-
VIDEO
2 muaj në qeli/ Veliaj kërkon sërish lirinë në GJKKO, kërkesa shqyrtohet më 16 prill nga gjyqtari Bani! Kërkon nga SPAK edhe informacion për hetimet dy mujore
Veliaj ka kërkuar revokim ose zëvendësim të masës së sigurisë si dhe informacion dy mujor nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion lidhur me hetimet që po kryhen ndaj tij sa i përket veprës penale të korrupsionit dhe pastrimit të parave.
-
VIDEO
Zgjedhjet/ Nis dërgimi i fletëve të para të votimit për diasporën, votues nga qarku i Dibrës dhe Beratit
Sot ka nisur dërgimi i zarfeve me dokumentacionin zgjedhor për votuesit e regjistruar në diasporë për zgjedhjet e 11 Majit. Janë nisur fletët e votimit për votuesit e qarkut Dibër dhe të Beratit.
-
VIDEO
Kritikat e Ramës, Dumani: Në godinën e re të BKH, dëshmitë do jenë me audio dhe video
I pyetur për BKH, kreu i SPAK Altin Dumani tha se në këtë institucion ka hetues të mirë, por edhe të tjerë që sipas tij lënë për të dëshiruar.
Ai vuri në dukje faktin se në godinën aktuale puna e tyre vështirësohet për shkak të ambientit të vogël, por shtoi se me godinën e re, që pritet të përfundojë brenda këtij viti, ata do të kenë kushte më komode. Sipas tij, në godinën e re janë parashikuar dhoma të veçanta për pyetjen e dëshmitarëve, të cilat do të jenë me audio dhe video, shqetësim që është konstatuar edhe nga kryeministri Rama.
“Kemi 60 hetuëes të BKH të ndarë në dy seksione. E kam thënë dhe tani e them sërish,kemi hetues të BKH shumë të mirë, të zbardhur në faqe, që edhe prokurorit ia bën punën më të lehtë. Ka edhe hetues që lënë për të dëshiruar. Ka një proces vlerësimi që bëhet nga BKH dhe Prokurorë të Posaçëm që testojnë çdo dy vjet hetuesit e BKH. Ka hetues dhe janë për të dëshiruar, është punuar fort për trajtimet e tyre nga BE, apo edhe projekte të tjera. Punohet shumë me ta. Kushtet nuk i kemi pasur të mira për të ushtruar funksionet hetuesi të BKH. Janë 4-5 hetues në një zyrë, çka e vështirëson qoftë edhe marrjen në pyetje të një dëshmitari. Tashmë godina e re është marrë dhe shpresoj që brenda këtij vitit të bëhet funksionale, ku hetuesit do të jenë në kushte më komode për të ushtruar funksionet e tyre. Në godiën e re janë parashikuar dhoma të veçanta për pyetje dëshmitarësh, duke u regjistruar me audio dhe video. Gjithashtu për të hetuarit dhe të pandehurit ka dhoma të veçanta për pyetje se të gjitha këto na ndihmojnë edhe ne.”, u shpreh Dumani.
-
VIDEO
Kreu i SPAK: Marrëdhëniet me Policinë e Shtetit të mira, por ka nevojë për përmirësime
Kreu i SPAK, Altin Dumani u pyet edhe për marrëdhëniet me policinë e shtetit.
Ai tha se bashkëpunimi me policinë ka qenë i mirë, por shtoi se ka nevojë për përmirësim. Duke komentuar punonjësit e policisë që kanë rezultuar të përfshirë në grupe kriminale, ai tha se nuk bëhet pis gjithë Policia e Shtetit.
“Raporti me policinë e shtetit është i mirë. Ne bashkëpunojmë me ta, me fazën e ekzekutimit të veprimeve penale, por edhe gjatë hetimit paraprak, jo në çdo çështje. Ka çështje që i kemi angazhuar oficerët e policisë në kryerjen e çështjeve të hetimeve që ndjekim. Ka vend për t’u përmirësuar, siç rezulton nga hetimet, edhe gjatë 2024, kemi pasur procedime penale që janë hetuar arrestuar punonjës të policisë së shtetit të lidhur me krimin e organizuar, pjes të grupeve kriminale, funksionarë të nivelit të mesëm apo të lartë të policisë të përfshirë në krim, siç ka pasur raste edhe për prokurorë apo edhe gjyqtarë. Por patjetër, ky fakt që janë proceduar punonjës të policisë për vepra penale të ndryshme, qoftë për krim të organizuar apo korrupsion, nuk bën pis të gjithë policinë e shtetit. Kemi një bashkëpunim të mirë por ka nevojë për përmirësim.”, u shpreh Dumani.
-
VIDEO
Dumani: Ka rënie të referimeve nga institucionet për korrupsionin, rritja e denoncimit të qytetarëve e tregon! Korrupsioni në Tatime e Dogana nuk është zero
Altin Dumani tha sot se numri i denoncimeve të qytetarëve në SPAK dhe i referimeve të nisura prej tyre është shumë më i lartë se referimet e institucioneve shtetërore.
Ai nënvizoi se kjo mund të shihej edhe si rënie e korrupsionit të zyrtarëve, por numri i lartë i denoncimeve qytetare tregon se problematika ekziston dhe nuk është zero.
Në nëntekst ai përkufizoi se “korrupsioni në Dogana e tatime nuk është zero!”, teksa i referohej shifrave gati inekzistente të denoncimeve prej këtyre institucioneve.
-
VIDEO
Vlorë/ Tentoi të korruptonte punonjësit e Policisë dhe drejtim i automjetit në gjendje të dehur, 3 të arrestuar
Tre persona janë arrestuar nga policia e Vlorës gjatë 24 orëve të fundit. Njëri prej tyre tentoi të korruptonte punonjësit e Policisë, ndërsa dy të tjerë u kapën duke drejtuar makinën në gjendje të dehur
-
VIDEO
Dumani: KLP i vetmi institucion që ka reaguar për sulmet ndaj SPAK! Bashkëpunim shumë të mirë me Policinë e Shtetit në çdo rast kur prokurorë apo gjyqtarë janë kërcënuar nga krimi i organizuar
Altin Dumani, teksa raportoi për punën e SPAK gjatë vitit 2024 para KLP, ngriti edhe shqetësimin e sulmeve ndaj tyre. Dumani falënderoi KLP për mbështetjen, duke thënë se ka qenë i vetmi institucion që ka reaguar për sulmet ndaj SPAK. Dumani theksoi edhe bashkëpunimin shumë të mirë me Policinë e Shtetit, në çdo rast kur krimi i organizuar ka kërcënuar apo kanosur, prokurorë të SPAK, gjyqtarë apo hetues të BKH, deri edhe tek familjarë të tyre.
“Duhet të udhëhiqemi nga objektiviteti dhe ligjshmëria në kryerjen e veprimeve hetimore dhe marrjen e vendimeve tona. Sa i takon adresimit, unë e thashë në hyrje të fjalës sime i vetmi institucion vendas që ka reaguar dhe iu falënderoj, ishte KLP. Por s’mund të rri pa thënë edhe bashkëpunimin shumë të mirë dhe angazhimin e drejtpërdrejtë së Policisë së Shtetit në çdo rast kur prokurorë të SPAK, apo edhe gjyqtarë, apo hetues të BBKH, kanë qenë objekt kërcënimi apo kanosje nga krimi i organizuar. Edhe KLP ka qenë i angazhuar maksimalisht në adresimin e këtyre rasteve që gjithnjë e më tepër po bëhen më të shumta dhe shqetësuese. Me ndryshimet e dhjetorit të 2023, për prokurorët e SPAK është siguruar një mbrojtje më e mirë fizike dhe sa i takon anës praktike”, tha Dumani.
-
VIDEO
Berisha e konsideroi veten si një Iphone, ndërsa Ramën Nokia, kryeministri e ironizon me videon e bufave: Jerm
Pasi kryetari i PD-së e konsideroi veten si një Iphone dhe kryeministrin Edi Rama si një telefon Nokia i dikurshëm, Rama e ka ironizuar sërish me një video me bufa, ku shkruan jerm.
-
VIDEO
Kreu i SPAK: Prokurorët duhet të kenë mundësi për rikandidim pas mandatit 9-vjeçar, vlerësimi të bëhet në bazë të performancës
Në raportimin e tij vjetor të vitit 2024, Altin Dumani kërkoi që prokurorëve të SPAK t’u jepet mundësia të rikandidojnë sërish pas përfundimit të mandatit 9-vjeçar.
Sipas Dumanit, Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të vlerësojë nëse prokurori përkatës që rikandidon ka bërë një punë të mirë gjatë 9 viteve, për t’i dhënë mundësinë e një mandati tjetër.
“Në mbarim të mandatit 9-vjeçar, prokurorëve të SPAK t’u jepet mundësia për të rikandiduar së bashku me Prokurorët e Juridiksionit të Përgjithshëm që duan të bëhen pjesë e SPAK. Në këtë mënyrë vlerësojmë se realizohet edhe rinovimi i kolektivit të SPAK, por bëhet e mundur edhe vijimësia e veprimtarisë së institucionit. Përmes kësaj formule, prokurët e SPAK të kenë mundësi të rikandidojnë, t’u thuhet nëse nuk mund të vazhdoni më tej sepse në vlerësimin e këshillit performanca juaj gjatë këtyre 9 viteve nuk është e tillë sa të japë një mundësi të dytë. Të kenë mundësi që në përfundim të mandatit 9-vjeçar të atashohen pranë Prokurorisë së Apelit. Unë jam për variantin e parë që prokurorët e posaçëm në përfundimin e mandatit t’u jepet mundësia për rikandidim për një mandat tjetër në SPAK. Të rikandidojnë, jo riemërim“, u shpreh Dumani.
-
VIDEO
Dumani: Kemi ruajtur sekretin hetimor, bashkëpunim i mirë me median! Problematikat ia kemi adresuar Kuvendit, por edhe KLP të na ndihmojë! Vlerësojmë mbrojtjen nga Këshilli
Drejtuesi i Prokurorisë së Poaçme, Altin Dumani, vlerësoi raportimin e komunikimit publik dhe me median, teksa theksoi se punohet edhe për ruajtjen e sekretit hetimor. Ai shtoi se tani ka strategji edhe për komunikimin me median, e realizuar këtë vit.
-
VIDEO
'Nëse prokurori s'është i sigurt te fajësia, më mirë të tërhiqet!' Dumani: Numër i lartë i çështjeve që çohen në gjyq, i pafajësive i ulët! Goditëm 2 organizata kriminale më 2024, sekuestruam 10 mln euro kriptomonedha
Kreu i SPAK, Altin Dumani, tha se nëse një prokuror nuk është i sigurt në fajësinë e personit të pandehur, më mirë të tërhiqet, të kërkojë kohë nëpërmjet pushimit të çështjes dhe të vlerësohet nëse ai ka gabuar në klasifikimin e akuzës.
Kjo deklaratë lidhej me një nga pyetjet e anëtarëve të KLP-së në lidhje me pafajësitë, çështjet në gjyq dhe rastet kur ka pasur gabime nga ana e prokurorëve apo dështime të çështjeve penale të përfaqësuara.
“Numri i të pandehurve në rritje për ata që çohen në gjyq. Numri i pafajësive në ulje, por ulje e moderuar. Kam kërkuar nga prokurorët që të jenë të kujdeshëm kur paraqesin çështjen në seancën paraprake para gjyqtarit apo në vijim. Nëse nuk je i bindur për fajësinë e personit që është në gjykim më mirë vijo hetimin, merr kohë, kërko pushim të çështjes, dhe kjo mund të bëhet, gjyqtari e iraton, nëse është gabuar nga prokurori në klasifikimin e akuzës dhe çështjes vlerësohet më tej. Kemi hetuar 2 organizata kriminale gjatë vitit 2024. Mbni 10 mln euro në kripto, ka rritje, me shumë vështirësi është arritur kjo, sepse nuk kishim eksperiencë, bëhet fjalë për paranë digjitale, por u bë në bahskëpunim me partnerët, Belgjikën, Spanjën dhe Francën. Është rritur forca goditëse ndaj organizatave kriminale dhe grupeve kriminale”.
-
VIDEO
Dumani: Numër i ulët i masave arrest me burg për korrupsion, vetëm 31! 40% e rasteve janë pa masë sigurimi! Të rritet kufiri i 500 eurove për ryshfetin dhe kompetencën e SPAK
Kreu i SPAK, Altin Dumani iu përgjigj pyetjeve të anëtarëve të KLP-së në lidhje me masat e sigurimit për veprat penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe përqindjes së dënimeve, pafajësive dhe masave me burg.
Ai vuri në dukje se një numër i madh janë edhe pa masa sigurimi, hetohen në gjendje të lirë.
“Janë 246 persona, pra mbi 40% pa masë sigurimi, ky numër është i lartë. Vetmë në rastet që përbëjnë rrezikshmëri të lartë dhe mund të dëmtojnë hetimin, në rastet e veprave penale për krimin e organizuar”, tha ai.
Kurse në lidhje me numrin e masave arrest me burg për korrupsion ai tha se ishte i ulët dhe kërkoi që të rritet kufiri i shumës 500 euro të veprës penale të korrupsionit.
Ai nënvizoi:
“Numri i atyre me masë në burg për korrupsion apo pabarazi në tendera është i ulët. 31 persona me masën arrest me burg për korrupsion. Të rritet masa prej 50 mijë lekësh (500 euro) për veprën penale të korrupsionit”.