-
VIDEO
Tjetër operacion në Abu Dabi, arrestohet një nga bashkëpunëtorët rrjetit të Dritan Gjikës
Policia arrestoi në Abu Dabi një nga liderët kryesorë të trafikut ndërkombëtar të drogës, i arratisur që nga “Operacioni Pampa” i vitit të kaluar, i cili ishte i lidhur direkt me Dritan Gjikën dhe rrjetin e tij kriminal. Ky grup koordinonte trafikun e kokainës nga Kolumbia në Evropë përmes porteve të ndryshme dhe përdorte operacione komplekse pastrimi parash.
-
VIDEO
Sfidoi urdhrin e policisë për mos të hyrë në rinumërim, deputetin e PD-së e largon policia! Dogjani: Vendimi është i padrejtë, por unë do ta zbatoj
Pas një debati të ndodhur ditën e sotme në procesin e rinumërimit, mes deputetit të PD-së Asllan Dogjani dhe anëtarit të KAS-it Ilir Rusmaili, KAS ndaloi hyrjen e tij në ambientet e rinumërimit në Pallatin e Sportit ‘Farie Hoti’.
Dogjani, pas disa orësh nga debati i paradites, u kthye sërish në ambientet ku po zhvillohet procesi, duke sfiduar urdhrin. Pas disa minutash nga hyrja e tij, janë parë uniformat e policisë, të cilat i kanë bërë të ditur vendimin. Dogjani ka pranuar të dalë, edhe pse është shprehur se vendimi është i padrejtë.
-
VIDEO
Vrasja e Grei Bihucit në Fier pas sherrit në rrjetet sociale, dënohet me 12 vite burg autori! 1 vit për të miturin, e shleu në arrest shtëpie
Ka përfunduar seanca gjyqësore duke u dhënë vendimi për autorët e vrasjes së 20-vjeçarit Grei Bihuci në 11 mars të vitit 2024 në qendër të qytetit të Fierit.
Mesditën e sotme janë paraqitur të gjitha palët pasi është dhënë edhe vendimi. Sipas burimeve zyrtare nga gjykata e shkallës së parë të juridiksionit Fier seanca gjyqësore është zhvilluar nën masa të rrepta sigurie.
Trupi gjykues përbëhej nga kryetar Genci Busho dhe anëtarë Vladimir Cjapi dhe Elira Hroni. Prokuror i çështjes ka qënë Petrit Vukaj ndërsa dy autorët e akuzuar për vrasje mbroheshin nga avokat Ervis Goxhaj.
-
VIDEO
Pishinat ‘shpëtimi’ i kryeqytetasve nga vapa, 14 grupe të ISHSH në terren për cilësinë e ujit! Masa, deri në heqje licence! Drejtori i Aqua Park: Analiza çdo ditë
Në kohën kur temperaturat e larta kanë mbushur pishinat, siguria që vjen nga pastërtia e ujit është shqetësimi kryesor i qytetarëve. 14 grupe janë në terren për kontrollin e parametrave të duhur të pastërtisë së tyre, ndërsa në raste shkeljesh parashikohet nga gjobë në mbyllje.
-
VIDEO
Elbasan/ Gropat e thella karstike rrezikojnë banesat në fshatin Dëshiran! Banorët: Jetojmë mbi humnerë, institucionet të veprojnë
Një fenomen i rrezikshëm natyror ka rikthyer shqetësimin në fshatin Dëshiran në Bashkinë e Belshit ku disa gropa karstike me thellësi të konsiderueshme janë shfaqur pranë disa banesave duke rrezikuar drejtpërdrejt sigurinë e familjeve të zonës.
-
VIDEO
Policia ‘matje’ në Shëngjin për nivelin e zhurmave, rezultojnë brenda normave
Policia e Lezhës ushtroi kontrolle për nivelin e zhurmave në zonën turistike të Shëngjinit. Blutë njoftojnë se janë testuar me matës të zhurmës disa ambiente dhe subjekte dhe matjet kanë rezultuar brenda kufijve të lejuar.
-
VIDEO
Elbasan/ Gjendet një trup i pajetë në lumin Shkumbin nga peshkatarët lokal, nuk dihen ende shkaqet
Një trup i pajetë u gjet në lumin Shkumbin nga një peshkatar, duke mobilizuar policinë, zjarrfikësit dhe polumbarët për nxjerrjen e kufomës në një zonë të vështirë pranë ish-Metalurgjikut. Ende nuk dihen të dhëna mbi identitetin e viktimës, ndërsa policia ka nisur hetimet dhe u bën thirrje qytetarëve të raportojnë çdo person të zhdukur.
-
VIDEO
Policia Rrugore bllokon 23 motorë dhe 12 automjet për gara, gjoba deri në 1 milion lekë
Policia Rrugore e Tiranës bllokoi 23 motorë dhe 12 makina të modifikuara që shkaktonin zhurma dhe kryenin gara të rrezikshme në rrugët e kryeqytetit, duke vendosur gjoba deri mbi 1 milion lekë. Kontrollet do të vijojnë pa ndërprerje me tolerancë zero ndaj çdo shkeljeje që cënon rendin dhe qetësinë publike.
-
VIDEO
'Kemi ankesa nga policët që nuk janë paguar për orët shtesë. A do t’u rriten pagat?' , deputeti i PS pyet ministrin e Financave tek 'Ligjet'! Përgjigjet Malaj
Ministri i Financave, Petrit Malaj, paraqiti në Komisionin e Ligjeve ndryshimet në Aktin Normativ për buxhetin 2025, duke propozuar rialokimin e 11.8 miliardë lekëve për sigurinë kibernetike dhe efikasitetin e investimeve publike. Sipas tij, ky rishikim vjen pas analizës pesëmujore të të ardhurave dhe shpenzimeve, ndërsa nuk parashikohet rritje pagash për Policinë e Shtetit, Forcat e Armatosura dhe Gardën e Republikës.
-
VIDEO
Sezoni turistik në Pogradec, Policia intensifikon kontrollet! Në fokus siguria e pushuesve
Me nisjen e sezonit të plazhit në Qytetin e Pogradecit, janë shtuar kontrollet e shumta për të parandaluar kryesisht incidentet ujore nga motorët e ujit dhe për të rritur sigurinë e pushuesve të cilët kanë zgjedhur Pogradecin si destinacion për të pushuar.
-
VIDEO
Braçe te ‘Ligjet’: Në fushatë pati flukse parash nga burime të treta! Duhet rregullim ligjor, zgjedhjet të mos komercializohen
Erion Braçe prezanton te 'Ligjet', strategjinë Kombëtare kundër Ndërhyrjeve të Huaja dhe Dezinformimit. Deputeti i PS i kthehet edhe njëherë çështjes së financimit të paligjshëm të partive, duke thënë se duhet rregullim ligjor me qëllim që zgjedhjet të mos komercializohen.
-
VIDEO
Lancohet E-Legjislacioni, Spiropali: Procesi ligjvënës bëhet më transparent! Gonzato: Hapja e grupkapitujve, mundësi për fuqizimin e demokracisë
Në lançimin e portalit E-Legjislacioni, Spiropali tha se kjo platformë do ta bëjë procesin ligjvënës më cilësor, efektiv dhe më të aksessueshëm nga qytetarët. Ambasadori Gonzato theksoi se rrit besimin te publiku.