-
VIDEO
Zjarri në fshatin Malaj të Epërm të Mirditës, në ndihmë vjen një avion Canadir i BE-së
Mbërrin një avion Canadir nga Mekanizmi Europian i Mbrojtjes për të shuar flakët që vijojnë në fshatin Malaj të Epërm në Rrëshen në Bashkinë Mirditë.
-
VIDEO
U kap ‘mat’ duke u kujdesur për bimët narkotike, vihet në pranga 32-vjeçari në Krujë
Një 32-vjeçar është arrestuar pasi u kap në flagrancë duke kultivuar bimë narkotike në Krujë. Policia thotë se Florjan Kalia nga Thumana po kujdesej për 110 bimë kanabisi të mbjella në fshatin “Miliskaj”. Arrestimi i tij u krye në kuadër të operacionit “Koordinata”.
-
VIDEO
Fier/ Vijon prej 4 ditësh zjarri në masivin pyjor Lofkend-Drenie, terreni i vështirë vështirëson ndërhyrjen
Vijon të jetë aktive prej 4 ditësh vatra e zjarrit në zonën pyjore Lofkend-Drenie në qarkubn e Fierit. Sipas autoriteteve, aktualisht në terren ndodhen 3 mjete zjarrfikëse, 30 efektivë të MZSH-së, 20 trupa të Forcave të Armatosura dhe 20 forca bashkiake.
Vatra është aktive në një zonë të masivit pyjor, ku terreni është i vështirë dhe është i pamundur operimi me mjetet zjarrfikëse apo me trupat operacionale.
Aktualisht, zjarri vazhdon me intensitet të ulët, por me fillimin e erës rreth mesditës, rritet risku i agravimit të situatës. Aktualisht nuk ka banesa apo njësi ekonomike në rrezik.
-
VIDEO
Polici hero, shpëton 4 të aksidentuarit në Qafën e Koshovicës. I nxjerr nga makina që rrezikonte shpërthimin
Fieri - Një akt trimërie dhe humanizmi u shënua pasditen e djeshme në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës” në Fier, ku një aksident i rëndë mund të kishte përfunduar në tragjedi pa ndërhyrjen e shpejtë të një polici të qarkullimit.
26-vjeçari Klajdi Mustaj, prej 18 muajsh pjesë e Policisë së Fierit dhe vetëm 2 muaj në shërbimin e qarkullimit rrugor, ishte rastësisht pranë vendit të ngjarjes.
Një automjet kishte humbur kontrollin, ishte përmbysur dhe kishte mbetur i bllokuar në anë të rrugës, me katër persona të plagosur brenda. Situata u bë edhe më e rrezikshme kur nga mjeti filloi të dilte tym i dendur, duke rrezikuar shpërthim. Aksidenti ndodhi mbrëmjen e të premtes rreth orës 20:00.
-
VIDEO
Fluks udhëtarësh në portin e Vlorës/ 1019 pasagjerë e 267 automjete mbërrijnë me traget nga Brindisi, pritet rritje gjatë javës së dytë të gushtit
Mëngjesin e sotëm në Portin e Vlorës kanë mbërritur 1,019 pasagjerë dhe 267 automjete me tragetin e linjës Brindisi–Vlorë.
Autoritetet portuale bëjnë të ditur se pritet një numër i ngjashëm edhe me tragetin e pasdites.
Sipas tyre, fluksi më i madh i udhëtarëve pritet gjatë javës së dytë të muajit gusht, kur pritet të rritet ndjeshëm numri i hyrjeve në vend.
-
VIDEO
Zjarret/ Zjarrfikësit shuajnë vatrën që shpërtheu mes fshatrave Humelicë e Picar në Gjirokastër
Zjarri shpërtheu në zonën mes këtyre dy fshatrave, duke rrezikuar seriozisht mjedisin dhe pronat.
Falë ndërhyrjes së menjëhershme nga zjarrëfikësit e Gjirokastrës sot në mengjes u bë e mundur fikja e plotë e tij pavarësisht përmasave të mëdha që kishte marrë.
Ndërkohë, mbrëmjen e djeshme, në përditësimin e fundit të situatës, ministria e Mbrojtjes bëri me dije se vijonte të ishin aktive edhe 7 vatra të tjera zjarri.
-
VIDEO
Sherr me thika mes dy personave në Fier, përfundojnë në spital
Dy persona, Albion Majaci dhe Loni Seitaj janë paraqitur në spital të dëmtuar me thikë.
-
VIDEO
8 vatra zjarri aktive në vend/ Luftë me flakët në Tragjas të Vlorës, Mallakastër, Mirditë, Bërzhitë e Gjirokastër! Ndihmuan tre avionë nga Suedia e Kroacia
Në 13 vatra zjarri të evidentuara orët e fundit, 8 janë aktive. Një vatër zjarri u raportua mbrëmjen e sotme në zonën mes fshatrave Picar dhe Humelicë të Gjirokastrës. Ditën e sotme në ndihmë erdhën tre avionë nga Suedia dhe Kroacia.
-
VIDEO
Gjirokastër/ Zjarr i madh mes fshatrave Picar dhe Humelicë, forca të shumta zjarrfikëse ushtarë në vendngjarje
Një zjarr i madh ka përfshirë zonën mes fshatrave Picar dhe Humelicë, në Bashkinë Gjirokastër. Dhjetëra forca zjarrfikëse dhe të Forcave të Armatosura ndodhen në vendngjarje, duke luftuar me flakët për të mos lejuar përhapjen e tyre drejt zonave të banuara.
-
VIDEO
Samiti për Ukrainën javën e ardhshme në Emiratet Arabe, a po bën Putin një ‘blof’ ndaj Trump? BE do përfshirje! Lufta vijon, bombardime në të dy frontet
Pyetja që po ‘zien’ tani në koridoret e diplomacisë dhe analistëve të gjeopolitikës është: A po përgatit Putin një dredhi dhe blof ndaj presidentit amerikan Trump, për të avancuar me planin e tij të luftës ndaj Ukrainës?! Edhe Macron i telefonon Zelenskyt. Putin nuk e do presidentin ukrainas në bisedime, i vë kushte. Rusia bombardon Kievin me dronë, Ukraina i përgjigjet
-
VIDEO
Fier/ ‘Benzi’ del nga rruga dhe përmbyset, në mjet ndodheshin 4 persona! Tre prej tyre përfundojnë në spital
Në mjet udhëtonin katër persona, tre prej të cilëve kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar me urgjencë në spitalin e Fierit për të marrë ndihmë mjekësore.
-
VIDEO
Në kërkim nga SPAK për trafik droge dhe grup kriminal, arrestohet në Spanjë Juxhin Drazhi!
34 vjeçari Juxhin Drazhi është arrestuar në Spanjë, pasi ishte shpallur në kërkim për trafik drofe dhe grup kriminal në kuadër të operacionit Ura.