-
VIDEO
Prishja e objekteve pa leje në Theth, banorët përplasen me policinë, paralajmërojnë edhe protestë
Aksioni që ka nisur për prishjen e ndërtimeve pa leje në Theth, është kundërshtuar nga banorët e Thethit të cilët janë përplasur me policinë për prishjen e ndërtimeve. Ata kanë paralajmëruar edhe protestë
-
VIDEO
Shkodër/ Kapiteni i anijes turistike të Bashkisë bën heroizëm, shpëton dy turistët e huaj dhe mbytet vetë në liqen! Kërkime për gjetjen e trupit (EMRI)
Kapiteni i anijes turistike të Bashkisë Shkodër mbytet në liqen, pasi shpëtoi nga mbytja dy turistë të huaj që ranë në ujë. Autoritetet kanë nisur kërkimet për gjetjen e trupit të 51-vjeçarit. Bashkia e Shkodrës: Një nga njerëzit më të përkushtuar.
-
VIDEO
Poliçan/ Zjarr në kodrën me pisha, era dhe terreni favorizuan flakët, efektivët e shuajnë me pompa shpine
Një vatër zjarri ka rënë në fshatin Zgërbonjë, në Njësinë Administrative Vërtop të Poliçanit, në qarkun e Beratit. Zjarri ka përparuar drejt kodrës me pisha, teksa dy mjete zjarrëfikëse nga Berati u kanë shkuar në ndihmë dhe pas përpjekjeve situata është vënë nën kontrroll
-
VIDEO
Vlorë/ Pronarët e lokaleve në Lungomare kundër aksionit për lirimin e hapësirave publike: Dëmtohet turizmi
Pronari i një prej bizneseve në zonën e Lungomares, e cilësoi vendim për lirimin e hapësirave publike si “shkatërrues”, sidomos për faktin që po zbatohet në kulmin e sezonit turistik. Ai u shpreh se, në shenjë proteste, shumë prej operatorëve ekonomikë kanë vendosur të mbyllin bizneset përkohësisht.
-
VIDEO
Kishte prenotuar dy ditë me familjen në kabinat e Thethit, por turisti nga Jemeni i gjen të shkatërruara: Nuk është mirë për vendin tuaj! Ku të shkoj tani?
Një turist nga Jemeni kishte rezervuar dy netë në kompleksin me konternierë, në pronësi të të kërkuarit nga SPAK, Prek Kodra, por kur mbërriti aty e gjeti të shkatërruar pas prishjes nga IMT. Ja çfarë thotë turisti për Report Tv
-
VIDEO
Gonzato: Të ndalet presioni ndaj drejtësisë! Dumani: Përpjekjet për të cenuar pavarësinë e SPAK, rrezikojnë kufijtë kushtetues! Manja: Llogaridhënie
Gonzato vlerëson reformën në drejtësi dhe ndikimin drejt integrimit,por shton se ka ende shumë punë për të bërë. Kërkoi që të ndalen presionet. Manja foli për një ‘drejtësi që është e pavarur por që jep edhe llogari për rezultatet e saj'. Dumani shton se përpjekjet për të cenuar pavarësinë e SPAK rrezikojnë kufijtë kushtetues.
-
VIDEO
Tiranë/ Ktheu hapësirën publike në parkim privat te Astiri, Policia çliron zonën dhe merr nën akuzë 54-vjeçarin
Lirohet një hapësirë e zënë në mënyrë të kundërligjshme, e kthyer në vendparkim automjetesh në zonën ne Astirit në kryeqytet. Nën akuzë edhe 54-vjeçari që kishte zënë hapësirën në mënyrë të paligjshme, ndërsa u hoqën edhe automjetet e parkuara aty
-
VIDEO
Prishja e kabinave në Theth/ Rama: Ministria e Drejtësisë do kërkojë hetim në KLP për Prokurorinë e Shkodrës
Kryeministri Edi Rama reagon sërish për rastin e Thethit, ku 10 kabinat për të cilat thotë se ishin pa leje, tashmë janë hequr. Rama tha se Ministria e Drejtësisë po bën gati dokumentet që të kërkojë në KLP hetim për prokuroren , por edhe për të gjithë Prokurorinë e Shkodrës.
“Është shqetësuese ajo që ka ndodhur në Theth, ku strukturat e shtetit që kanë vepruar janë lënë në baltë nga një prokurore dhe Prokuroria e merr edhe në mbrojtje. Këta njerëz në shkollë bëjnë edhe një lëndë që quhet logjikë, në arsyetimet e tyre vetëm logjikë nuk ka. Ajo mungesë logjike në një organ themelor të zbatimit të ligjit, përkthehet në dëme shumë të mëdha për komunitetin, individët, për pasurinë tonë të përbashkët, për imazhin e vendit. Çfarë imazhi është ky në sytë e atyre qindra turistëve që dje edhe sot në Theth shikojnë fadromat, që shkojnë atje për të pastruar plagën e hapur nga një individ totalisht i papërgjegjshëm, që ka kryer krim të shumëfishtë atje dhe që ende tani që flasim nuk dihet kush është sepse prokurorja Gjeli, e ka lënë të lirë duke mos vendosur mosfillimin e çështjes, dmth ka vendosur të mos bëjë asnjë hetim”, tha Rama.
-
VIDEO
Tiranë/ U raportua se efektivi përplasi një person në biçikletë, Policia: Nuk ishte punonjësi ynë! I riu u gjobit me 58 000 lekë
Policia e Tiranës ka reaguar sot në lidhje me një aksident të ndodhur katër ditë më parë në rrugën ‘Myslym Shyri’.
-
VIDEO
Pastrimi i kanalit kullues në aksin Shkodër - Velipojë, Rama: Përfitojnë qindra fermerë
Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga pastrimi i kanalit kryesor kullues, përgjatë aksit nacional Shkodër-Velipojë.
-
VIDEO
Himarë/ Zaptuan hapësirat publike, Policia aksion në plazhin e Gjipesë! 4 persona nën hetim
Shërbimet e Policisë në Himarë kanë vijuar kontrollet përgjatë gjithë vijës bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike për pushuesit dhe verifikimin e aktiviteteve që kryejnë subjektet, gjatë sezonit veror
-
VIDEO
SKEDA/ Dosja ‘Babale’, nga inskenimi në 2018, te dënimi për kallëzim të rremë në 2024, ‘beteja’ 6-vjeçare e Salianjit me drejtësinë që i kushtoi mandatin e deputetit
Ishte pranvera e vitit 2018 kur Ervin Salianji, publikoi materiale të prezantuara si audio-përgjime përmes së cilave pretendonte se vëllai i ministrit të Brendshëm të aso kohe, Fatmir Xhafaj, Agroni, ishte i përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike. Përballja e Ervin Salianjit me drejtësinë dhe dënimi me burg për kallëzim të rremë për çështjen “Babale”.