-
VIDEO
U soll nga Zimbabve në pranga, GJKKO lë në burg administratorin e inceneratorit të Fierit! Dusha mungon, shtrohet në Spitalin e Burgut
Ai ka mbajtur postin e administratorit të inceneratorit të Fierit, ndërsa nuk ishte i pranishëm në senacën e sotme, pasi është shtruar në Spitalin e Burgut, për shkak të problemeve shëndetësore. I pandehur bashkë me 14 të tjerë nga SPAK, po rigjykohet pas vendimit të Apelit
-
VIDEO
Dy turistë të huaj mbetën të plagosur në Gjipe e Shkëmbin e Kavajës, arrestohen pronarët e mjeteve lundruese
Një ditë pas dy aksidenteve ujore të shënuara në plazhin e Gjipesë dhe atë të Durrësit, Policia ka njoftuar se ka vendosur në pranga pronarët e mjeteve lundruese. Fatmirësisht turistët që mbetën të lënduar janë jashtë rrezikut për jetën.
-
VIDEO
Fier/ Automjeti përfshihet nga flakët, familja shpëton pa lëndime
Një automjet u përfshi nga flakët pasditen e sotme në 'Kthesën e Fratarit' në aksin Levan-Tepelenë. Shoferi nxori në kohë bashkëshorten dhe fëmijët. Zjarri u shua nga zjarrfikësit, ndërsa dyshohet se shkak ishte një defekt teknik i automjetit.
-
VIDEO
Lezhë/ Ishte duke u larë dhe e rrëmbeu rrjedha, mbytet 22-vjeçari në lumin Mat pranë Shkopetit! Trupi i tij dërgohet për ekspertizë në morgun e Tiranës
Një 22-vjeçar i quajtur Klajdi Elezi u mbyt ditën e sotme në lumën Mat pranë Shkopetit në zonën e Kurbinit, ndërsa po lahej në ujë bashkë me disa të afërm. Sipas polcisë të riun e ka rrëmbyer rrjedha dhe është mbytur. Trupi dërgohet në morgun e Tiranës për ekspertizë mjeko-ligjore. Policia po vijon hetimet mbi ngjarjen.
-
VIDEO
Gjirokastër/ Zjarri shkrumbon 3 hektarë kullota, rrezikohet një banesë në fshatin Palokastër
Një zjarr masiv ka përfshirë kodrën në afërsi të fshatit Palokastër në Gjirokastër, duke rrezikuar një banesë dhe shkrumbuar rreth 3 hektarë kullota e shkurre. Në vendngjarje ndërhynë 12 zjarrfikës me katër mjete.
-
VIDEO
Aksident i rëndë në aksin Korçë-Kapshticë, mbërrin ambulanca! Raportohet për të plagosur
Një aksident është regjistruar në aksin Korçë-Kapshticë, pranë fshatit Cangonj, ku janë përplasur dy automjete dhe dyshohet për të plagosur. Policia dhe ambulanca ndodhen në vendngjarje, ndërsa priten detaje të tjera.
-
VIDEO
E rëndë në Gjipe/ Turisti gjerman goditet nga helika e gomones, pritet që të transportohet me helikopter drejt spitalit të Traumës! Shoqërohet në polici drejtuesi i mjetit lundrues
Një turist gjerman është goditur nga helika e një gomone në zonën bregdetare të Gjipesë. I plagosuri pritet të transportohet me helikopter drejt spitalit, ndërsa rrethanat e ngjarjes mbeten të paqarta. Nga informacionet e para mësohet se drejtuesi i skafit e nxjerr vetë me urgjencë në breg dhe ka thirrur ndihmën e parë. Pritet që të niset me helikopter drejt spitalit të traumës. Drejtuesi i gomones është shoqëruar nga policia
-
VIDEO
E gjithë administrata në fushatë? Raporti: Vetëm 54 mungesa në shtet (Partitë ,7 denoncime)
Opozita këmbëngul se administrata u përdor gjerësisht në fushatën e 11 majit, por Komisioneri që monitoron nëpunësit publikë, thotë se vetëm në 54 raste punonjësit e shtetit munguan nga puna gjatë zgjedhjeve, dhe 547 të tjerë u angazhuan si komisionerë apo numërues. Vetë partitë, denoncuan vetëm 7 raste për punonjës shteti në fushatë.
-
VIDEO
PL: Shqipëria, e fundit në rajon për infrastrukturë! Këto rrugë nuk të çojnë drejt BE
Zëdhënësja deklaroi se sipas një raporti, Shqipëria renditet e fundit në rajon sa i përket infrastrukturës dhe lidhshmërisë. Sipas saj, qeveria ka bërë një “vjedhje të organizuar”.
-
VIDEO
Aksidentoi për vdekje një 59-vjeçar dhe u largua nga vendi i ngjarjes, arrestohet 35-vjeçari në Kurbin! Në pranga dhe një tjetër që bëri deklaratë të rreme
Vihet në pranga 35-vjeçari që shkaktoi një aksident me vdekje disa ditë më parë në aksin rrugor “Mbikalimi i Patokut–Laç”. Policia ka arrestuat edhe një 23-vjeçar që ka bërë deklarim të rremë.
-
VIDEO
Manovra të rrezikshme në plazh, bllokohet mjeti në Velipojë
Një automjet që kryente manovra të rrezikshme në zonën e rërës, duke rrezikuar sigurinë e pushuesve në plazhin e Velipojës, është bllokuar nga policia.
-
VIDEO
Rama ndan videon nga Gjirokastra, ‘prezanton’ deputetët e rinj të qarkut: Skuadra fituese për Shqipërinë 2030
Kryeministri Rama, përmes një videoje me bukuritë e Gjirokastrës, rikujton edhe kandidatët fitues të këtij qarku në zgjedhjet e 11 majit.