-
VIDEO
Himarë/ Zjarr i madh përfshin pyllin me pisha në Bolenë, rrezikohen dhe banesat e fshatit!
Një vatër e madhe zjarri është shfaqur në fshatin Bolenë të Himarës pasditen e sotme.
-
VIDEO
Vlorë/ Veliera u bllokua në grykëderdhjen e Semanit prej mbrëmjes së djeshme, Policia shpëton 2 turistët gjermanë! Po vinin nga Korfuzi, ngecën në breg
Policia Kufitare e Vlorës u vjen në ndihmë dy turistëve gjermanë, veliera e të cilëve kishte mbetur e bllokuar që prej mbrëmjes së djeshme në grykëderdhjen e lumit Seman. Nga verifikimet rezultoi se veliera ishte nisur nga Korfuzi, Greqi, dhe për shkak të kushteve të terrenit, prej mbrëmjes së djeshme ishte bllokuar në këtë zonë
-
VIDEO
7 vatra zjarri aktive në vend, problem situata në Finiq, shmanget rreziku për banesat në fshatin Livinë
Situata problematike paraqitet në fshatin Livinë të Finiqit. Zjarri që kishte përfshirë fshatin Dhivër, ka kaluar në Livinë. Flakët rrezikuan banesat, por situata u vendos shpejt nën kontroll, duke evituar rrezikun. Nga ajri po hedhin ujë një helikopter dhe një avion.
-
VIDEO
Trafik armësh e municionesh nga Shqipëria në Itali, arrestohet në Lezhë kreu i organizatës kriminale! Dy herë i dënuar në Milano, në pranga dhe 2 të tjerë
I arrestuari nga Malësia e Madhe furnizonte me armë edhe organizatat e tjera. Sekuestrimi u bë në kufirin mes Sllovenisë dhe Italisë, ku u ndalua mikrobusi i nisur nga Shqipëria me destinacion Italinë, i drejtuar nga të dyshuarit E. M. dhe A. D., të ndaluar. Operacioni në bashkëpunim edhe me Guardia di Financën dhe zyrën e ekspertit në Ambasadën Italiane në Tiranë. Sekuestrohen 5 armë "Kallashnikov" dhe qindra fishekë
-
VIDEO
Zjarr në Fier-Shegan të Lushnjes, flakët djegin ullinj dhe shkurre! Shkak dyshohet shkëndija elektrike
Një zjarr ka rënë në kodrat e fshatit Sejmenas në njësinë administrative Fier-Shegan. Zjarri po djeg sipërfaqe me shkurre dhe ullishte. Në vendngjarje kanë shkuar 3 zjarrfikëse të Bashkisë së Lushnjes. Ndërkohë, flakët po përparojnë pranë banesave aty pranë.
-
VIDEO
Lufta me flakët në Livinë të Finiqit, Report Tv ndjek operacionin e evakuimit të të moshuarve
Orë tmerri përjetuan paraditen e sotme banorët e fshatit Livinë në Bashkinë e Finiqit, ku zjarri i madh përfshiu zonën e banuar.
Gjithë fshati ishte mbuluar nga reja e zezë e tymit, ndërsa të moshuarit patën vështirësi me frymëmarrjen.
Rreth orës 10:00, policia dhe zjarrfikësja urdhëruan evakuimin e banorëve. Gratë dhe të moshuarit u mblodhën në qendrën e fshatit, ndërsa burrat luftuan për të shpëtuar pronat në bahçet e tyre.
-
VIDEO
Shpëtoi të plagosurit në automjetin e aksidentuar në Fier, efektivi Klajdi Mustaj për Report TV: Instikti i policit! Ndërhyra me fikësen e zjarrit, së pari nxorra fëmijët
Flet për Report TV polici 26-vjeçar që shpëtoi personat në mjetin e aksidentuar në Fier, që rrezikonte të shpërthente në flakë. Ai tregon se po kthehej nga puna kur pa automjetin ng ai cili dilte tym, duke ndërhyrë menjëherë me fikësen e zjarrit dhe duke nxjerrë të plagosurit.
-
VIDEO
Nënprefekti i Sarandës: Zjarri në Livinë rrezikon të përhapet drejt Dhrovjanit, angazhim maksimal për të vënë nën kontroll flakët
Nënprefekti i Sarandës, Kristaq Kico thotë se flakët që po vijojnë mbi fshatin Livinë të Finiqit rrezikojnë të përhapen drejt Dhrovjan. Ai tha se nga era, zjarri mori përmasa të mëdha duke vënë në rrezik edhe banesat. Në mëngjes, situata ishte kritike edhe në Navaricë, por nuk pati dëme në banesa.
Në terren, shtoi ai, janë forca të shumta dhe 9 mjete zjarrfikëse.
-
VIDEO
Zjarri në Livinë të Finiqit, Ministria e Mbrojtjes: Evitohet rreziku për banesat
Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se është shmangur rreziku i banesave për prekjen nga zjarri në fshatin Livinë të Finiqit.
Aktualisht flakët janë vendosur nën kontroll dhe nuk ka rrezik për shtëpitë.
Megjithatë, operacionet për shuarjen e flakëve po zhvillohen nga ajri me helikopterin Black Haëk dhe avionin kroat Canadair.
Ndërsa nga terreni, mjetet zjarrfikëse dhe forcat tokësore janë pozicionuar përreth fshatit, në gatishmëri për të ndërhyrë në çdo moment.
Ndërkohë, në Mirditë vazhdon operacioni për shuarjen e flakëve. Deri tani, avioni “Canadair” nga Italia ka realizuar 7 hedhje mbi vatrat e zjarrit, duke lëshuar rreth 50 mijë litra ujë në terren.
Ndërhyrja nga ajri po kombinohet me punën e forcave tokësore dhe mjeteve zjarrfikëse, të cilat po operojnë për izolimin dhe shuarjen e plotë të flakëve.
-
VIDEO
Zjarri në Finiq/ Flakët afrohen pranë banesave në Livinë, banorët grumbullohen në qendër të fshatit
Vazhdon të jetë problematike situata nga zjarri në Finiq, teksa flakët kanë depërtuar nga fshati Navaricë drejt Livinës, ku është afruar pranë banesave. Banorët e fshatit kanë lënë banesat dhe janë mbledhur në qendër të fshatit.
Ndërkohë, po operohet me një helikopter dhe një avion për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.
-
VIDEO
Përplasen 3 makina në Vlorë, plagosen 2 persona, njëri prej tyre fëmijë
Dy të plagosurit udhëtonin në një automjet me targa italiane. Ata janë dërguar në Spitalin e Vlorës për të marrë ndihmë mjekësore.
-
VIDEO
Vijon prej 5 ditësh zjarri në Finiq/ Rrezikohet fshati Navaricë, flakët drejtohen drejt Livinës! Në terren një avion dhe një helikopter
Vijon të jetë aktiv prej pesë ditësh zjarri në fshatin Navaricë në bashkinë e Finiqit. Mbrëmjen e së premtes, vatra e zjarrit u vu nën kontoll, por sot situata është përkëqësuar për shkak të erës.
Aktualisht rrezikohet fshati Navaricë ndërsa flakët po shkojnë drejt Livinës. Në terren po operojnë një helikopter dhe një avion.
Sakaq, një zjarr u raportua pak çaste më parë edhe pranë stadiumit në Delvinë, por u neutralizua me ndërhyrjen në kohë.