-
VIDEO
Vetëvrasja e Donald Grekut në bllokun e sigurisë reagon Komiteti i Helsinkit: Mjeku i bllokut të sigurisë i dha Xanax për herë të dytë pa u konsultuar me toksikologun
Pas vetëvrasjes së rëndë në Bllokun e Sigurisë në Drejtorinë Vendore të Policisë në Tiranë, më datë 13 Maj në bllokun e sigurisë së Donald Grekut, ka reaguar me një deklaratë zyrtare Komiteti i Shqiptar i Helsinkit.
Sipas Komiteti Shqiptar të Helsinkit, viktima kishte deklaruar se ishte përdorues i lëndëve narkotike dhe kishte kërkuar trajtim mjekësor.
“Mjeku specialist toksikolog nuk kishte përcaktuar medikamentin që duhej të merrte, ndërsa mjeku i institucionit nuk e konsultoi më tej,” -thuhet në raportin e Komitetit.
-
VIDEO
Rama batuta me të riun në Njësinë 6: Po qielli, të pëlqeu sa blu ishte? Po diellin e pe sa i ngrohtë?
Kryeministri Edi Rama dhe njëkohësisht Kryetari i Partisë Socialiste, bashkë me drejtuesen politike të Qarkut të Tiranës, Ogerta Manastirliu, zhvilloi një takim me shtabin elektoral të Njësisë 6 në Tiranë mbrëmjen e djeshme.
-
VIDEO
Durrës/ Me shpejtësi 'skëterrë' makina përfundon në trotuar pasi përplaset me një mjet të parkuar! Report Tv siguron pamjet e aksidentit
Një makinë me shpejtësi të lartë ka humbur kontrollin duke u përplasur me një tjetër automjet më pas ka përfunduar në trotuar duke dëmtuar qepenat e një dyqani që ndodhej aty
-
VIDEO
Aksident në aksin Berat-Duhanas, mjeti del nga rruga, shpëton shoferi, nxirret me ndihmën e forcave zjarrfikëse
Një aksident në aksin Berat-Duhanas, ku jeti tip BMË ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal. Në vendngjarje kanë shkuar forca policie dhe zjarrfikëse, ndërsa kanë qenë efektivët zjarrfikës ata që kanë bërë të mundur nxjerrjen nga mjeti të shoferit Adnand Çala.
-
VIDEO
Bashkim Ulaj nis ndërtimin e resortit luksoz në Velipojë, banorët në protestë: Bashkëpunëtori i tij na grabiti tokën, falsifikuan dokumentet! Kallëzim në SPAK
Pritet me protestë nisja e punimeve për resortin luksoz “Blue Borgo” të biznesmenit pranë Berishës, Bashkim Ulaj. Banorët akuzojnë se Ulaj me bashkëpunëtorin e tij u kanë grabitur pronat duke falsifikuar dokumentet e pronësisë. Projekti me vila luksoze shtrihet në kufi me zonën e fshatit Baks-Rrjoll në Velipojë në një sipërfaqe 147.2 hektarësh.
-
VIDEO
Partitë 'i betohen' KQZ-së për një fushatë etike! PD: Rama përdor gjuhë denigruese, kush e ndal? Socialisti Gogu: Mos ngatërroni ironinë dhe sarkazmën
Partitë Politike nënshkruan sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve një kod etike, ku angazhohen për një fushatë me integritet. PD akuzoi Ramën për gjuhë tallëse e fyese, ndërsa PS u përgjigj se etiketimet e pahijshme nuk duhet të ngatërrohen me ironitë. Ilirjan Celibashi ju bën thirrje liderëve për vetëpërmbajte.
-
VIDEO
Vlorë/ Zjarri shkrumbon lokalin në Novoselë, dëme të shumta materiale! Shkak dyshohet shkëndija elektrike
Nga zjarri janë shkaktuar dëme materiale, kurse forcat zjarrfikëse kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, duke bërë të mundur shuarjen
-
VIDEO
Aksident në aksin Lezhë-Shëngjin, 2 mjete përplasen me njëra-tjetrën, plagosen 4 persona
Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin, ku dy automjete janë përplasur kokë më kokë me njëra- tjetrën. Si pasojë e përplasjes, 4 persona kanë mbetur të plagosur, dy prej tyre në gjendje të rëndë.
-
VIDEO
Lëvizja Shqipëria Bëhet: Kandidatët tanë për deputetë me profesion mësues po shantazhohen me pezullim nga detyra nga drejtorët e shkollave! Marrin emaile jozyrtare
Lëvizja Shqipëria Bëhet, e cila garon në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, pretendon se mësuesit që kandidojnë për deputet nën siglën e saj, po shantazhohen nga drejtorët e shkollave ku punojnë dhe Zyrat Vendore Arsimore përkatese.
-
VIDEO
Hapja e negociatave/ Rama: Komisioni Europian na refuzoi 3 herë sepse s’ka qenë dëshira, tani ata duan që ne të hyjmë në BE
Kryministri Edi Rama, u ndal edhe tek hapja e negociatave, ku tha se Bashkimi Europian nuk ka pasur dëshirën, por tashmë BE do që Shqipëria të hyjmë në BE pasi ka bërë detyrat.
Ai foli edhe për njohjen e pensioneve për shqiptarët që jetojnë në Greqi. Kryeministri tha se nëse hyjmë në BE do të bëhet njohja e pensioneve automatikisht.
‘Ata që janë jashtë dhe duan njohjen e pensioneve, sidomos në Greqi që një pjesë s’ka dokumente dhe janë në stres se ca do bëjnë me ato vite pune, por në momentin që futemi në BE marrin pasaportën automatikisht dhe s’kanë nevojë për dokumente dhe ju njihen vitet e punës për pensionet dhe mund të bëjnë transferimin nga këtu atje ose nga atje këtu. Por dikush mund të thotë mund të shkojmë në BE dhe ta marrim pasaportën edhe duke votuar kënetën sepse edhe ata këtë thonë do çojmë vendin në BE pa hyrë në problematikat e bufit, që e ka damkën në lule të ballit dhe se di se si mund të imagjinoj dikush se do të ketë të hapur dyert e komunikimit si i kam unë me shumicën qeverisjes.
Ne kemi që në vitin 90 që ëndërrojmë që të jemi si gjithë Europa. Nga ’92 ne jemi përpjekur që të futemi në BE, por ne i kemi bërë detyrat dhe pavarisht kësaj 3 herë rresht Komisioni Europian thoshte shiko se janë disa probleme të tjera, pra nuk kishte dëshira nga ana e tyre që të na hapin derën dhe të na merrnin si është sot.
Për herë të parë, ata duan që ne të hyjnë BE dhe të hyjmë sa më parë, jo se ranë në dashur mene por ne i kemi bërë detyrat tona. Kur kemi marr detyrën në fillim ka qenë e tmerrshme, nuk të shihnin në sy ca ti themi ne tani këtyre dhe nuk kishin as respekt dhe as besim për ne. Ata duan që të zgjerojnë BE dhe të marrin anëtar të rinj dhe anëtarët e rinj më afër derës janë Shqipëria dhe Mali i Zi.
-
VIDEO
Kryeministri Rama ironizon Berishën me tre bufa: Këta janë njishat
Kryeministri Edi Rama ironizuar sërish Sali Berishën me një video në Facebook, ku shihen 3 bufa. Krahas videos, dëgjohet edhe zëri i kreut të PD që thotë ne jemi njisha.
-
VIDEO
Gazetari Ilir Konomi: Mbyllja e Zërit të Amerikës, e trishtueshme por Trump ka mandat për të bërë reforma
Ilir Konomi, i cili është larguar tre vite më parë nga Zëri i Amerikës promovoi librat e tij studimor për Fan Nolin në qytetin e Korçës. Gazetari dhe studiuesi i njohur komentoi zhvillimet më të fundit në Uashtingon, siç është kërkesa e Presidentit Trump për të mbyllur Zërin e Amerikës