-
VIDEO
Asgjësohen rreth 3 mijë bimë kanabisi në Shkodër, në hetim 2 roje mjedisi! Shpëtojnë kultivuesit
3 mijë bimë kanabisi janë asgjësuar në qarkun e Shkodrës në kuadër të operacioni antidrogë. Asnjë prej kultivuesve nuk ka rënë në pranga, ndërsa në hetim janë vënë 2 roje mjedisi.
-
VIDEO
Arrestohet në Tiranë 41-vjeçari i shpallur në kërkuar nga Austria, rrezikon 20 vite burg
Një 41-vjeçar nga Maqedonia e Veriut është arrestuar në Tiranë, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet austriake për disa vepra të rënda penale, përfshirë “Trafikim droge”, “Kërcënim i rrezikshëm”, “Zhvatje e rënduar” dhe “Plagosje”.
-
VIDEO
Iliri nga Kukësi punon në Gjermani dhe investon në vendlindje! Braktisja e shqetëson: S’ka më mirë se në vendin tënd
Në një kohë kur Kukësi po përjeton emigrim masiv dhe fshatrat po zbrazen dita-ditës, historia e Ilir Demajt nga Bardhoci tregon një realitet ndryshe. Prej vitesh punon në Gjermani, por sytë i ka nga vendlindja, ku ka ndërtuar të ardhmen.
-
VIDEO
Nuk deklaroi 2,3 mln të ardhura gjatë pesë viteve, Tatimet kallëzojnë në Prokurori pronarët e hotelit në Velipojë! Punonin me dy NIPT-e dhe pa fatura
Administrata Tatimore aksion në Shkodër, zbulon hotelin me 52 dhoma, i ndarë në dy NIPT-e brenda anëtarëve të familjes dhe që deklaronte 11-29% të përdorimit dhe nga 20 dhoma për secilin ndarje. Gjobiten dy herë nga 25 mijë lekë për faturat dhe një herë 50 mijë lekë për punonjës të paregjistruar
-
VIDEO
Në linjën Vlorë-Brindisi do punojnë 2 tragete, fluks udhëtarësh në Port, 950 pasagjerë dhe 20 kampera turistësh vetëm sot! Shtohen sportelet
Sipas të dhënave zyrtare nga Porti i Vlorës, vetëm gjatë ditës së sotme kanë mbërritur përmes linjës detare 950 pasagjerë, 200 automjete dhe 20 kampera, me turistë të huaj apo emigrantë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Itali. Për të përballuar fluksin në hyrje-dalje, po punohet me 6 sportele
-
VIDEO
Theth/ IKMT vijon shembjen e ndërtimeve pa leje, banorët kërcënojnë zyrtarët, pretendojnë se kanë ndërtuar konform ligjit
IKMT ka vijuar aksionin për shembjen e ndërtimeve pa leje në Theth. Videot e mësiperme tregojnë momentin kur autoritetet kanë shkuar për të shembur një ndërtesë në fshatin turistik, pronarët e të cilës pretendojnë se e kanë ndërtuar konform ligjit, ndërsa nuk kursejnë as kërcënimet drejtuar zyrtarëve të IKMT-së.
-
VIDEO
Operacioni i SPAK në 4 qarqet e vendit, lihen në burg 7-të arrestuarit për trafik ndërkombëtar droge! Gjashtë ende në kërkim
Gjykata e Posaçme la në fuqi masat e arrestit në burg për 7 personat e arrestuar në kuadër një operacioni për goditjen e një grupi të strukturuar kriminal të trafikimit të tonelatave me kokainë, nga vendet e Amerikës Latine drejt vendeve të Bashkimit Evropian. Në burg u la edhe ish shefi i krimeve Erion Dani, i cili akuzohet se të dhënat e TIMS ua jepte trafikantëve.
-
VIDEO
Bulqizë/ Makinat përplasen ‘kokë më kokë’, njëra prej tyre godet pishën dhe përfundon në trotuarin pranë qyaneve! S'ka të lënduar
Një nga mjetet ka dalë nga rruga në trotuar, ku ka dëmtuar një pemë pishe, aty ku ka edhe dyqane. Por për fat të mirë s’ka pasur persona të lënduar
-
VIDEO
Vlorë/ Policia vijon aksionin për parkimet e gabuara, i largon mjetet me karrotrec! Kryepolici Çela paralajmëron edhe ndjekje penale për shkelësit
Policia e Vlorës vazhdon aksionin për largimin e automjeteve të parkuara në mënyrë të kundraligjshme, ose kundravajtje, në kuadër edhe të aksionit për lirimin e hapësirave publike. Drejtuesi u Policisë së Vlorës, Elidon Çela, tha për Report Tv se nuk do të ketë më asnjë tolerim, por vetëm masa administrative e ndjekje penale
-
VIDEO
Aksioni në Theth, Boçi përplaset me drejtorin e policisë: Legen, mos më kap me dorë se ta mbështjell mirë! Servil i bindur
Përfaqësuesit e PD-së, Bardh Spahia dhe Luçiano Boçi janë përplasur me policinë në Theth, teksa vijon aksioni për shembjen e objekteve pa leje. Në një moment, shihet teksa Boçi drejtohet drejtorit të ri të policisë Shkodër, Gentian Berberi duke e kërcëuar se iu afrua ndërsa përdor fjalë ofenduse si ‘legen’ apo ‘servil i bindur’.
-
VIDEO
Banori në Theth përlotet pranë përkujtimores së të motrës: Më ka ndihmuar për të ndërtuar këto objekte
Bekim Koçeku, një nga banorët që ka protestuar kundër shembjes së objekteve pa leje, u përlot pranë përkujtimores së të motrës. Ai thotë se e motra e ka ndihmuar që të ndërtojë këto objekte, që tashmë po i shemben.
-
VIDEO
Dita e 6-të e aksionit, IKMT vijon shembjen e objekteve pa leje në Theth! Tensione mes përfaqësueve të PD dhe policisë
Vijon, në ditën e 6-të, aksioni i shembjes së objekteve pa leje në Theth. Bardh Spahia, i pranishëm aty, hodhi akuza ndaj qeverisë se po ushtron terror ndaj banorëve të zonës dhe po hakmerret politikisht.