-
VIDEO
Shkrumbohet gjatë natës një restorant në Theth, zjarri u shua nga banorët! S’ka të lënduar, nuk dihet shkaku
Një restorant në Theth është përfshirë nga flakët gjatë natës. Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara nga Report TV, restoranti në pronësi të Petrit Gjeçajt është shkrumbuar totalisht.
-
VIDEO
Pogradec/ Humbi kontrollin e makinës dhe përfundoi në liqen, ndërron jetë 34-vjeçari! Shkak dyshohet shpejtësia e lartë
Një aksident me vdekje është shënuar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor "Pogradec-Qafë Thanë". Një 34-vjeçar ndërroi jetë pasi makina që po lëvizte përfundoi në liqen.
-
VIDEO
'Mos u hidhni në ujë'/ Zbardhet dinamika, si u mbyt kapiteni i anijes në liqenin e Shkodrës duke shpëtuar dy turistët! Vijojnë kërkimet për trupin
Vazhdojnë kërkimet për të gjetur trupin e pajetë të kapitenit Arben Anamali, i cili u mbyt dje në liqenin e Shkodrës pasi shpëtoi dy turistë të huaj. Kryebashkiaku Beci: Akti heroik u kthye në tragjedi.
-
VIDEO
Vijon aksioni për shembjen e ndërtimeve pa leje në Theth, prishet banesa 2 katëshe
Vijon aksionin në Theth për për shembjen e ndërtimeve pa leje.
Ditën e sotme është prishur një objekt 2-katësh, i ndërtuar pa leje në këtë zonë
-
VIDEO
Është mesnatë! Fishekzjarrë në Tiranë 'festë' dhe shqetësim! Vetëm 239 leje, por 'shpërthimet' e paligjshme s’ndalen
Në Tiranë fishekzjarrët shpërthejnë thuajse çdo natë, duke shqetësuar banorët. Shumë përdorime janë të paligjshme, dhe tregu ilegal vazhdon të funksionojë në heshtje. Policia ka konstatuar 47 raste të abuzimit dhe ka dhënë 239 leje për përdorim sipas ligjit. Pavarësisht rregullave, zhurma e “festës” nuk ndalet
-
VIDEO
Familja Koçeku në Theth përplaset me IKMT! Drejtori: Ju kemi lënë dy ditë kohë, objektet pa leje, na lini të bëjmë detyrën
Familja Koçeku në Theth është përplasur me inpekstorët e IKMT duke mos lejuar prishjen e bujtinave pa leje. Report Tv sjell momentin kur drejtori i Zbatimit të Vendimeve të IKMT, Fatmir Metaj përballet me banorët dhe u kërkon atyre që t’i lejojnë të bëjnë detyrën.
Fatmir Metaj: Nuk ka lidhje fare zotëria me objektet, jeni ju pronari, Ju luten edhe njëherë, ju kemi njoftuar, ju kemi lënë kohë për dy ditë rresht, që nesër në orën 08:00 objekte do ti çmontojmë.
Banorët: Asnjë minutë.
Fatmir Metaj: Ju toleruam dy ditë, duke na premtuar se nesër i keni të çmontuara. Largoni njerëzit dhe na lini të bëjmë detyrën. Mos luani me fatkeqësinë e njerëzve.
Banorët: Cilën detyrë.
Fatmir Metaj: Ju kemi toleruar jashtë masë, duke shkelur edhe ligjin. Objektet janë pa leje.
-
VIDEO
Protestuesi me aftësi të kufizuara shtrihet para fadromës në Theth: Po më prishën bujtinat, po vdes edhe unë! Kam 200 mln lekë borxh
Banorët në Theth vijojnë rezistencën, ndërsa IKMT ka nisur aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje. Një protestues me aftësi të kufizuara, me lot në sy, është shtrirë para fadromës për të penguar prishjen e bujtinave. Bashkim Koçeku thotë se i ka ndërtuar bujtinat me borxhe.
-
VIDEO
A është ndjerë i tradhtuar nga PD? Kalaja për Report TV: Rrugët për të shkuar te rinumërimi janë të shumta...
Aulon Kalaja, gjatë intervistës për Report TV, u pyet edhe nëse është ndjerë i tradhtuar nga PD pasi nuk e mbështeti në betejën ligjore për të kërkuar rinumërimin e votave të qarkut të Durrësit. Kalaja kërkoi rinumërimin me firmën e Partisë së Legalitetit, e cila ishte në koalicion me PD-ASHM në zgjedhjet e 11 majit.
-
VIDEO
I vendosi zjarrin banesës së hallës, arrestohet 24-vjeçari në Vlorë
Një 24-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë së Vlorës pasi i vuri zjarrin shtëpisë së hallës
-
VIDEO
Do u prishen bujtinat pa leje, Familja Koçeku në Theth ‘ballë për ballë’ fadromave! Rezistencë policisë
IKMT po vijon aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje në Theth. Fadromat do të rrafshojnë një disa bujtina të ndërtuara pa leje pranë Kullës së Ngujimit në Theth, në pronësi të familjes Koçeku. Këta të fundit po bëjnë rezistencë, duke qëndruar në ballë të fadromave dhe duke kundërshtuar prishjen e bujtinave.
-
VIDEO
Banorët e Thethit protestë kundër prishjes së objekteve pa leje, bllokojnë urën! Tensione me policinë: Nuk i kemi vjedhur kujt! Po largoni turistët
Pas aksionit për shembjen e objekteve pa leje, banorët e Thethit u ngritën në protestë. Ata bllokuan urën në hyrje të fshatit, pati tensione edhe me policinë. Ata thonë se është e papranueshme ndërhyrja, sidomos në mes të sezonit.
-
VIDEO
Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet 39-vjeçari në Durrës
Një 39-vjeçar i shpallur në kërkin ndërkombëtar për trafikim të lëndëve narkotike është arrestuar në Durrës.