-
VIDEO
Ambasadori Alberti: Në Shqipëri duhet të vijnë edhe shoqëritë e mëdha italiane, mbështesim mbrojtjen, shëndetësinë e bujqësinë
Ambasadori italian në Tiranë, Marco Alberti në një intervistë ekskluzive për Report Tv, teksa foli për bashkëpunimin ekonomik Shqipëri-Itali tha se në Shqipëri duhet që të vijnë edhe shoqëritë e mëdha italiane.
'Strategjia do të jetë vijimi i mbështetjes së ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe të përthithim edhe interesin e shoqërive të mëdha italiane në Shqipëri. Nuk është e vërtetë që në një vend të vogël mund të ushtrojnë veprimtarinë e tyre vetëm shoqëri të vogla, është e nevojshme që të kemi praninë e shoqërive të mëdha si në mbrojtje, shëndetësi, bujqësi, këto duhet që të vlerësohen më tej dhe ne do ti mbështesim këto sektorë. Ne do të japim ndihmesën tonë në bashkëpunim me autoritetet shqiptare që klima e biznesit në Shqipëri të jetë më tërheqëse. Ka edhe një proverb që thotë është më thjesht që të mbjellësh dhe të kultivosh në kopsht që të tërheqësh sa më shumë praninë e flutrave dhe ne këtë po bëjmë po punojmë sa më shumë tokën e kopshtit’, tha ai.
-
VIDEO
Zjarri në landfillin e Elbasanit/ Mbërrin edhe ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu e ndjek operacionin nga afër
Emergjencat Civile dhe forcat zjarrfikëse po vijojnë operacionin për shuarjen e flakëve në landfillin e Elbasanit, që digjet prej ditës së martë.
I pranishëm pasditen e sotme në zonë ka qenë edhe ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu. Ai ka ndjekur nga afër operacionin e trupave në terren, teksa u aktivizua nga ajri për hedhjen e ujit edhe helikopteri Cougar i ushtrisë.
Në terren janë dhjetëra forca, mbi 20 mjete të rënda dhe shërbime të tjera, që po përpiqen të izolojnë dhe shuajnë vatrën e zjarrit, që ka shkaktuar edhe një re të dendur tymi toksik, e rrezikshme për shëndetin e banorëve.
-
VIDEO
Ambasada e BE-së në Shqipëri ndjek seancën e fundit të Kuvendit për legjislaturën 2021-2025
Përfaqësues nga prezenca e BE-së në Shqipëri nuk e kanë humbur rastin për të ndjekur seancën e fundit parlamentare në Kuvend të sezionist të legjislaturës 2021-2025, para se në atë sallë të vijnë deputetët e zgjedhur më 11 maj.
Siç duket edhe nga këto pamje të siguruara nga Report Tv, diplomatët e BE-së mbërritën të ndjekin seancën e fundit parlamentare, ku nuk munguan diskutimet dhe debatet mes deputetëve të dy kampeve, një pjesë e mirë e të cilëve nuk do jenë legjislaturën e ardhshme.
-
VIDEO
Zjarri në landfillin e Elbasanit, i bashkohet operacionit edhe helikopteri 'Cougar' i ushtrisë! Hedh kova uji të mbushura në lumin Shkumbin
Mbetjet në landfillin e Elbasanit vijojnë të digjen prej ditësh, ndërsa në operacion ndodhen forcat zjarrfikëse, Emergjencat Civile dhe Ministria e Mbrojtjes.
Ditën e sotme aksionit iu bashkua edhe helikopteri i ushtrisë “Cougar” që me kova uji të mbushura në rrjedhën e lumit Shkumbin, shkarkonte mbi vatrën e zjarrit.
Mjeti fluturues mbërriti sot pasdite në ndihmë të forcave zjarrfikëse dhe Ministrisë, për të normalizuar situatën në vendgrumbullimin e mbetjeve. I pranishëm ditën e sotme për të ndjekur situatën dhe aksionin nga afër ka qenë edhe vetë ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu.
-
VIDEO
Zbulimet arkeologjike në Durrës, dëshmi të reja për qytetin! Vula e mbretit Monun dhe letërkëmbimi mes titullarëve ilirë
Një thesar arkeologjik mund të cilësohen gjashtë objekte të zbuluara në Forumin Rrethor në Durrës dhe të restauruara së fundmi nga Frederik Stamati. Objektet sjellin të dhëna të rëndësishme për qytetin në periudha të ndryshme të tij, jo vetëm të antikitetit të vonë.
-
VIDEO
Një ditë pas aksionit në Bankers për pastrim parash e evazion fiskal, puna në fushën naftëmbajtëse të Patos- Marinzës vijon normalisht
Një ditë pas aksionit në zyrat e kompanisë Bankers Petroleum puna vijon normalisht. Burime zyrtare bëjnë me dije se aktiviteti vijon pa ndërprerje edhe në fushën e Patos- Marinzës.
-
VIDEO
Bankers nuk pagoi tatimet për 20 vite, Prokuroria jep detajet: Shiti 532 mld lekë naftë, por deklaroi 11.7 mld lekë humbje! Miliona euro dëm shtetit nga kthimi i TVSH
“Bankers”, kompania që prej më shumë se 20 vitesh nxjerr naftë në Patos-Marinzë, sipas Prokurorisë së Fierit ka shmangur gjatë gjithë ekzistencës së saj taksat në vend. Hetimi zbuloi se kompania krijoi skema mashtrimi për të fshehur të ardhurat, duke deklaruar 20 vite rresht se dilte me humbje, në total 11.7 miliardë lekë, ndërsa gjatë kësaj kohe eksportoi apo shiti 532 miliardë lekë naftë. 14 urdhër-arreste, 9 të ekzekutuar, 4 në kërkim.
-
VIDEO
Goditja e organizatës së Suel Çelës/ Dy ndërtesat që u sekuestruan në Itali, përdoreshin për pastrimin e parave të drogës
-
VIDEO
Goditet sërish organizata e Suel Çelës, i sekuestrohen 4 mln € pasuri në Itali! SPAK: Paratë e drogës dërgoheshin nga Shqipëria, investoheshin në ndërtim
SPAK sekuestron 4 mln euro pasuri të Suel dhe Marjo Çelës në Itali. Paratë e drogës transferoheshin me bankë nga Shqipëria dhe investoheshin në ndërtim në Itali. U sekuestruan gjithashtu edhe pasuritë e një çifti shqiptar, njerëz të besuar të tyre.
-
VIDEO
Mbetjet në landfillin e Elbasanit digjen prej së martës, banorët për Report TV: S'hapim dot dritaret! Eksperti: Shkalla e ndotjes mund të jetë 10-fish mbi normën e BE
Qyteti i Elbasanit dhe fshatrat përreth po përballen me një ndotje alarmante, ndërsa landfilli, i cili ndodhet në Bradashesh, 3 kilometra nga qendra e qytetit, është përfshirë nga zjarri që prej pasdites së të martës.
-
VIDEO
Përplasi tre makina pas ndjekjes policore në ish-Bllok, shoferi i arratisur është Joni Sadikaj! Ishte në kërkim bashkë me të arrestuarin Sina për ngjarjen e Astirit
Joni Sadikaj dhe Skerdi Sina janë kushërinjtë e Aleksandër Sadikajt, i vrarë në atentat me bombë në vitin 2022 afër TEG-ut. Drejtuesi i makinës "Audi Q8", e cila përplasi 3 mjete pasditen e djeshme në Tiranë në ndjekje nga polcia, dyshohet se ishte Sadikaj. Po ashtu si Skerdi Sina, ishte në kërkim për ngjarjen e Astirit në muajin janar, ku me 5 djem kyçën në apartament një vajzë 21-vjeçare, pasi kishin pirë gjithë natën drogë dhe alkool. Sinës iu gjet patentë me identitet fals Almo Aliaj dhe kanabis
-
VIDEO
Rrugorja e Tiranës bën bilancin/ Gjatë 72 orëve 19 automjete të parkuara gabim u hoqën me karrotrec! 11 shoferë në pranga dhe nën hetim
Rrugorja apelpon qytetarët që të respektojnë rregullat e qarkullimit, veçanërisht të mosparkojnë automjetet në hapësirat e rezervuara për transportin publik ose te korsia e biçikletave.