-
VIDEO
Inaugurimi i shtatores së Josif Budos në Kavajë, Berisha: Ramaduro po largon të rinjtë, shëtit me atlete të bardha në samite! Do t’u rikthejmë dinjitetin shqiptarëve
Në inaugurimin e shtatores së Josif Budos në Kavajë, Berisha sulmoi kryeministrin Rama, duke e cilësuar si një diktator që po largon të rinjtë dhe që shëtit me atlete të bardha nëpër samite. Komentoi dënimin e Salianjit, arrestimin e Metës, ndërsa foli sërish për betejën kundër qeverisë.
-
VIDEO
Inaugurimi i shtatores së Josif Budos në Kavajë, Salianji: Sot flas si një individ që njohu burgun, si realitet në diktaturën e re
Në ceremoninë e inaugurimit të shtatores së Josif Budos në qendër të qytetit, është i pranishëm edhe Ervin Salianji, i cili sapo ka dalë nga burgu i Fierit.
-
VIDEO
Zjarr te nënstacioni elektrik i Lezhës, flakët i afrohen banesave
një zjarr ka rënë mesditën e sotme në një sipërfaqe me pisha dhe bimësi te nënstacioni elektrik i Lezhës.
Flakët janë përhapur me shpejtesi, duke vënë në rrezik banesat që ndodhen aty dhe nënstacionin.
Në vendngjarje ndodhtet policia dhe shërbimi zjarrfikës të cilët po punojnë për shuarjen e flakëve.
-
VIDEO
U mbyt pasi shpëtoi dy turistët, gjendet pas rreth 48 orësh kërkime trupi i pajetë i kapitenit Arben Anamali në liqenin e Shkodrës
Trupi i pajetë i kapitenit Anamali u gjet mëngjesin e së enjtes, në ditën e tretë të kërkimeve nga polumbarët. Akti herorik i shpëtimit të dy turistëve u kthye në tragjedi, pasi kapiteni s’mundi të dilte nga liqeni.
-
VIDEO
I riu në Mat u mbyt me litar! Shoqërohen 4 persona: I kemi mbyllur konfliktet! Në Gjermani shpërndante drogë
MAT- Policia e Matit ka shoqëruar 4 persona si të dyshuar për vrasjen e 23-vjeçarit Renis Dobra, që u gjet i pajetë në afërsi të liqenit të Shkopetit. Të shoqëruarit janë persona që më herët kanë pasur konflikte me viktimën. Ata kanë thënë se problemet që kishin me 23-vjeçarin i kishin mbyllur dhe nuk kanë dijeni për rrethanat e krimit. Pasi u morën në pyetje për disa orë, u liruan nga policia.
-
VIDEO
Kryeministri Rama mbërrin në Kiev për Konferencën e Rimëkëmbjes së Ukrainës, pjesëmarrës edhe liderët botërorë
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Ukrainë, për konferencën e rimëkëmbjes “Ukraine Recovery Conference 2025”
-
VIDEO
Shfaqja mbaroi pas 13 vitesh dhe 28 trofesh, Luka Modric largohet me lot nga Real Madridi
Luka Modric largohet pas 13 vitesh nga Real Madridi, me 28 trofe të fituar, 'Topin e Artë' dhe 597 paraqitje në fushë.
-
VIDEO
Proda i prerë me shoferët shkelës: Parkimi i dyfishtë jo më ‘shkelje e lehtë’, do konsiderohet bllokim i kalimit të mjeteve që cenon sigurinë e qytetarëve
Drejtori i Policisë së Shtetit, Ilir Proda në një deklaratë për mediat i ka bërë të qartë çdo strukture të policisë se lirimi i hapësirave publike është një detyrë prioritare. Proda thotë se hapësirat publike u takojnë qytetarëve dhe askush nuk ka të drejtë ti përvetësojë. Duke përmendur rastin e Thethit, Proda tha se do ketë kontroll të përditshëm dhe përgjegjësi për çdo neglizhencë nga cilado strukturë e shtetit.
-
VIDEO
Ndërtimet pa leje/ Shkarkohet drejtori i policisë Shkodër dhe shefi i komisariatit!
Drejtori i Policisë së Shtetit, Ilir Proda bën me dije se ka shkarkuar nga detyra drejtorin e policisë së Shkodrës Fatmir Lleshaj dhe shefin e komisariatit Nik Nikolla. Pezullohet nga detyra shefi i stacionit të policisë së Thethit.
-
VIDEO
Ministri Hasani, vizitë në Letoni: Partneriteti me Riga-n, investim për të ardhmen e përbashkët evropiane
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani, zhvilloi një vizitë zyrtare në Riga, ku u prit nga Ministrja e Jashtme e Letonisë, Baiba Braže.
-
VIDEO
Pronarja e restorantit të djegur në Theth: Dëmi rreth 150 mijë euro, ekspertët përjashtojnë si shkak shkëndijën elektrike! Nuk kam konflikte me njeri
Aida Gjeçaj, pronarja e restorantit që u dogj gjatë natës në Theth, thotë se ekspertët kanë përjashtuar shkakun e një shkëndije elektrike. Ajo thotë se dëmi i shkaktuar është rreth 150 mijë euro pasi vjet kishte përfunduar ndërtimi i restorantit. Ajo hedh dyshime se zjarri mund të ketë qenë i qëllimshëm, ndërsa thotë se nuk ka pasur konflikte apo kërcënime nga njeri.
-
VIDEO
Digjet prej 6 ditësh mali i Dukatit në Vlorë, zjarri drejt Llogarasë! Banorët kërkojnë ndërhyrje nga ajri
Vlorë-Prej gjashtë ditësh zjarri në Dukat të Vlorës vijon të jetë ende aktiv.
Gjatë orëve të natës zjarri në zonën midis fshati Dukat dhe Parkut të Llogarasë është aktivizuar dhe nga era e cila mëngjesin e sotëm ka ndryshuar drejtim veri-lindje dhe kjo situatë ka sjellë që zjarri të përparojë drejt zonës me pisha të Llogarasë.
Banorët e fshatit kanë kërkuar ndërhyrje sërish nga ajri pasi zjarri po merr përmasa të mëdha duke djegur pemë, pisha, bredha por dhe bimësi apo kafshë të egra që ndodhen në pyll