-
VIDEO
Rama takim me vajzat dhe gratë: Mëngjesin e 12 majit Shqipëria do ngrihet e mbuluar me rozë
Nga takimi me gratë dhe vajzat, kryesocialisti Edi Rama thotë se më 12 maj Shqipëria do të ngrihet e mbuluar me rozë. Rama theksoi se flamuri i PS do mbulojë hartën elektorale.
“Mes dy palëve, unë zgjedh të parat gjithmonë, nënat, bijat dhe motrat. Sot në ditën e rënies së gongut të fushatës zgjedhore, nuk mund ta nisim këtë etapë veçse kështu me gratë dhe vajzat. Meritojnë të quhen komandot e armatës sonë fitimtare që koordinojnë veprimtaritë e të gjitha njësive të skuadrës jo vetëm brenda, por edhe jashtë Shqipërisë. Ai flamur që ju keni qëndisur zonë me zonë, njësi më njësi, do ta mbulojë të gjithë hartën elektorale të 11 majit. Në mëngjesin e 12 majit Shqipëria do ngrihet e mbuluar me rozë, që është ngjyra e grave dhe vajzave, por edhe ngjyra e PS”, tha Rama.
SI.E./Shqiptarja.com
-
VIDEO
Nis takimi ‘Vajzat dhe gratë socialiste për Shqipërinë 2030’, Rama mbërrin pranë ambienteve të TKOB
Nis eventi ”Vajzat dhe Gratë Socialiste për Shqipërinë 2030” që po mbahet në TKOB. I pranishëm do të jetë edhe kryeministri Edi Rama, i cili sapo ka mbërritur në TKOB.
-
VIDEO
Marrëveshja me Italinë/ Anija Libra sjell nga Italia në Portin e Shëngjinit 40 emigrantë me urdhër dëbimi
Në Portin e Shëngjinit përmes anijes "Libra" kanë mbërritur sot 40 emigrantë nga Italia me urdhër dëbimi, në bazë të dekretit të Qeverisë Meloni që tashmë këto qendra do të përdoren edhe për ndalimin e emigrantëve që presin dëbimin dhe që nuk kanë më të drejtë për azil.
-
VIDEO
Jo korrupsioni dhe krimi, shqiptarët me mendjen të çmimet e pagat! 89% e të pyeturve nga Piepoli: Kryeprioriteti i qeverisë pas 11 majit
89% e shqiptarëve mendojnë se kryeprioriteti i qeverisë pas 11 majit duhet të jetë ulja e çmimeve dhe 85% duan rritje pagash. Në sondazhin e Piepoli në Report Tv vetëm 27% thonë se lufta kundër korrupsionit është prioritare, ndërsa për krimin e organizuar vetëm 14%.
-
VIDEO
Si i keni raportet me Trump? Ja si përgjigjet Edi Rama për Report Tv
Kryeministri Edi Rama iu përgjigj pyetjeve të Report Tv edhe për raportet me administratën e re amerikane të presidentit Donald Trump dhe pretendimeve të opozitës se nëse Shqipëria hyn në BE, nuk do jetë për shkak të qeverisjes, por për shkak të gjeopolitikës.
-
VIDEO
Nga qeveria teknike, mosbindja, primaret dhe LaCivita. Si erdhi PD drejt fushatës për garën e 11 majit
Nga kërkesa për qeveri teknike, mosbindja civile te primaret. Si erdhi PD në këto prag zgjedhje. Report Tv ka realizuar një speciale se si ishte rruga e PD drejt 11 majit.
-
VIDEO
Çmimet e larta? Rama i përgjigjet shqetësimit të qytetarëve: Nuk jap receta elektorale, po përpiqemi të gjejmë instrumente për ‘kanalizimin’ e tregut
Kryeministri Edi Rama në një intervistë për Report Tv komenton edhe rritjen e çmimeve, të cilat shihen edhe si një prej shqetësimeve kryesore të qytetarëve shqiptarë në sondazhin e Report Tv me institutin Piepoli. Rama thotë se kjo është një situatë në gjithë botën dhe Europën, por thekson se po punohet për të gjetur rrugën e duhur për të vënë në funksion disa instrumente, por thekson se në asnjë mënyrë nuk mund të jenë instrumente të imponimit të çmimeve nga shteti.
-
VIDEO
VIDEO e bufit që ha miun/ Kokalari ‘paralajmëron’ LaCivita: Nuk je ti sherifi, Berisha e ha partinë për mëngjes! REPLIKAT në rrjet
Aktivistja shqiptaro-amerikane Evi Kokalari është në qendër të vëmendjes për debatet që shkakton më këshilltarin amerikan të PD, Chris LaCivita. Kokalari, ish përkrahëse e Sali Berishës nuk lë momente pa replikuar me Chris LaCivita, i cili rëndon në rrjet po quhet edhe si “sherifi”.
-
VIDEO
Sherr mes të rinjve në Lezhë/ Njëri i plagosur rëndë në spital, tjetri në kërkim nga Policia
Një konflikt çasti mes dy të rinjve ka ndodhur në qytetin e Lezhës. Burime për Report Tv bëjnë me dije se të rinjtë fillimisht janë konfliktuar me njëri-tjetrin pranë rrethrrotullimit të katedrales në qytet
-
VIDEO
Tiranë/ Kreu i ARRSH-së paraqitet përsëri në SPAK, Gentian Gjyli ishte edhe në muajin janar, u pyet për dy orë
Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar ka shkuar përsëri sot në Prokurorinë e Posaçme. U thirr për dy orë edhe tre muaj më parë
-
VIDEO
Zgjedhjet/ Delegacioni i OSBE/ODIHR takime në Prokurorinë e Përgjithshme dhe SPAK! Çela informon Zannier: E njohëm me masat e marra për krimin elektoral, do mbështesim dhe Misionin
Kreu i misionit, ambasadori Lamberto Zannier, ishte në krye të delegacionit OSBE/ODHIR në takimin që ka zhvilluar sot në Prokurorinë e Përgjithshme, me kreun e saj Olsian Çela. Më pas ata zhvilluan takim edhe në Prokurorinë e Posaçme, SPAK, me të njëjtën tematikë
-
VIDEO
‘Në fundjavë rriten temperaturat, por të hënën rikthehen reshjet’, Anira Gjoni për Report Tv: Do të jenë me intensitet të ulët
Në një lidhje të drejtëpërdrejtë nga Skype, Anira Gjoni, specialistja nga Instituti i Gjeoshkencave tha në ‘Sot Live në Shqipëri’, se të dielën do të kemi një rritje të temperaturave minimale dhe maksimale prej dy gradësh.