-
VIDEO
Zjarri në landfillin e Elbasanit, ‘mbretëria’ e tymit toksik mbulon Jagodinën, Bujqësin, Muriqanin dhe i afrohet Cërrikut
Zjarri në landfillin e Elbasanit duket se vijon, teksa retë e tymit kanë mbuluar pothuajse të gjithë zonën periferike, duke krijuar një situatë toksike edhe për shëndetin e qytetarëve.
-
VIDEO
Në kërkim ndërkombëtar për vrasje dhe armëmbajtje pa leje, arrestohet 45-vjeçari në Vlorë
Një 45-vjeçar i dënuar nga autoritetet italiane me 12 vjet e 10 muaj burgim, për veprat penale “Vrasje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve” është arrestuar në Vlorë.
-
VIDEO
Kishin zaptuar hapësirat publike në Vlorë, nisin hetimet për pesë persona (EMRAT)
Pesë persona në Vlorë do të hetohen në gjendje të lirë pasi kishin zaptuar hapësirat publike në mënyrë të paligjshme
-
VIDEO
Zjarri në landfillin e mbetjeve në Elbasan, tymi i dendur vazhdon në zonë! Në flakë edhe pylli me pisha në Finiq
Shtëllyngat e mëdha të tymi vazhdojnë të dalin nga landfilli i mbetjeve në Elbasan, i cili u përfshi nga flakët pasditen e së martës. Ndërkohë, raportohet se një zjarr ka rënë edhe në një pyll me pisha në Finiq. Kërkohet ndërhyrje nga ajri.
-
VIDEO
Aplikacioni ‘Agjencia Dixhitale’, ministri Hoxha: Në duart e qytetarëve për të raportuar çdo shkelje nga punonjësit e policisë! Detyra e tyre është për të shërbyer jo abuzuar
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore prezantoi sot aplikacionin “Agjencia Dixhitale” në një aktivitet të zhvilluar në Ministrinë e Brendshme. Ervin Hoxha tha se ky aplikacion do t’u vijë në ndihmë qytetarëve për të raportuar shkeljet apo abuzimet nga punonjësit e policisë së Shtetit, Gardës apo Shërbimit Zjarrfikës.
-
VIDEO
Sarandë/ Zjarri në një pyll në Finiq, shkak rënia e një pishe mbi telat e linjës së energjisë elektrike
Një zjarr ka rënë pasditen e djeshme në një pyll me pisha ndërmjet fshatrave Malçan - Grazhdan dhe Zminec në bashkinë Finiq. Për fikjen e zjarrit është kërkuar ndërhyrje nga ajri
-
VIDEO
Zjarri në fushën e mbetjeve/ Drejtori i Emergjencave Civile për Report Tv: Mbi 20 mjete të rënda po punojnë për shuarjen, s’ka rrezik për banesat
Drejtor i Emergjencave Civile në Elbasan, Ndriçim Sinani, në një intervistë për Report Tv tha se situata tek zjarri në fushën e mbetjeve në landfillin e Elbasanit është e vështirë.
Ai tha se janë mbi 20 mjete të rënda që po punojnë për shuarjen e zjarrit ndërsa theksoi se s’ka rrezik për banesat.
-
VIDEO
Vijon zjarri në landfillin e mbetjeve në Elbasan, Report Tv siguron pamjet
Vijon zjarri në fushën e mbetjeve në Elbasan. Report Tv ka siguruar pamje nga krahu përballë vend grumbullimit përtej Shkumbinit ku duken flakët që vijojnë akoma.
-
VIDEO
Zjarri në Landfillin e Elbasanit, zjarrëfikësit e Beratit shkojnë në ndihmë
Në ndihmë të zjarrëfikësve të qytetit të Elbasanit, për shuarjen e flakëve të zjarrit të rënë në Landfillin e Elbasanit, kanë shkuar zjarrëfikësit e Beratit.
Shtatë punonjëse të Shërbimit Zjarrëfikës Berat janë nisur drejt zjarrit me mjetin e ri zjarrëfikës me shkumë, duke dhënë një ndihmesë shumë të madhe në lokalizimim e flakëve,pasi rezultati i rezolucionit me shkumë është i sigurtë 100%.
-
VIDEO
Zjarri në landfillin e mbetjeve Elbasan, Cara për Report TV: Janë angazhuar 60 forca operacionale, 12 automjete zjarrfikëse dhe 2 automjete të forcave të armatosura
Zjarri në landfillin e Elbasanit vijon edhe në orët e mbrëmjes, ku flakët dhe tymi i dendur janë përhapur me shpejtësi. Në një intervistë për Report TV, Arben Cara, drejtori i Shërbimit Zjarrfikës, thotë se gadishmëria për shuarjen e flakëve janë 12 automjete zjarrfikëse, 60 forca operacionale dhe 2 automjete nga Forcat e Armatosura.
Cara bën me dije se në landfill është edhe kryetari i Bashkisë së Elbasanit për të ndjekur nga afër situatën.
-
VIDEO
‘Turizëm përmes tingujve’, Orkestra Frymore e Forcave të Armatosura sjell koncert në Kukës
Orkestra Frymore e Forcave të Armatosura solli në Kukës koncertin 'Turizëm përmes tingujve', duke interpretuar vepra shqiptare dhe ndërkombëtare nën drejtimin e dirigjentit Altin Babameto. Nisma synon të promovojë turizmin dhe kulturën përmes muzikës, si pjesë e një kalendari artistik në mbarë vendin.
-
VIDEO
Vijon zjarri në landfillin e mbetjeve në Elbasan, tymi dendur mbulon zonën! Ullishtet e fshatit Balëz janë përfshirë nga flakët, u ndërhy me helikopter
Zjarri në landfillin e Elbasanit vijon dhe në orët e mbrëmjes, me përmasa më të mëdha flakësh dhe tymi të dendur që po përhapen me shpejtësi. Situata mbetet kritike edhe në ullishtet e Balëzit, ku ndërhyrja po bëhet me helikopter.