-
VIDEO
Tiranë/ Dogji qëllimisht makinën e fqinjit, pranga 60-vjeçarit
Një 60-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së kryeqytetit pasi dyshohet se dogji qëllimisht makinën e fqinjit të tij.
-
VIDEO
Kavajë/ Zaptuan hapësirat publike, Policia vijon aksionin për lirimin e tyre në Golem
Policia e bashkisë Kavajë vijon me zhvillimin e operacionit për lirimin e hapësirave publike në plazhin e Golemit.
-
VIDEO
Festa e Ashures, Baba Mondi mesazh për besimtarët bektashinj: Në këtë ditë të shënuar, detyra jonë është të ruajmë njerëzimin, vlerat dhe familjen
Dita e Ashures, një festë e rëndësishme në kalendarin e Bektashinjve, u kremtua sot në kryegjyshatën botërore nën drejtimin e Haxhi Dede Edmond Brahimaj. Kjo ditë vjen as 10 ditëve të Matemit, ose të zisë për Imam Hysenin dhe dëshmorët e Qerbelasë.
-
VIDEO
Dibër/ Masivi pyjor në Lurë përfshihet nga flakët, ndërhyrje nga ajri për fikjen e zjarrit
Masivi pyjor në Lurë të Dibrës është përfshirë ditën e sotme nga flakët
-
VIDEO
Ervin Salianji fiton lirinë: Në orën 17:00 konferencë në PD
Ervin Salianji del nga Gjykata e Fierit pasi fitoi lirinë me kusht. Në një prononcim të parë për mediat, teksa shoqërohej nga policët në furgonin e policisë, Salianji tha “Do jem në konferencë në orën 17:00 në PD”.
SI.E./Shqiptarja.com
-
VIDEO
Dumani: Përpjekjet për të cenuar pavarësinë e SPAK rrezikojnë kufijtë kushtetues! Vërejtjet se ekzekutivi duhet të kufizojë ndikimin në sferën administrative janë të drejta
Kreu i SPAK, Altin Dumani theksoi rëndësinë e rolit të mbledhjes së prokurorëve, për të cilin tha se ky mekanizëm duhet të gjetë më shumë pasqyrim në raportiet vjetore të Prokurorisë së Posaçme. Në tryezën e diskutimit për integritetin dhe performancën e SPAK, Dumani përmendi edhe boshllëqet ligjore lidhur me përfundimin e mandatit të Prokurorëve të posaçëm, teksa tha se e kanë adresuar si problematikë.
“Në funksion të pavarësisë së brendshme, si drejtues i SPAK, kam deleguar thuajse të gjitha komunikimet që prokurorët bëjnë me instucionet e tjera. E ndërmora këtë hap duke iu garantuar këtë pavarësi që dmth se prokurorët komunikojnë në mënyrë të pavarur me institucionet e tjera, pa u përfshirë drejtuesit i SPAK, përjashtuar në disa momente hetimi. Dokumenti ka nënvizuar se statusi i Prokurorit pas përfundimit të mandatit mbetet boshllëk që kërkon zgjidhje ligjore. Në raportimet periodike që kemi bërë në Kuvend dhe KLP e kemi ngritur këtë shqetësim dhe vlerësoj se prokurorët e posaçëm meritojnë përgjigje cilado qoftë ajo. Vlerësoj marrjen në konsideratë të rolit të mbledhjes së prokurorëve në vendimmarrjen institucionale të SPAK. Nuk jam dakord me këtë vlerësim, pjesërisht i përmbushur, por roli aktik i këtij mekanizmi duhet të gjëjë më shumë pasqyrim në raportet vjetore të SPAK”, tha Dumani.
-
VIDEO
Një javë nga zjarri në landfillin e Elbasanit, dy ministrat Vengu dhe Hoxha zbarkojnë në vatrën e shuar
Ministri i Mbrojtjes dhe i Brendshëm u panë sot teksa hynin me mjetet dhe eskortën e tyre në ambientet e vendgrumbullimit të mbetjeve në Elbasan, ku prej të martës së kaluar u ndez vatra në rrethana e shkaqe ende të panjohura. Dëmet mjedisore të mëdha, priten masa. Në vendngjarje një grup punon për të mos lejuar riaktivizimin
-
VIDEO
Boshatiset sheshi në qendër të Thethit, IMT heq 10 kabinat e të kërkuarit Prek Kodra
Thuajse 24 orë pas nisjes se aksionet të IMT, sheshi pranë kishës simbol të qendrës së Thethit, është i tëri i boshatisur. 10 kabinat që ishin të vendosura në këtë shesh në afërsi të Kishës, janë hequr nga IMT dhe Policia Bashkiake, siç shihen edhe në këto pamje që sjell Report Tv.
-
VIDEO
‘SPAK arritja më e prekshme e reformës’, Manja: Sot kemi nevojë për drejtësi jo vetëm të pavarur, por që jep edhe llogari për rezultatet e saj
Ministri i Drejtësisë, Uli Manja vlerësoi reformën në drejtësi, veçanërisht rolin e SPAK, në tryezën “Vlerësimi i Arkitekturës Institucionale në Funksion të Performancës dhe Integritetit të Prokurorisë së Posaçme: Garancitë për Pavarësinë dhe Mekanizmat e Llogaridhënies”. Ministri Manja tha se SPAK është një nga arritjet më të prekshme të reformës në drejtësi, një strukturë e ndërtuar mbi themelet e integritetit, profesionalizmit dhe pavarësisë funksionale.
Por, ministri Manja u shpreh se pavarësia nuk është një qëllim në vetvete. Sipas tij, pavarësia duhet të shoqërohet me mekanizma të qartë dhe efektivë të llogaridhënies, për të garantuar që fuqia e dhënë institucioneve të drejtësisë të mos kthehet në vetëreferencë, por të shërbejë interesit publik dhe sundimit të ligjit.
-
VIDEO
Aksident i rëndë në rrugën Lezhë-Shkodër, vdes turisti i huaj! Humbi kontrollin e motorit dhe u përplas me makinën
Një turis i huaj ka humbur kontrollon e motorit, duke u përplasur me një automjet dhe për pasojë ka humbur jetën. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti
-
VIDEO
Kryeministria i bashkohet fushatës vullnetare të dhurimit të gjakut, mes tyre edhe Rama: Kontribut shumë i vyer!
Kryeministri Edi Rama, dhurues i rregullt i gjakut prej shumë vitesh, iu bashkua sërish kësaj nisme, së bashku me punonjës të administratës së Kryeministrisë. Kreu i qeverisë: Përveç faktit që është kontribut shumë i vyer. Se duhet të vësh veten në pozitën e atyre prindërve që i kanë fëmijët me këto nevoja, por përtej kësaj është dhe shumë zhvillim pozitiv për organizmin tënd
-
VIDEO
Kërkon lirimin me kusht, Ervin Salianji mbërrin në Gjykatën e Fierit
Report Tv sjell pamjet e momentit kur ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji mbërrin në gjykatën e Fierit. Salianji kërkon lirimin me kusht.