• VIDEO

    Integrimi në BE/ Shqipëria hap grupkapitullin ‘Tregu i Brendshëm’, Rama pritet të mbajë konferencë të përbashkët për shtyp me Eurokomisioneren Kos

    Është zhvilluar këtë të hënë konferenca e katërt ndërqeveritare BE-Shqipëri, ku u hap grupkapitulli i dytë i negociatave, “Tregu i Brendshëm”. Në tetor të 2024-ës, vendi ynë hapi zyrtarisht grupkapitullin e parë, atë të kapitujve “Themelorë”, që prekin drejtësinë, administratën dhe shtetin e së drejtës. Ndërsa më 17 dhjetor u çel grupkapitulli i marrëdhënieve me jashtë, me bisedimet për politikën e jashtme dhe sigurinë.

    • VIDEO

      500 euro votë për Berishën, PS e Fierit i përgjigjet PD-së: Janë kapur në krim elektoral, edhe tani bëjnë viktimën

      Kiduina Zaka, kandidate për deputete e Qarkut të Fierit, ka reaguar me një deklaratë zyrtare ditën e sotme pas akuzave të hedhura nga demokratët e Fierit. Zaka tha se lidhur me deklaratën e PD-së se pas ngjarjes ku një qytetar u arrestua se do shkëmbente votën për Berishën 500 qëndron PS, kandidatja theksoi se kjo është e ulët.

    • VIDEO

      Integrimi në BE/ Shqipëria hap grupkapitullin ‘Tregu i Brendshëm’, Rama deklaratë të përbashkët për shtyp me Eurokomisionoren Kos në orën 19:15

      Është zhvilluar këtë të hënë në orën 18:00 konferenca e katërt ndërqeveritare BE-Shqipëri, ku u hap grupkapitulli i dytë i negocitave, “Tregu i Brendshëm”.

    • VIDEO

      Makinat përplasen 'kokë më kokë' në rrugën Lezhë-Laç, plagoset një nga drejtuesit! Shkak dyshohet manovra e gabuar e një prej shoferëve

      Dy automjete u përplasen me njëra-tjetrën mbi urën e lumit Mat, në zonën e Fushë-Milotit. Nga përplasja e automjeteve, bëhet me dije se drejtuesi i njërit prej makinave është plagosur dhe u transportua në Spitalin Rajonal të Lezhës për kontroll dhe mjekim

    • VIDEO

      Divjakë/ Ra në kontakt me energjinë elektrike teksa po punonte, ndërron jetë elektriçisti 30- vjeçar

      Një elektriçist ka humbur jetën ditën e sotme, pasi po punonte në rehabilitimin e një linje elektrike në Mërtish, në Divjakë. Duket ka qenë një gabim në komunikim pasi Xhuljo Shtëmbarit i është thënë se energjia elektrike ka qenë e stakuar, ndërkohë që ka qenë e ndezur dhe ky i fundit është ngjitur të kryejë punime, nga ku ka mbetur i vdekur. 

    • VIDEO

      Zgjedhjet/ 500 euro në këmbim të votës për Berishën, në pranga 38-vjeçari në Lushnjë! PD e mohon, dosja në SPAK (EMRI+VIDEO)

      Një 38-vjeçar, Marin Leka, u arrestua në Lushnjë për korrupsion aktiv në zgjedhje. Rasti i parë që prej nisjes së fushatës për zgjedhjet e 11 majit. 38-vjeçari nga Lushnja mësohet se i premtoi 500 euro një qytetari në këmbim të votës për PD-në e Berishës. Dosja në SPAK. 

      • VIDEO

        Dumani në KLP: U përballëm me sulme, por s’e ndalim punën! Shqetësim zvarritja e seancave paraprake! Kritikat e Ramës? Dëshmitë do jenë me audio dhe video!

        Dumani prezantoi në KLP punën e SPAK gjatë vitit 2024. Krahas arritjeve, ai ngriti disa shqetësime, nga zvarritja e seancave paraprake në GJKKO, sulmet e krimit, politikës e medias ndaj SPAK, te mungesa e këshilltarëve ligjorë dhe ulja e referimeve nga institucionet. Në mbledhje edhe përfaqësues të Ambasadës Amerikane në Tiranë dhe një prokuror i OPDAT. Dumani: Prokurorët e SPAK të rikandidojnë, jo riemërim.

        • VIDEO

          Bulqizë/ Manovra të rrezikshme me ‘drift’ në lagjet e qytetit, Rrugorja ndëshkon me 120 mijë lekë 23-vjeçarin, i bllokon edhe mjetin

          Pajmet filmike të publikuara tradhtuan të riun që me veturën e tij u pa teksa kryente manovra të rrezikshme për jetët e qytetarëve. Menjëherë pas sinjalizimit dhe publikimit në rrjetet sociale të pamjeve, efektivët janë vënë në kërkim të mjetit “BMW” dhe shoferit të dyshuar, duke e identifikuar

        • VIDEO

          Formimi i qeverisë së re në Serbi, analistja për Report Tv: Për herë të parë në histori një shqiptar do të emërohet ministër

          Kundërshtarët dhe mbështetësit e presidentit të Serbisë, u mblodhën në vende të ndryshme më 12 prill për të protestuar, në një kohë kur tensionet janë të larta, pas muajsh protestash të organizuara nga studentët kundër Qeverisë së udhëhequr nga Vuçiç

        • VIDEO

          Dumani: Dosjet e mbartura janë shqetësim serioz, një ekspert i OPDAT dhe një i BE-së po na ndihmojnë të adresojmë dhe zgjidhim problematikat me ligj

          Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, pranoi publikisht sot se një ekspert i BE-së dhe një tjetër amerikan i OPDAT-it po ndihmojnë SPAK-un për të zgjidhur problematikën e mbartjes së dosjeve, çështjeve të vjetra dhe të ngarkesës.

          Ai falenderoi partnerët ndërkombëtarë për këtë ndihmë konsulence ligjore dhe përgatitjen e një drafti për të zgjidhur problematikat dhe shqetësimet që ka SPAK dhe që ia lehtësojnë punën.

          “Dosjet e mbartura janë shqetësim. Kemi ngritur grup pune nga viti i kaluar me ekspertë të BE-së dhe OPDAT, që punojnë në SPAK ngushtësisht me ne. Janë drejt përfundimit të strategjisë, kanë dorëzuar një draft jo përfundimtarë para disa ditësh, përshtypja e parë është shumë e mirë, pasi adreson shqetësimet tona dhe tuajat të përditshme. Është udhëzues i mirë si për ndjekjen e çështjeve, edhe për mbartjen e dosjeve. Do bëhet edhe publik në faqen tonë zyrtare, pasi të konsultohet dhe miratohet. S’e kemi lënë pas dore, pas rekomandimeve kemi bashkëpunuar me BE dhe OPDAT, i falenderojmë se na kanë dhënë ndihmë të madhe dhe shpresoj të kemi produkt të mirë”, tha Dumani.

        • VIDEO

          Dumani: SPAK po i jep fund pandëshkueshmërisë, pavarësisht se sa pushtet ka personi! Po vijnë rezultatet epara, edhe pse jemi vetëm 5 vjeç, si ‘fëmijë në parashkollor’

          Kreu i SPAK, Altin Dumani tha sot para anëgtarëve të KLP-së në raportimin e tij dhe përgjigjes sëpyetjeve të adresuara, se po i jepet fund pandëshkueshmërisë nga ana e Prokurorisë së Posaçme.

          Ligji sipas tij po vepron ndaj çdo personi, pavarësisht se me sa pushtet është i veshur, sikurse edhe ndaj krimit të organizuar.

          Ai tha se institucioni ëhstë i ri, vetëm 5 vjeç, duke bërë një krahasim metaforik të një fëmije që në këtë moshë është ende në parashkollor dhe nuk ka shkuar në klasën e parë. Por ai shtoi se rezultatet shihen, edhe pse modeste, ku pandëshkueshmëria po merr fund.

          Dumani shtoi se tani pret vendime të formës së prerë për këto dosje dhe tashmë kanë nisur të vijnë rezultatet e para me këto verdikte finale nga Gjykatat.

          Kreu i SPAK nënvizoi edhe faktin e sekuestrimeve dhe konfiskimeve, pasuri që i kalojnë buxhetit të shtetit dhe që shpërndahen nëpër institucione apo shërbime publike, duke kujtuar se vetëm nga qiratë për këto objekte të konfiskuara, për një vit u mblodhën 1,8 mln euro.

        • VIDEO

          Krimet zgjedhore/ Dumani në KLP: Kemi pasur denoncime për raste konkrete

          Kreu i SPAK, Altin Dumani u pyet edhe për krimet zgjedhore. Teksa raportoi në KLP, ai tha se në faqen e hapur për krimet zgjedhore, ka pasur raportime për raste konkrete.

          Dumani vlerësoi gjithashtu edhe bashkëpunimin e ngushtë me Prokurorinë e Përgjithshme, policinë dhe KQZ për këtë çështje.

          “Kemi dërguar prokurorë dhe hetues në qendrat e qarqeve, janë në bashkëpunim të ngushtë dhe komunikim të përditshëm me Prokuroritë e Juridiksionit të Përgjithshëm dhe Policinë e Shtetit me qëllim marrjen e informacioneve në kohë reale, vlerësimin e informacioneve në kohë reale se ku do të adresohet në SPAK apo Prokurorinë e Përgjtihshme dhe më tej edhe ndjekjes penale. Kemi krijuar në faqen zyrtare një model denoncimi nga publiku, ku kemi pasur raportime për raste konkrete dhe vlerësohen nga një grup pune i ngritur nga SPAK për herë të parë.

          Duhet evidentuar dhe është e qartë angazhimi i tre institucioneve, i SPAK, Prokurorisë së Përgjithshme, dhe Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm në qarqet ku ushtrojnë kompetencë si dhe KQZ. Kemi nënshkruar jo vetëm dokumentin që rregullon bashkëpunimin mes tre institucioeve por kemi caktuar persona konkretë për shkëmbimin e informacionit për tre agjencitë. Jemi në komunikim të drejtpërdrejtë dhe i kënaqur nga bashkëpunimi me Prokurorinë dhe KQZ. Jemi të angazhuar në drejtim të parandalimit dhe më tej edhe të ndjekjes penale”, tha Dumani.

        Për lajme të tjera kërkoni në arkiv