-
VIDEO
‘Pse nuk bëni trena’, Rama i kthehet komentuesit: Ne nuk kishim rrugë për të shkuar në aeroport, ç’më diskutoni hekurudha
Kreu i qeverisë iu përgjigj një komentuesi që i kërkoi linja hekurudhore, ndërsa theksoi se Tiranë-Durrës është drejt përfundimit. Rama tha se kur kanë marrë qeverisjen e gjetën buxhetin gropë, ndërsa u kujtoi ndjekësve edhe transformimet që janë bërë, duke u thënë se nuk kishte rrugë për të shkuar deri në aeroport.
-
VIDEO
Rama: Barazia para ligjit, bëma më e madhe dhe historike e PS! Më 11 Maj s’duhet të kthehemi pas në drejtësinë e pazarxhinjve
Kryeministri Edi Rama, në bashkëbisedimin live me ndjekësit në rrjete sociale, tha se drejtësia e re është bëma më e madhe dhe historike e PS.
-
VIDEO
Itali/ Autobusi turistik bie në lumin Po në Torino, humb jetën shoferi! Dyshohet të ketë qenë i vetmi në automjet
Një autobus turistik ka rënë në lumin Po, pranë Piazza Vittorio Veneto, në qytetin e Torinos. Mjeti ka përplasur një mur mbrojtës, ka rënë në lumë dhe është zhytur pjesërisht në ujë.
-
VIDEO
Konfirmohet mbështetja amerikane edhe nga Trump për reformën në drejtësi, ekspertët e OPDAT rikthehen në SPAK
Reforma në drejtësi në Shqipëri do të vijojë të ketë mbështetjen amerikane edhe nga administrata Trump. Ekspertët amerikanë të OPDAT janë rikthyer në SPAK për t’i ofruar asistencë hetimeve të prokurorëve të posaçme, rreth dy muaj pasi urdhrit të Trump që ngriu fondet për ndihmën ndërkombëtare të SHBA.
-
VIDEO
Protesta kundër ndërtimit të resortit të Ulajt, shoqërohen disa banorë! Kryetarja e PD në Shkodër: Dhuna e patolerueshme
Protesta e nisur në mëngjes në fshatin Baks-Rrjoll të Velipojës ka agravuar në orët e pasdites. Banorët kanë tentuar të bllokojnë makineritë e kompanisë “Gener 2”, ndaj dhjetera efektivë kanë ndërhyrë duke shoqëruar disa prej protestuesve.
Këto janë pamjet që tregojnë përplasjen dhe shoqërimet, gjatë orëve të pasdites ne kantierin ku do ndertohet resorti i Bashkim Ulajt.
Para Drejtorise së Policisë në Shkoder janë mbledhur banorët që kërkojnë lirimin e bashkëfshatarëve të tyre.
Një reagim për shoqërimin e banorëve e ka pasur edhe kryetarja e PD në Shkodër, Eliona Shkreli e cila shprehet se banorët e fshatit turistik Rrjoll kanë protestuar për të drejtat e tyre. Shkreli shprehet se përdorimi i dhunës dhe forcës nga policia është e patolerueshme.
-
VIDEO
Rama inspekton punimet në shkollën ‘Ndre Mjeda’, do të mësojnë 800 nxënës! Kryeministri: Shkodrën e kishin lënë në harresë
Teksa ndodhet sot në Shkodër, kryeministri Edi Rama ka inspektuar sot punimet për rikonstruksionin e shkollës ‘Ndre Mjeda’ në Shkodër, i shoqëruar edhe nga kryebashkiaku i këtij qyteti Benet Beci.
-
VIDEO
Rama: Airbnb nuk e kërcënon ende hotelerinë në Shqipëri, vitin që vjen sjellim një zgjidhje dixhitale
Kryeministri Edi Rama, në një takim me sipërmarrësit e rinj në Shkodër, tha se Airbnb nuk ka ende kapacitet konkurrues për hoteleritë në vendin tonë. Sipas kreut të qeverisë, ashtu sikurse me hoteleritë, vitin që vjen do të sjellin një zgjidhje që synon edhe Airbnb.
“Akoma nuk jemi në fazën që të kemi kapacitet konkurrues për Airbnb, nuk është akoma faza që Airbnb kërcënojnë hoteleritë. E dyta, e kemi lënë që njerëzit të mund të fitojnë ca lekë. Të mos fillojmë historira me inspektorë e kontrolle deri nëpër shtëpia dhe ndërkohë këtë vit fillojmë fazën e re, në radhë të parë me hotelet se e dini shumë mirë se nuk i deklaroni të gjitha siç duhet të gjitha ato që fitoni. Në deklarimin e shtretërve, hotelet nuk e thonë të vërtetën. Ajo që do të bëjmë këtë vit që të fillojmë, ne kemi TVSH më të ulët në Evropë dhe rajon, 6 përqind për hotelet, dhe e kemi bërë qëllimisht për t’u dhënë mundësinë hoteleve. Për të fituar keni fituar, për të formalizuar akoma jemi larg. Këtë vit, duke filluar nga maji, është një program që sipas dëshirës kush nuk do asnjë kontroll apo problem, dhimbje koke me historira kontrollesh tatimore, duhet të bjerë dakord që të bëjë një marrëveshje me tatimet edhe të paguajë 65 përqind nga maji-shtator. Vitin e ardhshëm po punojmë për një solucion dixhital që do të përfshirë edhe Airbnb, Italia, Spanja ka pasur problem të madh, edhe Kroacia.”, u shpreh Rama.
-
VIDEO
Serbia kundër, Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët
Sipas qeverisë kroate nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në rrugën e tyre evropiane dhe euroatlantike.
-
VIDEO
Hapet konkursi/ ‘Fetë nën një çati', detajet e 'Parkut të besimit'! 210 mijë m² pranë Kalasë së Petrelës! 100 struktura fjetjeje e restorante me gatim tradicional
‘Parku i Besimit’ është projekti i ri i shpallur nga Korporata e Investimeve Shqiptare, që synon ndërtimin e një parku në zonën e Petrelës, brenda të cilit do të bashkëjetojnë të gjitha besimet fetare. Në dokumente thuhet se brenda parkut do të ndërtohen struktura me simbolet e besimeve fetare, që do të jenë të hapura për vizitorët.
-
VIDEO
Deliu për Report Tv: Plani i ri i rritjes për Ballkanin Perëndimor nuk ka ndodhur më parë për vendet kandidate në BE
E ftuar në lidhje skype për të folur mbi temën ishte Nirvana Deliu eksperte për çështjet e integrimit. Deliu u shpreh se ‘Plani i ri i rritjes për Ballkanin Perëndimor’ ka disa prioritete në lidhje me përftimet që vinë nga BE.
-
VIDEO
Rrjedhja e TIMS/ Prokuroria merr të pandehur ish-drejtorin e IT në Policinë e Shtetit: Kopjoi të dhënat, futi në godinë persona të paautorizuar! Veprimet gjatë natës
Prokuroria e Tiranës merr të pandehur ish-drejtorin e IT-së, Ervin Muça, i cili akuzohet se eksportoi bazën e të dhënave TIMS të Policisë së Shtetit. Muça urdhëroi punonjësit për hapjen e portave USB dhe lejoi futjen në godinë të personave të paautorizuar. Të dhënat e TIMS u kopjuan në një hard disk dhe veprimet u kryen gjatë natës.
-
VIDEO
Rama: Pagat në Theth më të mira se në Greqi! Sipërmarrësi: Ishim 20 familje tani punojnë 300, mbajmë me para kushërinjtë që jetojnë në Gjermani e Itali
Thethi është një nga fshatrat që dikur i braktisur çdo vit e më shumë është kthyer në atraksion për turizmin malor.