-
VIDEO
Samiti i NATO-s/ Mbreti Willem-Alexander pret liderët botërorë në një darkë mbretërore, merr pjesë Rama me bashkëshorten Linda
Në prag të samitit të NATO-s në Holandë, Mbreti Willem-Alexander organizoi një darkë zyrtare në Pallatin Huis ten Bosch, ku morën pjesë liderë botërorë, mes tyre edhe Kryeministri Edi Rama me bashkëshorten Linda. Samiti, ku pritet të marrë pjesë edhe Presidenti amerikan Donald Trump, do të fokusohet te lufta në Ukrainë dhe rritja e shpenzimeve të vendeve anëtare për mbrojtjen kolektive.
-
VIDEO
Sulmi kibernetik nga hakerat iranianë në Bashkinë Tiranë, Ristani: Të gjitha të dhënat janë të paprekura! Po forcojmë më tej infrastrukturën digjitale
Përmes një njoftimi për mediat, Ristani sqaron se ky është sulmi i 15-të i ngjashëm në vetëm gjashtë muaj, duke reflektuar një realitet të ri dhe të vështirë për sigurinë digjitale që institucionet përballin çdo ditë.
-
VIDEO
Ministri Hoxha: Apel të rinjve për t’iu bashkuar Akademisë së Sigurisë! 150 kuota të reja
Të gjithë maturantët që pretendojnë Fakultetin e Sigurisë dhe Hetimit në Akademinë e Policisë do të kenë në dispozicion 150 kuota në këtë vit akademik. Ministri i Brendshëm Hoxha inkurajon maturantët që të aplikojnë, duke garantuar një karrierë në rritje për ta.
-
VIDEO
E akuzoi se u përfshi në fushatë elektorale, punonjësi i burgut të Peqinit padit Flamur Nokën në GJKKO për shpifje dhe fyerje
Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, është paditur në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) për shpifje dhe fyerje.
-
VIDEO
SPAK merr të pandehur Jonaid Myzyrin, kreu i Prokurimeve Publike nën akuzë për shkelje të barazisë në tenderët e ARRSH
SPAK ka marrë të pandehur Jonaid Myzyrin, aktualisht kryetar i Komisionit të Prokurimeve Publike (KPP), për shkelje të barazisë në tendera kryer në bashkëpunim.
-
VIDEO
“Medea” çel festivalin ndërkombëtar të monodramës “Albamono”! Artistja nga Ukraina: Lufta nuk i ndali shfaqjet
Në qytetet e Pogradecit dhe Maliqit po zhvillohet edicioni i 21-të i Festivalit Ndërkombëtar të Monodramës “ALBAMONO”, një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore.
-
VIDEO
Debate në Këshillin Bashkiak Durrës/ Opozita përplaset me mazhorancën për fondin e shpronësimit, Muka: Nuk mund të vijë 10 minuta përpara ky vendim! Kallmi: Vetë e keni kërkuar
Në qendër të kritikave ishin edhe fondet e papërdorura nga buxheti i vitit të kaluar. Sipas opozitës, rreth 30% e buxhetit ka mbetur pa u investuar për qytetarët.
-
VIDEO
Matura/ 27 mijë nxënës testohen në Lëndët me Zgjedhje! Maturanti fotografoi tezën, Ministria e Arsimit: U përjashtua nga provimi, masë edhe për administratorin
Mbi 27 mijë maturantë iu nënshtruan kësaj të marte provimit të fundit të maturës shtetërore, atë të Lëndës me Zgjedhje. Vetëm pak kohë nga nisja e provimit, tezat filluan të qarkullojnë me shpejtësi. Ministria e Arsimit reagoi në rrjetet sociale duke thënë se kjo gjë nuk ndikoi në procesin e provimit, ndërsa do merren masa për ata që nuk zbatuan Rregulloren
-
VIDEO
Kukës/ Vijon aktive vatra e zjarrit në vendgrumbullimin e mbetjeve në Myç-Mamëz! Në vendngjarje dy zjarrfikëse dhe 10 efektivë
Prej më shumë se 24 orësh vijon të jetë aktive vatra e zjarrit në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane në zonën e Myç-Mamëzit, në afërsi të qytetit të Kukësit. Edhe pse intensiteti i tymit që përhapej në drejtim të qytetit është zbehur, flakët ende nuk janë vënë plotësisht nën kontroll.
Për shuarjen e zjarrit janë angazhuar dy automjete zjarrfikëse me 10 efektivë, si dhe një fadromë, një eskavator dhe katër kamionë të Drejtorisë së Shërbimeve të Bashkisë Kukës. Puna vijon pa ndërprerje, ndërsa vështirësitë lidhen kryesisht me terrenin dhe natyrën e materialeve të djegshme në këtë zonë mbetjesh.
Autoritetet lokale nuk kanë dhënë ende një deklaratë zyrtare mbi shkakun e zjarrit, por burime nga hetimet paraprake nuk përjashtojnë mundësinë e një veprimi të qëllimshëm.
Ndërkohë, bashkia dhe strukturat përgjegjëse i bëjnë apel qytetarëve që të mos ndezin zjarre në asnjë rast, pasi ky veprim përbën vepër penale dhe ndëshkohet nga ligji. Po ashtu, ftohen të gjithë banorët që të denoncojnë çdo rast të ngjashëm, për të mundësuar ndërhyrjen në kohë dhe vënien para përgjegjësisë të autorëve të mundshëm.
Xh.D/Shqiptarja.com
-
VIDEO
Zjarri në Pilur të Himarës, rreth 650 hektarë të djegura! Situata drejt normalizimit, vijon ndërhyrja nga toka
Aktualisht, situata paraqitet më e qetë, ndërsa mbetet aktive vetëm një vatër zjarri, ku po ndërhyhet nga toka nga strukturat e Bashkisë Himarë.
-
VIDEO
Metamorfoza 2/ SPAK jep pretencën për ish-shefin e krimeve Dedan Gjoni dhe 5 të tjerët, kërkon në total 69 vite burg
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë pretencën për të akuzuarit e dosjes Metamorfoza 2, ku të pandehur janë marrë ish-shefi i krimeve Dedan Gjoni dhe 5 persona të tjerë.
-
VIDEO
Ekskluzive/ Berisha mashtroi edhe ndërkombëtarët për kanabisin! Foli për 138 licenca dhe mbi 1 mld euro vlerë, por në fakt zero leje e procesi ende s’ka nisur
Sali Berisha gënjeu komunitetin ndërkombëtar kur deklaroi se qeveria shqiptare kishte dhënë 138 licencë për kanabis para fushatës elektorale. Jo vetëm që nuk është dhënë asnjë licencë por procesi nuk ka nisur fare. Ndryshe nga siç Berisha pretendon 138 janë vetëm zonat kadastrale ku mund të kultivohet kanabisi industrial, që s’ka asnjë lidhje me bimën psikotrope.