-
VIDEO
Zgjedhjet, Avokatja e Popullit: Kemi parë një lloj vetëpërmbajtjeje nga politika në krahasim me herët e kaluara
Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca në tryezën e diskutimit për procesin zgjedhor, tha se gjatë kësaj fushate elektorale, gjuha e përdorur nga politika ka qenë më e përmbajtur.
“Gjuha e përdorur gjatë fushatës ka vazhduar të jetë kontraverse. Ndoshta edhe jemi mësuar me këtë gjuhën e ashpër, por ndoshta këto zgjedhje më janë dukur pak më mirë sesa të mëparshmet. Kam ndjerë një lloj vetëpërmbajtjeje nga të tëra anët e politikës.
Ne kemi një aleancë për mbrojtjen nga diskriminimit, AMA dhe një nga organet e medias shqiptare Këshilli i Medias dhe më duhet të them se raporti u përgatit, u pranua nga të tre pjesëmarrësit e kësaj aleance dhe njëri nga organet e pavarura nuk ra dakord që të bëhej publik. Në nivelin e institucionit të pavarur, tha që nuk jam dakord që të publikohet në këtë nivel.”, u shpreh mes të tjerash ajo.
-
VIDEO
Krimet zgjedhore/ Dumani: Për 43 kallëzime kanë nisur hetimet, SPAK ka ushtruar kontrolle e sekuestruar dokumente
Kreu i SPAK, Altin Dumani, deklaroi se janë evidentuar 192 raste të dyshuara për krime zgjedhore. Sipas tij, janë regjistruar 43 procedime penale, të cilat kanë kaluar në fazën e hetimit aktiv, ndërsa për 43 raste të tjera është vendosur mosfillimi i procedimit penal.
Po ashtu, 40 materiale kallëzuese janë dërguar për kompetencë pranë prokurorive të rretheve, ndërsa 17 të tjera janë bashkuar me procedime ekzistuese.
“Hetimet për një pjesë të konsiderueshme të procedimeve janë aktive,” deklaroi Dumani, duke bërë të ditur se janë ushtruar kontrolle në banesa, zyra personale, dhe janë ekzekutuar 20 vendime gjykate për lejimin e kontrollit të dokumenteve dhe materialeve me interes hetimor.
SPAK ka sekuestruar prova e dokumente që shërbejnë në zbardhjen e veprave penale të dyshuara. Dumani theksoi se shumë prej kallëzimeve të depozituara nga partitë politike kanë qenë “të paplota dhe shpesh të pasakta”.
Sipas kreut të Prokurorisë së Posaçme, janë ankimuar tre vendime për mosfillim hetimi, por Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka lënë në fuqi vendimet e SPAK, duke mos i pranuar ankesat.

Zgjedhjet, Celibashi: Duhet të nisë menjëherë puna për një reformë reale! Dumani: Hetim për 43 kallëzime
Celibashi kërkoi nisjen e punës për një reformë reale zgjedhore. Në event marrin pjesë kreu i SPAK Altin Dumani, ambasadori britanik Nick Abbott, dhe drejtori i policisë Ilir Proda.
-
VIDEO
Asgjësohen 2936 bimë kanabisi në Shkodër, 4 persona nën hetim, por ende s'dihen kultivuesit
2936 fidanë dhe bimë kanabisi janë asgjësuar në Shkodër në kuadër të operacionit të koduar “Koordinata”. Nën hetim janë vendosur katër persona mes tyre inxhinieri i pyjeve, roja i zonave të mbrojtura dhe 2 kryepleq.
-
VIDEO
Aksident në segmentin Peqin–Elbasan, makina me shpejtësi të lartë bie nga ura
Sipas informacioneve paraprake, një automjet, i cili dyshohet se po lëvizte me shpejtësi të lartë, ka humbur kontrollin mbi një urë dhe ka rënë poshtë saj.
-
VIDEO
Skeda/ 4 vite hetime për ‘Sterilizimin’, shkeljet që gjeti SPAK: Kostoja u fry fiktivisht me 56.4 për qind, Rrapaj fshehu miqësinë me Rjepaj dhe Beqajn
Dosja e SPAK për sterilizimin është jë hetim i gjatë që nisi si një denoncim 4 vite më parë. Prokuroria e posaçme thotë se ka gjetur shkelje të rënda që i kanë sjellë buxhetit të shtetit dëme të mëdha, në një koncesion që shkonte deri në 100 milion euro për 10 vite.
-
VIDEO
SPAK kërkon 36 vite e 6 muaj burg për 8 të pandehurit e 'Sterilizimit'! Nga 10 vite burg për Rjepajn dhe Rrapajn! Gjykimi për Beqajn i ndarë
SPAK kërkon nga 10 vite burg për ish-zv.ministrin Klodian Rjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj për çështjen e sterilizimit. Të 8 të pandehurit do përfitojnë nga gjykimi i shkurtuar, ndërkohë që gjyqi për ish-ministrin Beqaj vijon i ndarë.
-
VIDEO
Asambleja e SEPCA në Berat/ Proda: Krimi nuk njeh më kufij, Ballkani ka mundësinë të shndërrohet në zonë sigurie
Drejtorët e policisë së 9 organizatave policore të Evropës Juglindore, përfshirë edhe atë të Kosovës jo-anëtare, mbajtën asamblenë rajonale në Berat. Kryepolici Ilir Proda tha se krimi nuk po njeh më kufij, ndërsa kërkoi anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.
-
VIDEO
Vlorë/ Merrte para për favorizimin e një subjekti privat, arrestohet punonjësi i OSSH-së, në pranga edhe bashkëpunëtori i tij
Një punonjës i OSSH-së është arrestuar nga Policia e Vlorës pasi dyshohet se ka marrë para për të favorizuar një subjekt privat. Ka përfunduar në pranga edhe një 42-vjeçar i cili ishte me masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” ka shoqëruar shtetasin gjatë aktit korruptiv.
-
VIDEO
Pamjet kur 34-vjeçari dhunon 40-vjeçarin në Tiranë dhe e merr me forcë në makinë! Policia e vendos në pranga
Luel Rabija (Pjetri), 34 vjeç, u arrestua në Tiranë pasi mori me forcë në makinë dhe dhunoi një 40-vjeçar për motive të dobëta. Policia e vendos në pranga.
-
VIDEO
Pamje me dron/ Avancojnë punimet në rrugën panoramike Shirokë-Zogaj! Pritet të përfundojë në tetor dhe kushton 4.7 milionë euro
Rruga panoramike Shirokë–Zogaj po i nënshtrohet transformimit, duke kaluar nga një aks i ngushtë dhe i amortizuar në një rrugë moderne. Aktualisht janë realizuar thuajse të gjitha gërmimet dhe mbushjet përgjatë gjatësisë së rrugës, ndërsa mbi 80% e strukturave mbajtëse janë drejt përfundimit.