-
VIDEO
Vijon puna për parkingun nëntokësor te ‘Avni Rustemi’, Veliaj: 210 vende të reja në zemër të Tiranës
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka ndarë pamjet nga punimet për Parkingun e ri i cili jo vetëm që do të lehtësojë ndjeshëm qarkullimin dhe problemin e parkimit në një nga zonat më të frekuentuara të kryeqytetit, por do të integrohet edhe me rivitalizimin e Pazarit të Ri
-
VIDEO
Prush, dalin në pah disa eshtra dhe rrënoja varrezash! Specialistët: Po bëhen verifikime, zonë e pasur arkeologjike
Disa eshtra dhe rrënoja varrezash kanë dalë në pah fare rastësisht buzë kodrës, në afërsi të një rruge në fshatin Prush të Tiranës. Specialistët e fushës kanë filluar verifikimet, ndërkohë që në ditët në vijim mund të kemi më tepër të dhëna dhe nuk përjashtohet as mundësia e çeljes së gërmimeve arkeologjike.
-
VIDEO
33 mln euro të ardhura nga platforma sociale, por të padeklaruara! Nis hetimi për 100 individë e biznese
Drejtoria e Hetimit pranë Tatimeve njoftoi se ka nisur hetimin ndaj 100 individëve/subjekteve për të ardhurat e përfituara nga platformat sociale. Tatimet bëjnë të ditur se nga verifikimet paraprake dyshohet se janë rreth 33 mln euro të padeklaruara.
-
VIDEO
Zjarr në Zvërnec, rrezikohen banesat! Forca zjarrfikëse, ujësjellësi dhe banorët në terren për shuarjen e flakëve
Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë pasditen e sotme një sipërfaqe të madhe me bimësi dhe shkurre në zonën e Zvërnecit, në qytetin e Vlorës. Për shkak të temperaturave të larta dhe erës së fortë, flakët janë përhapur me shpejtësi, duke rrezikuar edhe disa banesa që ndodhen në afërsi të zonës së zjarrit.
Në vendngjarje kanë mbërritur me urgjencë forcat zjarrfikëse me tre automjete, të cilat po punojnë intensivisht për të izoluar vatrat e zjarrit dhe për të parandaluar përhapjen e flakëve drejt banesave dhe zonave të banuara. Për shkak të terrenit të vështirë dhe përmasave të zjarrit, në ndihmë të zjarrfikësve ka shkuar edhe një automjet i ujësjellësit, i cili po ndihmon në furnizimin me ujë të forcave në terren.
Po ashtu, banorë të zonës i janë bashkuar përpjekjeve për të lokalizuar flakët dhe për të mbrojtur pronat dhe banesat e tyre. Ata po punojnë me mjete rrethanore për të ndihmuar në shuarjen e zjarrit deri në momentin që situata të vihet nën kontroll.
Shkaqet e zjarrit nuk janë përcaktuar ende, por dyshohet se mund të bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme, një fenomen që, fatkeqësisht, është përsëritur në disa zona të bregdetit dhe të pyjeve në jug të vendit gjatë ditëve të fundit.
Aktualisht, përpjekjet për shuarjen e flakëve vijojnë, ndërsa autoritetet lokale dhe emergjencat civile bëjnë thirrje për kujdes të shtuar, duke kërkuar nga qytetarët që të mos ndërmarrin veprime të papërgjegjshme që mund të përkeqësojnë situatën
-
VIDEO
Braho i përgjigjet Braçes për votat e pavlefshme: Nëse PS ka pretendime, t’i kërkojë KAS që votat me shenjën e organeve gjenitale të shpallen të vlefshme
Anëtari i KAS, Ledio Braho, i propozuar nga PD, doli për procesin e rinumërimit në qarkun e Tiranës. Braho u pyet nga gazetarët edhe për rastin e Braçes, i cili prej dy ditësh ka publikuar foto të votave të tij që janë shpallur të pavlefshme në rastet kur shenja e votimit nuk ka qenë brenda kutisë. Braho tha se manuali i miratuar nga Komisioni Rregullator për votën e pavlefshme është orientues, duke theksuar se kanë ndjekur të njëjtin standard për të gjithë.
Braho komenton edhe një fletë votimi që është shpallur e pavlefshme, e ndarë nga Braçe, ku një votues në vend të shenjës së votimi plus, ka vendosur shenjën e një organi gjenital. Braho tha se nëse PS ka kontestime për këtë votë që e kanë shpallur të pavlefshme, t’i drejtohen KAS me kërkesë.
-
VIDEO
Përfshihet nga flakët vendgrumbullimi i mbetjeve në fshatin Daullas të Fierit! Tymi mbulon zonën
Vendgrumbullimi i mbetjeve në fshatin Daullas të bashkisë Fier, është përfshirë nga flakët paraditen e sotme.
Si pasojë e flakëve janë djegur edhe disa goma çka ka alarmuar banorët pasi pranë kësaj zone ndodhen varrezat e fshatit.
Fatmirësisht shërbimet zjarrfikëse kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe policia.
-
VIDEO
Shuhen flakët në Pilur dhe Kukës, Emergjencat Civile njoftojnë gjendjen e zjarreve në vend
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, në total janë 13 vatra zjarri në disa qarqe të vendit.Në terren kanë qenë të angazhuara 118 forca operacionale, 22 automjete zjarrfikëse dhe mjete të tjera ndihmëse. Zjarret në Pilur dhe Kukës janë shuar.
-
VIDEO
E rëndë në Tiranë/ Makina përplas tre të mitur në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’! Po lëviznin me monopatinë
Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në kryeqytet. Një makinë e marketit 'Pronatyra' ka përplasur 2 monopatina me të cilat lëviznin 3 të mitur
-
VIDEO
Pelegrinazh dhe festë në Orosh të Mirditës! ‘Shën Gjoni’, rikthen traditën në zonën me potencial turistik dhe historik
Festa e Shën Gjon Pagëzorit, u kthye në një ditë pelegrinazhi dhe promovimi në Orosh të Mirditës, një nga zonat me histori dhe potencial të jashtëzakonshëm turistik. Ky organizim i ndërmarrë nga disa ish-banorë të zonës, risolli traditën e hershme të festës, duke bërë bashkë vendas, emigrantë dhe shumë vizitorë.
-
VIDEO
Shpërthim në një dyqan motorash në Vlorë, dyshohet për tritol, policia në vendngjarje
Një shpërthim ka ndodhur në një dyqan motorësh në qytetin e Vlorës. Ende nuk dihet se çfarë ka shpërthyer, ndërsa dyshohet për tritol.
-
VIDEO
25- vjet Avokat i Popullit/ Ballanca: Barazia, jo vetëm slogan, mbi 5750 rekomandime, disa ‘u arkivuan’
Në 25 vjetorin e krijimit të Avokatit të Popullit Erinda Ballanca bëri një bilanc të punës së këtij institucioni, duke thënë se janë mbi 5750 rekomandime të dala prej tij, disa të pranuara, e disa të arkivuara në “ndërgjegjen institucionale”.
-
VIDEO
Aksident në aksin Fier-Cakran, përplasen dy automjete me njëra-tjetrën! Tre pasagjerë nisen me urgjencë në spitalin e Fierit
Dy automjete janë përplasur në aksin Fier-Cakran, duke lënë të plagosur tre pasagjerë. Të dëmtuarit janë dërguar në spital, ndërsa policia po heton shkaqet e aksidentit.