-
VIDEO
Shkodër/ Kishin kultivuar 114 bimë kanabis, në pranga babë e bir
Një 62-vjeçar dhe djali i tij 22-vjeç kanë rënë në prangat e policisë së Shkodrës pasi kishin kultivuar 114 bimë të dyshuara narkotike kanabis Sativa, në fshatin Drisht.
-
VIDEO
Banorët e Thethit protestë kundër prishjes së objekteve pa leje, bllokojnë urën! Tensione me policinë: Nuk i kemi vjedhur kujt!
Pas aksionit për shembjen e objekteve pa leje, banorët e Thethit u ngritën në protestë. Ata bllokuan urën në hyrje të fshatit, pati tensione edhe me policinë. Ata thonë se është e papranueshme ndërhyrja, sidomos në mes të sezonit.
-
VIDEO
Durrës/ Kultivoi kanabis në një zonë të pyllëzuar në Manëz, arrestohet 37-vjeçari! Rezulton i dënuar në Greqi për drogë (EMRI)
Një 37-vjeçar është arrestuar teksa po kujdesej për disa bimë kanabisi në një zonë të pyllëzuar në Manëz. Ai rezulton i dënuar në Greqi për trafik droge.
-
VIDEO
Banori në Theth: Të shemben ndërtimet pa kritere, por jo të gjitha! Unë nuk njoh ligje, kur shteti s’më njeh mua! Po çorodisim botën
Një tjetër banor në protestën në Theth, thotë se është padrejtësi që shteti ka ndërhyrë në shembjen e objekteve në kulmin e sezonit. Ai theksoi se është dakord që të shembjen objektet pa kriter, por jo që të merren të gjitha mbarë.
“Ne jemi dakord që shteti të bëjë punën e vet. Por jo në këtë mënyrë në kulmin e sezonit. Ne po na merrni përpara padrejtësisht. Unë nuk njoh ligje shteti, por shteti s’më njeh mua dhe nuk ekzistoj fare këtu se ky popull po të ekzistonte këtu nuk do të kishte ardhur kjo ditë. Nuk kemi asnjë lloj pronësie dhe asnjë lloj gjëje. Jemi krejt si kaçak të malit. Do ju lutesha sa më qetë me popullin që të mos bëjmë konfrontime. Janë njerëz të kulturuar se po durojnë tepër veprimet tuaja. Ju lutem shumë me banorët e fshatit Theth mos bëni konfrontim. Ligjet ne i zbatojmë, por kur erdhi kryeministri Rama këtu, i tha hapur ndërtoni në pronat tuaja. Tani nga doli kjo, ku të shkojmë të mbytemi në ujë, edhe ujë ka pak këtu. Më mirë të na marrin shpirtin. E di se ju keni detyrën e shtetit, por edhe ne do mbrojmë pasurinë tonë. Ta kalojmë vëllazërisht, të merremi vesh edhe të qetësojmë gjakrat. Ai ndërtim që është pa kriter, le të shembet por jo të gjitha mbarë. Pa njoftim në kulmin e sezonit. Ne po çorodisim gjithë botën.”, u shpreh banori.
-
VIDEO
Protesta në Theth/ Deputetja demokrate Greta Bardeli ‘debat’ me policinë: Kanë të drejtë të protestojnë, janë në truallin e tyre
Deputetja e PD-së Gerta Bardeli debatoi me policinë gjatë protestës së banorëve në Theth kundër prishjes së objekteve pa leje. Ajo thotë se policia nuk duhet t’i pengojë ata që të protestojnë pasi janë në të drejtën e tyre kushtetuese dhe në tokën e tyre.
“Edhe këto janë në përmbushje të të drejtës së tyre kushtetuese. Asnjë shtyrje atje. Me banorët s’keni punë, kanë të drejtën e tyre kushtetuese për të protestuar. Ata janë në truallin e tyre.”, tha ajo.
-
VIDEO
Lirimi i hapësirave publike në Laç/ Tregtarët ambulantë protestë para bashkisë: Kam shtatë vite që punoj aty dhe paguaj 180 mijë lekë qira
Tregtarët ambulantë ne qytetin e Laçit protestuan këtë të mërkurë përpara Bashkisë se Kurbinit, pasi ju është kërkuar largimi nga hapësirat ku ushtronin aktivitetin e tyre prej vitesh.
-
VIDEO
Protesta në Theth, sipërmarrësi: Ku do të shkojnë turistët? Po na merrni të ardhmen, është mundi dhe djersa jonë
Një sipërmarrës që ka dalë në protestë kundër prishjes së objekteve pa leje në Theth thotë se aksioni i ndërmarrë në mes të sezonit është i papranueshëm. Gjatë tensioneve me policinë, ai u shpreh se shteti po ‘vret’ të ardhmen e tyre dhe se po largon turistët nga zona.
-
VIDEO
Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge dhe organizatë kriminale, arrestohet 46-vjeçari në Tiranë
Një 46-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar ka rënë në prangat e policisë së kryeqytetit
-
VIDEO
Mat/ U denoncua i zhdukur nga babai, 23-vjeçari gjendet i pajetë pranë liqenit të Shkopetit, dyshohet për vrasje! Policia: Makina e tij ka rënë në ujë
Gjendet i pajetë 23-vjeçari pranë liqenit të Shkopetit. Policia nisi kërkimet pas kallëzimit të të atit se nuk është kthyer në banesë. Automjeti i tij dyshohet se ka rënë në ujë. Dyshohet për vrasje, por s'ka plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit.
-
VIDEO
Banorët e Thethit protestë kundër prishjes së objekteve pa leje, bllokojnë urën e fshatit! Prezente forcat e policisë
Protesta e tyre vjne pasi IKMT do të shembë 40 objekte në të gjithë fshatin, 5 prej të cilave, u shembën një ditë më parë.
-
VIDEO
EUROPOL zbardh operacionin me 28 të arrestuar, shqiptarët ndihmonin italianët e famëkeqes Ndrangheta për të kaluar kokainën në portet europiane
Europoli ka mbështetur forcat italiane të rendit në dhënien e një goditjeje të rëndë ndaj organizatës kriminale Ndrangheta. Më 8 korrik 2025 është zhvilluar një operacion i përbashkët në të gjithë Italinë, Spanjën dhe Shqipërinë, me ekipet speciale të ndërhyrjes që kanë arrestuar 28 kriminelë të dyshuar me kombësi italiane dhe shqiptare.
-
VIDEO
Vlorë/ Zjarri në Dukat vijon prej 5 ditësh, 40 forca zjarrfikëse dhe helikopteri po punojnë për fikjen e tij
Prej më shumë se pesë ditësh zjarri në Dukat të Vlorës vijon të jetë ende aktiv. Si pasojë e flakëve të favorizuara edhe nga era është shkrumbuar 5 hektarë me bimësi të dendur, shkurre dhe pyje me pisha.