-
VIDEO
‘Mbroni punëtorët’, Braçe kërkon ndërprerje të punës gjatë orëve me temperatura të larta në ambientet e hapura: Shkon deri në 40 gradë celsius, ministritë ta marrin këtë vendim
Deputeti i Partisë Socialiste Erion Brace kërkon ndërprerjen e punës në ambientet e hapura gjatë orëve me temperatura të larta, veçanërisht në sektorin e ndërtimit, për të mbrojtur shëndetin e punëtorëve. Ai apelon që nëse kompanitë nuk marrin masa, ministritë përkatëse të ndërhyjnë menjëherë me vendime për sigurinë e punëtorëve.
-
VIDEO
Fushë-Arrëz/ Aksident tragjik, motori përplaset me fuoristradën! Humb jetën turisti sllovak, gruaja e tij përfundon në spital
Një aksident i rëndë është shënuar mesditën e sotme në aksin rrugor Fushë Arrëz-Kryezi-Iballe, në afërsi të fshatit Kryezi. Dy turistë sllovakë, të cilët udhëtonin me motor, janë përplasur me një mjet fuoristradë.
Për pasojë, ka humbur jetën Svatos Zdenek, 63 vjeç, nga Bratislava. Ai ndodhej në motor bashkë me një grua rreth të 50-ave, e cila është transportuar me urgjencë në spitalin e Pukës me plagë në pjesë të ndryshme të trupit.
Nga mjeti fuoristradë nuk raportohet për persona të lënduar. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
-
VIDEO
Mbyllet rinumërimi për Fierin, anëtari i KAS, Ledio Braho: Do i përcjell Prokurorisë tabelat ku lëvizin rezultatet, pati manipulime!
Pak pas përfundimit të procesit të rinumërimit në qarkun e Fierit, ka ardhur edhe reagimi i parë zyrtar për parregullsitë e gjetura në numrin e madh të votave, kryesisht tek kandidatët e partive.
Ka qenë anëtari i KAS-it i PD-së, Ledio Braho, ai që deklaroi se materialet me tabelat ku lëvizin rezultatet do i kalojnë për referim Prokurorisë së Fierit, pasi ka pasur manipulim.
“Do t'i përcjell Prokurorisë së Fierit të gjitha tabelat ku lëvizin votat. Kishte manipulim”, ka thënë ai mes të tjerash.
Rinumërimi në qarkun e Fierit për 586 kuti u vendos me nismën e dy anëtarëve të PD-së në KAS.
-
VIDEO
Berat/ Punëtori i ndërtimit humbi jetën pasi ra nga pallati, shpallet në kërkim administratori 65-vjeçar i kompanisë, nën akuzë edhe tekniku
Burime zyrtare bënë me dije se pas hetimeve paraprake për ngjarjen e ndodhur, ku ndërroi jetë edhe pse u dërgua në spital, punëtori Ramadan Hatija, 66 vjeç, si pasojë e rrëzimit nga kati i tretë i pallatit në ndërtim ku po punonte, u kryen edhe veprimet penale ndaj administratorit të firmës së ndërtimit dhe teknikut të punimeve
-
VIDEO
Protestojnë fermerët në Fier: Janë bërë bashkë tregtarët, e blejnë shalqirin me 10 lek/kg, ne po falimentojmë! Ku është shteti?!
Çmimi i shalqirit ka rënë nën kosto, vetëm 10 lek për kg. Kjo ka nxjerre në protestë fermeret e Kallmit të Madh, një nga zonat bujqësore më të njohura të Fierit. Ata kërkojnë nga institucionet të ushtrojnë kontrolle, pasi tregtarët e shumicës dhe grumbulluesit fiksojnë çmimet, duke i çuar drejt falimentimit.
-
VIDEO
Mbyllet rinumërimi i Fierit/ Zegjine Çaushi humb mandatin, ia merr Bardho! Lapaj s’fiton dot deputet! PD humb 147 vota, PS-së i shtohen 30
Përfundon rinumërimi i votave për qarkun e Fierit, pritet të nisë qarku i Durrësit. Zegjine Çaushi e humbet mandatin me 10 vota, Bardho e kaloi në rinumërim. ‘Rekord’ votash pa meritë: Ceno Klosi i PS humbet 830, te PD kandidatja Silva Hasaj humbet 671 vota.
-
VIDEO
Kampione bote në karate pasi mposhti serben në finale, Amanda Dedej për Report Tv: Shumë e lumtur, synoj medalje në Olimpiadë
Për Report Tv 14-vjeçarja, e cila stërvitet prej 10 vitesh, thotë se ëndrra e madhe është medalja në lojërat olimpike.
-
VIDEO
Fier/ Policia dhe Tatimet aksion të befasishëm te zyrat qendrore të kompanisë ‘Bankers’! Shkak dyshohet borxhi që i ka shtetit
Një aksion i befasishëm është zhvilluar mesditën e sotme në zyrat qëndrore të kompanisë “Bankers” në Fier, e cila operon prej vitesh në fushën naftënxjerrëse të Marinzës. Kompania “Bankers Petroleum” është akuzuar në të kaluarën nga Drejtoria e Tatimeve se nuk ka likuiduar deryrimet fiskale ndaj shtetit
-
VIDEO
Zjarri në landfillin e Elbasanit, kreu i Emergjencave, Sinani: Po punohet me 20 mjete, era, gazet dhe temperaturat e larta acarojnë vatrën! Shkaqet dhe shkalla e ndotjes po verifikohen
Operacioni për shuarjen e flakëve në landfillin e Elbasanit po vijon në ditën e dytë, teksa të paktën 20 mjete të ndryshme ndodhen në terren për shuarjen me ujë, shkumë dhe mbulimin me dhe, pasi vatra është në brendësi dhe e padepërtueshme, kurse gazet dhe era janë faktorë që riaktivizojnë vatrën.
-
VIDEO
Tushemishti si ‘Big Brother’, shëtitorja mbushet me dhjetëra kamera sigurie
Në anë rrugës që të çon në Drilon dhe Tushemishtit përgjatë bregut të liqenit të Pogradecit, janë vendosur një seri shtyllash rreth çdo 5 metra distancë. Në secilën prej tyre janë instaluar kamera, të cilat kanë ngjallur kureshtjen e të gjithë mbi motivin përse duhet “një Big Brother” në një ndër 100 fshatrat turistik të Shqipërisë.
-
VIDEO
Marrëveshja me Italinë, kreu i ISSH Hado: Bashkimi i periudhave do lejohet vetëm kur qytetari nuk plotëson kushtet për të marrë pension! Aplikimet online
Marrëveshja e Shqipërisë me Italinë për njohjen e pensioneve hyri në fuqi ditën e djeshme. Astrit Hado shpjegon se qytetarët shqiptarë tani nuk do të kenë nevojë që të paraqiten fizikisht apo të marrin vërtetime shkresore, pasi mund të aplikojnë online në faqen zyrtare që është hapur posaçërisht nga ISSH, por edhe IMSI në Itali. Shkurton kohën nga aplikimi, te pagesa e pensionit
-
VIDEO
Aksidenti i rëndë në Borizanë të Fushë-Krujës, një i vdekur dhe 3 të plagosur nga përplasja e makinave! Të dëmtuarit dërgohen te Trauma (EMRAT)
Një aksident i rëndë me bilanc një të vdekur dhe 3 të plagosur ka ndodhur mesditën e sotme në Fushë-Krujë. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Borizanës, të plagosurit rëndë dërgohen te Trauma në Tiranë. Viktima është pasagjere në një prej mjeteve ku mbetën të plagosur shoferi dhe një grua tjetër, të tre familjarë mes tyre. Në makinën tjetër ishte në timon një grua