-
VIDEO
Dumani: Duhen shtuar prokurorët dhe këshilltarët ligjorë për shkak të ngarkesës, ndalohet dhe dalja e sekretit hetimor! Do na shtohen 40 punonjës te BKH
Problematikat e organikës në SPAK reflektojnë edhe në ngarkesën e çështjeve penale.
Altin Dumani apelon për shtimin e numrit të prokurorëve dhe këshilltarëve ligjorë, që do ndihmojnë jo vetëm me ecurinë e hetimeve, por edhe me parandalimin e daljes së sekretit hetimor, kur çështja ndiqet në Apel, Gjykatën e Lartë dhe deri në Kushtetuese.
Këtë vit ai tha se BKH-së do i shtohen edhe 40 hetues të tjerë, që do lehtësojnë sadopak procedurën hetimore të prokurorit.
-
VIDEO
Dumani ngre shqetësimin në KLP: Seancat paraprake në GJKKO zvarriten, marrin shumë kohë
Duke raportuar në KLP për punën e SPAK gjatë vitit 2024, kryeprokurori Altin Dumani ngriti shqetësimin edhe të zvarritjes së seancave paraprake. Dumani u shpreh se shqyrtimi i kërkesës së prokurorëve para gjyqtarit të seancës paraprake, merr shumë kohë, duke theksuar se kjo vë në rrezik edhe përfundimin e afateve për paraburgimit.
-
VIDEO
Dumani në KLP: Kemi hetuar 33 ish zyrtarë gjatë 2024, 19 prej tyre janë dërguar për gjykim! Korrupsionin e zhvillojnë me skema të sofistikuara
Gjatë raportimit në KLP, Altin Dumani tha se SPAK ha hetuar gjatë viti 2024 një numër të konsiderueshëm zyrtarësh të lartë. Ai tha se janë vënë në hetim 33 ish zyrtarë, nga të cilët 19 janë dërguar për gjyukim. Për 10 funksionarë të lartë, tha Dumani, gjatë vitit të kaluar janë dhënë vendime të formës së prerë.
“Sa i takon luftës kundër korrupsionit, janë hetuar një numër i konsiderueshëm zyrtarësh të lartë. Gjatë 2024, janë nën hetim 33 ish zyrtarë të lartë, dy prej tyre në dy procedime të ndryshme, Nga këto, 19 janë dërguar për gjykim në gjykatë duke përfaqësuar 52.9% të rasteve. Në vitin 2024, janë 10 funkionarë të lartë publikë për të cilët ka pasur vendime të formës së prerë. Nga ana tjetër, numri i personave të dërguar në gjykatë përbën rreth 35.2% të totalit të individëve në hetim. Hetimet e vitit 2024, tregon se korrupsionit i zyrtarëve të lartë zhvillohet me skema të sofistikuara dhe faktorë si ndikimi institucional, përfshirja e rrjeteve kriminale dhe pastrimi i parave. Ritje ka shënuar edhe numri i procedimeve për veprën penale për pastrim parash, rritje me 34%, krahasuar me vitin paraardhës, rritje në masën 34% ndërkohë që krahasuar me 2021 këto procedime janë trefishuar. Gjatë 2024, konstatohen 132 hetime të filluara me kallëzime nga individë dhe institucuione. Hetimet e filluara nga kallëzimet e qytetarëve janë dëshmi e rritjes së publikut te insticioni i Prokurorisë së Posaçme.”, tha Dumani.
-
VIDEO
Po kalonin trafikndarësen, makina përplas këmbësoret te mbikalimi i Paskuqanit! Ndërron jetë 72-vjeçarja, tjetra përfundon në spital
-Një aksident i rëndë ka ndodhur sot te mbikalimi i Paskuqanit. Dy këmbësore të cilat po kalonin trafikndarësen janë përplasur nga një makinë.
Njëra prej tyre, Lena Stafa ka ndërruar jetë, ndërsa këmbësorja tjetër, Hatije Muça, ka mbetur e plagosur. Sipas njoftimit të policisë 66-vjeçarja ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat.
-
VIDEO
Dumani në KLP: U përballëm me sulme, por s’e ndalim punën! Shqetësim zvarritja e seancave paraprake! Kritikat e Ramës? Dëshmitë do jenë me audio dhe video!
Kreu i SPAK Altin Dumani pritet të raportojë sot, në orën 11:00, për punën e vitit 2024 në KLP.
-
VIDEO
Lushnjë/ I premtoi se do t’i jepte para në këmbim të votës, arrestohet 38-vjeçari
Një 38-vjeçar i cili i premtoi një personi dhënien e një shume parash, dyshohet për t’i blerë votën në interes të një subjekti politik është vendosur në pranga nga policia e Lushnjës
-
VIDEO
I kërkuar në Itali për grup kriminal, trafik droge e falsifikim, arrestohet 45-vjeçari në Tiranë
Një 45-vjeçar i kërkuar në Itali për "Grup Kriminal", "Trafikim narkotikësh" dhe "Falsifikim dokumentash" është arrestuar në Tiranë.
-
VIDEO
Vrasja e Martin Canit në Tiranë, sot do të mbushte 15- vjeç, familja i çon lule tek varri
Por këtë të diel, në vend të tortës e dhuratave, ata morën lule të bardha dhe tullumbace dhe shkuan pranë varrit të tij. Në një kornizë të vendosur aty pranë shkruhej: “Martin, ylli më i bukur i qiellit”.
-
VIDEO
Tiranë/ Dy turistët gjermanë humbën rrugën në ‘Shpellën e Pëllumbasit’, policia i vjen në ndihmë pas disa orësh kërkime
Turistët kanë njoftuar policinë se kanë humbur rrugën dhe uniformat janë vendosur në lëvizje menjëherë pas sinjalizimit. Pas disa orësh kërkimesh turistët janë lokalizuar dhe janë gjetur në gjendje të mirë shëndetësore.
-
VIDEO
11 maji/ SPAK në terren, ‘konstituohen’ zyrat në 12 qarqet! Në këto zgjedhje, vëmendje e shtuar hetimit të krimeve zgjedhore
Paralelisht me partitë politike edhe prokuroria e posaçme ka zbritur ne te gjitha qarqet e vendit për të monitoruar situatën para dhe pas zgjedhore, për të parandaluar krimet elektorale. Të premten drejtuesi i SPAK Altin Dumani së bashku me prokurorët e deleguar ne rrethe kanë zhvilluar takime për të koordinuar veprimet.
-
VIDEO
165 shoferë të ndëshkuar gjatë një jave në 'Tunelin e Murrizit', Policia Rrugore: 400 mijë lekë gjobë dhe 15 pikë zbritje nga patenta
Policia Rrugore ka intensifikuar monitorimet e akseve rrugore, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore. Përgjatë dy javëve të fundit, në Tunelin e Murrizit policia ka vendosur 165 gjoba në shumën 40 000 lekë të rinj dhe me zbritje prej 15 pikësh nga leja e drejtimit.
-
VIDEO
Besimtarët katolikë e ortodoksë kremtojnë të dielën e Larit! Kryepeshkopi Joan: Përulësia e sjell Zotin tek ne! Arqipeshkvi Peragine: Të ndjekim rrugën e Jezusit
Një javë, para ditës së Ringjalljes së Krishtit, besimtarët e krishterë dhe katolikë kremtuan ditën e palmave, ose siç njihet ndryshe “Dita e Dafinave”. Klerikët katolikë e ortodokse bënë thirrje për përulësi si një mënyrë për ta afruar më shumë Zotin me njerëzit.