fshatin Lofkënd është izoluar që prej ditës së djeshme. Kështu ka thënë sot Përgjegjësi i Sektorit të Mbrojtjes Civile, Fier.
-
VIDEO
Lezhë/ Autor i disa vjedhjeve në lokale, restorante e agjenci udhëtimi, arrestohet 25-vjeçari
Një 25-vjeçar autor i disa vjedhjve në lokale, restorante e agjenci udhëtimi ka rënë në prangat e policisë së Lezhës
-
VIDEO
Maliq/ Projekti për furnizimin me ujin e pijshëm, banorët e fshatit Zvezdë në protestë
Banorët e fshatit Zvezdë janë ngritur në protestë mëngjesin e kësaj të diele. Protesta lidhet me implementimin e projektit për furnizimin me ujin e pijshëm
-
VIDEO
Zjarri në Finiq, Vengu për Report Tv: Aktualisht situata paraqitet në kontroll! Vatra aktive edhe në Bulqizë, Mat, Himarë e Tepelenë
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu thotë për Report TV se situata nga zjarret në fshatrat e Finiqit është nën kontroll. Pas një nate të vështirë, ku flakët ishin intensive, u ndërhy edhe nga ajri për të shmangur përhapjen e mëtejshme të flakëve. Ministri tha se është ndërhyrë me një helikopter, ndërkohë që pritet të operojë edhe një avion Canadir nga Mekanizmi Mbrojtës sa i BE-së.
-
VIDEO
Situatë e rëndë nga zjarri gjatë natës në Livinë të Finiqit, ministri Vengu i pranishëm
Në Livinë të Finiqit situata është e paraqitur e rëndë nga zjarret. Mbrëmjen e së shtunës ishte i pranishëm në terren edhe ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu.
-
VIDEO
Himarë/ Ngecën mes shkëmbinjve te plazhi i 'Akuariumit’, shpëtohen 3 turistët e huaj!
Forcat ndërhynë menjëherë dhe pas kërkimeve në terren, u bë e mundur lokalizimi i tre turistëve të huaj, të cilët u nxorën prej shkëmbinjve ku kishin mbetur të bllokuar
-
VIDEO
Finiq/ Kalon rreziku i zjarreve nga Navarica dhe Livina, por flakët rrethojnë Velahovën, Krongjin dhe Dhrovjanin! Nisin evakuimet e banorëve
Pas orëve të ankthit në fshatrat Navaricë dhe Livinë, ku rreziku për banesat u shmang falë ndërhyrjes së forcave tokësore dhe ajrore, situata mbetet e rëndë në zona të tjera të Bashkisë Finiq.
-
VIDEO
Zjarri në fshatin Bolenë, nis operacioni nga ajri me helikopter për të shuar flakët
Pas përpjekjes nga toka të zjarrfikësve për të shuar flakët në fshatin Bolenë të Himarës, është kërkuar ndërhyrja më e specializuar nga ajri, pasi vatra po merrte përmasa të rrezikshme, e favorizuar edhe nga era.