-
VIDEO
Rikthehet energjia elektrike në fshatrat e Delvinës pas zjarreve
Energjia elektrike në fshatrat e Delvinës, është rikthyer pas tejkalimit të rrezikut nga zjarret.
Energjia është rikthyer në fshatrat Kopaçëz, Palavli, Vergo, Kalasë dhe Tatzat.
Një ditë më parë, për shkak të zjarreve katastrofike në fshatrat e Delvinës, energjia elektrike ishte stakuar.
Madje në 3 fshatrat, Vergo, Palavli dhe Kopaçëz u evakuuan banorët dhe u rikthyen pas disa orësh.
-
VIDEO
Vrasja e Anesti Ramës në Fier, arrestohet edhe shoku 55-vjeçar i vajzës si bashkëpunëtor në krim, dyshohet se kishin lidhje intime (EMRI + FOTO)
Sipas policisë, 55-vjeçari Dogani akuzohet se ka bashkëpunuar me Emalinda Ramën 26 vjeç për të mbytur për vdekje me tel babain e saj Anesti Rama 56 vjeç, si edhe duke përdorur sende të forta dhe mjete prerëse. “Nuk di asgjë, nuk kam lidhje me këtë histori”, është shprehur Çlirim Dogani para grupit hetimor.
-
VIDEO
Furnizonin me kokainë shpërndarësit në Tufinë, Kinostudio e Fresk, 2 të arrestuar në Tiranë (Emrat)
Këta shtetas, në rrugën “Myslym Keta”, u kapën në flagrancë me një sasi lënde narkotike kokainë, të cilën do t’ua shisnin personave të tjerë për ndarje në doza dhe shitje.
-
VIDEO
Riaktivizohet zjarri në malin e Shpiragut
Zjarri në malin e Shpiragut në Berat është riaktivizuar paraditen e kësaj të shtune, ku situata vijon të mbetet problematike.
Që prej ditës së djeshme me dhjetëra forca zjarrfikëse me mbi 30 mjete po luftojnë me flakët ndërsa në ndihmë të tyre kanë shkuar dhe forcat e ushtrisë dhe dy helikopterë të ushtrisë.
Situata problematike mbetet ende në fshatin Galinë dhe Paftal ku zjarri rrezikon banesat e fshatit.
-
VIDEO
Arrestimi i Çlirim Doganit për vrasjen në Fier, habiten banorët e Arapajt: E pamundur, është djalë i mirë, i martuar me dy fëmijë
Banorët e fshatit Arapaj në Roskovec kanë shprehur habi për arrestimin e 55-vjeçarit Çlirim Dogani, të akuzuar si bashkëpunëtor i Emalinda Ramës 26 vjeç në vrasjen e babait të kësaj të fundit, Anesti Rama 56 vjeç.
-
VIDEO
Zjarri në Shkopet, flakët përhapen në 3 fshatra
Mirditë - Zjarri i rënë në zonën e Shkopetit në Mirditë mbetet vatra e vetme aktive në territorin e Qarkut Lezhë, duke përfshirë tashmë një sipërfaqe të gjerë në lartësitë mbi fshatrat Lurth, Kulme dhe Fang, në Bashkinë Mirditë.
-
VIDEO
Drejtori i Shërbimit Zjarrfikës për Report TV: Aktive vatra e zjarrit në Skërficë, tuneli është i aksesueshëm! Dje u dëmtuan 5 banesa
Drejtori i Shërbimit Zjarrfikës Arben Cara thotë se po punojnë për të mbajtur nën kontroll flakët në fshatrat e Delvinës. Ai tha se aktive mbetet edhe vatra mbi tunelin e Skërficës, por shtoi se nuk paraqet problematikë për mbylljen e tunelit.
-
VIDEO
Kineze dhe braziliane prostitucion në Elbasan, 8 të arrestuar dhe 3 nën hetim. Aktiviteti ushtrohej në apartamente me qira
Një aktivitet kriminal i ushtrimit të prostitucionit është goditur në qytetin e Elbasanit pas hetimeve disa javëshe të koduar “Shame”.
Tre kinezë janë arrestuar për shfrytëzim prostitucioni, kurse 3 vajza (kineze dhe braziliane) janë vënë gjithashtu në pranga për prostitucion.
Aktiviteti i paligjshëm ushtrohej në dy apartamente të marra me qira.
-
VIDEO
Zjarret/ Ministri Vengu dhe prefektja e Beratit Valbona Zylyftari monitorojnë situatën nga afër në Mbreshtan dhe Paftal
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu dhe prefektja e qarkut të Beratit, Valbona Zylyftari ndoqën nga afër situatën nga zjarret në Mbreshtan dhe Paftal.
-
VIDEO
Operacioni ‘Plazhi i lirë’/ Hiqen 85 çadra dhe shezlongë te Kepi i Rodonit në Durrës, vihet nën hetim 59-vjeçari
Në kuadër të operacionit “Plazhi i lirë”, Policia e Durrësit ka liruar hapësira publike në plazhin e Kepit të Rodonit, duke hequr dhe sekuestruar 85 çadra dhe shezlongë të vendosura në mënyrë të paligjshme.
-
VIDEO
Përhapet zjarri në Sevaster të Vlorës, flakët shkojnë drejt banesave
Përhapet zjarri në Sevaster të Vlorës. Gazetari Armand Xhelili raporton se flakët po shkojnë drejt banesave, ndërsa në ndihmë kanë shkuar forcat zjarrfikëse nga Vlora.
-
VIDEO
Mbyllja e Urës së Milotit, policia: Drejtuesit e mjeteve të ndjekin sinjalistikën në drejtim të Rubikut për të dalë në Rrugën e Kombit
Policia Rrugore u bën thirrje drejtuesve të automjeteve që lëvizin përgjatë rrugës nacionale Lezhë–Milot që të ndjekin sinjalistikën e vendosur në drejtim të Rubikut, për të dalë në Rrugën e Kombit dhe anasjelltas.