-
VIDEO
‘Djathtas për Zhvillim’ prezanton kandidatët për 11 majin! Alibeaj: Krah SPAK, po ndëshkon korrupsionin! Shehi: Listat e mbyllura në turpin e PD
Enkelejd Alibeaj dhe Dashamir Shehi prezantuan këtë të hënë kandidatët për deputetë si dhe pikat kryesore të programit. Duke kritikuar marrëveshjen e 2008 Rama-Berisha që sipas tyre u pasua me mbylljen e një pjese të listave në korrik të vitit të shkuar, Alibeaj dhe Shehi premtuan ta vijojnë betejën për lista të hapura edhe në parlamentin e ri.
-
VIDEO
‘7x7 = 313’, Basha i përgjigjet Ramës: Tre herë i le socialistët me gisht në gojë
Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha i është përgjigjur sërish kryeministrit Rama, pas një vizitë të këtij të fundit në Sarandë ku bëri batuta me një qytetar që i tha se kishte ndërruar parti vetëm për PS.
-
VIDEO
‘Ksamili si një krevat i madh’, Rama kritika bizneseve: Ka ngelur pa parë vetëm shezlongë nën ujë dhe çmime 1 mijë euro
Kryeministri Edi Rama, në takimin me sipërmarrësit në Sarandë, u ndal edhe te problematika me hapësirat dhe çmimet e larta në Ksamil. Kreu i qeverisë kritikoi bizneset teksa tha se tashmë kanë ngelur t’i vendosin shezllonget në ujë dhe t’i rrisin çmimet e tyre në 1 mijë euro.
-
VIDEO
‘Paktet hotele-restorante për të zënë hapësira s’do të funksionojnë’, Rama në Sarandë: Kemi gati planin për mbikëqyrjen e plazheve me dron
Në takimin me sipërmarrësit e rinj në Sarandë, një qytetare shprehu shqetësimin se si hotelet dhe restorantet të caktuara bashkëpunojnë dhe bëjnë kontrata false për të zënë hapësira të caktuara plazhi.
Kryeministri tha se një marrëveshje e tillë mes restoranteve dhe hoteleve nuk do të funksionojë për shkak se këtë vit do të ketë më shumë kontrolle si edhe është hartuar një plan për menaxhimin e plazheve private dhe atyre publike. Ai tha se tashmë është gati edhe plani për monitorimin e plazheve me dron.
-
VIDEO
Edhe Alibeaj i bashkohet ‘trendit’ të videove në rrjetet sociale, shfaqet me dy vajzat para SPAK
Videot në rrjetet sociale, janë kthyer në një armë të fortë të fushatës elektorale. Së fundmi Alibeaj është shfaqur së bashku me dy vajzat e tij para mjediseve të SPAK, një mesazh i qartë për qëndrimin e tij në mbështetje të drejtësisë.
-
VIDEO
‘Paketa e Maleve’, Rama nga Saranda: Investoni në agroturizëm, 500 përfituesit e parë s’paguajnë taksa për 10 vite
Nga Saranda, kryeministri Edi Rama foli edhe ligjin ‘Paketa e Maleve’ duke bërë edhe njëherë thirrje për investime në agroturizëm apo agropërpunim. Gjatë një takimi me sipërmarrës të rinj nga qyteti i Sarandës, kryeministri shpjegoi se kjo paketë nuk iu referohet vetëm ‘maleve’, por çdo territori të bindshëm të Shqipërisë, duke theksuar se përfitues mund të jenë edhe persona si në zonat edhe Delvinë apo Konispol. 500 të parët që do aplikojnë dhe nisin investimin nuk do paguajnë taksa për një periudhë 10-vjeçare.
-
VIDEO
Rama ironizon sërish Berishën me një buf: Sy m’sy ke këneta
Kryeministri Edi Rama ironizuar sërish Sali Berishën me një video të një bufi në Facebook.
-
VIDEO
Rama nga Saranda: Kontrolle bizneseve me asistent virtual, plazheve monitorim me dron! Ndalimi i prokurimeve 4 muaj para zgjedhjeve, absurditet
Nga një takim me sipërmarrësit në Sarandë, kryeministri Rama paralajmëroi bizneset hoteliere për mosdeklarimin e numrit të saktë të shtretëve të pranojnë mundësinë e parapagesës 65% nëse nuk duan kontrolle dhe masa më të ashpra. Ai e cilësoi ligjin që ndalon investimet 4 muaj para zgjedhjeve si një absurditet.
-
VIDEO
Sherr me sende të forta mes dy shoferëve në Kamëz, njëri përfundon në spital, tjetri në kërkim! Qëllohet me armë në ajër
Kamëz-Një sherr mes dy shoferëve ka ndodhur sot në Kamëz.
Siç bën me dije dhe policia gjatë konfliktit të dy kanë goditur njëri-tjetrin me sende të forta. Njëri prej tyre ka përfunduar në spital dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa shoferi tjetër ndodhet në kërkim.
Sipas hetimeve paraprake dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në ajër.
-
VIDEO
“Bëni hile me numrin e shtretërve”, Rama në Sarandë: Po shqyrtojmë një opsion, 65 përqind parapagim nëse nuk doni kontrolle gjatë pikut
Kryeministri Edi Rama, në takimin me sipërmarrësit e rinj në Sarandë, deklaroi se po shqyrtojnë një opsion që do t’u jepte mundësinë strukturave hoteliere që të pranojnë një paradeklarim me marrëveshje 65 përqind nëse nuk duan të kenë kontrolle gjatë pikut të sezonit.
Kreu i qeverisë iu përmendi atyre hilet që bëjnë me mosdeklarimin e saktë për shtretërve, dhe tha se nëse nuk e pranojnë një opsion të tillë që po diskutojnë, atëherë do të përballen me masa të ashpra ndëshkuese.
-
VIDEO
Tentoi të vriste bashkëshorten, arrestohet 68-vjeçari në Vaun e Dejës! Qëlloi me armë gjahu, e goditi me grushte dhe më pas e dëmtoi me xham
Një 68-vjeçar në Vaun e Dejës është arrestuar pasi tentoi që të vriste bashkëshorten e tij. Sipas policisë, dyshohet se Xhabir Hoxhaj për motive xhelozie ka qëlluar dy herë me çifte ndaj bashkëshortes për ta vrarë, e ka goditur me grushte në fytyrë dhe më pas e ka dëmtuar me xham në qafë dhe shpatull.
61-vjeçarja është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndaj autorit rëndon akuza për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare” e mbetur në tentativë. Ndërkohë, është sekuestruar arma e gjahut, dy gëzhoja dhe 17 fishekë armë gjahu.
-
VIDEO
E rëndë në Bulqizë/ Banesa përfshihet nga flakët, ndërron jetë 80-vjeçari (EMRI)
Një banesë në katin e parë të një pallati në Bulqizë është përfshirë nga flakët, mëngjesin e sotëm. Ka ndërruar jetë Xhevdet Cara i cili jetonte vetëm me bashkëshorten. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit