-
VIDEO
Rama në Shkodër batuta me sipërmarrësin e verërave: Unë e njoh se pi shishen 33 mijë euro e ke parasysh! Me hyrjen në BE, agroturizmi, ofertë luksi jo 'hajde të hamë pula në fshat''
Kryeministri Edi Rama në Shkodër, krah ministrit të shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Maznikut dhe Blendi Gonxhes Ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit prezantuan ‘Paketën e Maleve” tek sipërmarrësit.
-
VIDEO
Operacioni ‘Kroi’ në Kukës, në pranga 45-vjeçari, kultivoi 3 parcela me kanabis në qershor 2024
Kukës/Finalizohet operacioni policor i koduar “Kroi”, për kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim.
Në qershor 2024, kultivoi bimë narkotike në 3 parcela dhe posedoi kallashnikov, lokalizohet dhe arrestohet 45-vjeçari.
Si rezultat i kontrolleve të kryera në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, Komisariati i Policisë Kukës finalizoi operacionin “Kroi”, gjatë të cilit u vu në pranga shtetasi N. M., 45 vjeç.
Ai ishte shpallur në kërkim, sepse Gjykata e Kukësit i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Në qeshor 2024, shërbimet e Policisë konstatuan se 45-vjeçari kishte kultivuar bimë narkotike, në 3 parcela, në vendin e quajtur “Mahalla e Kroit të Madh”. Më tej, nga kontrollet në banesën e këtij shtetasi, u gjet 1 armë zjarri kallashnikov me municion luftarak, që posedohej pa leje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Kukësit, për veprime të mëtejshme.
-
VIDEO
Durrës/ Tentuan të fusnin 50 mijë euro mall kontrabandë, në pranga 2 shoferët e autobusit (EMRAT)
Dy shoferë autobusi janë vendosur në pranga nga Policia Kufitare e Durrësit pasi tentuan të fusnin 50 mijë euro mall kontrabandë
-
VIDEO
Vijon protesta kundër ndërtimit të resortit të Bashkim Ulajt në Velipojë, banorët përplasen me policinë: Na grabiti pronat me kreun e PL në Malësi të Madhe
Për të dytën ditë radhazi vijon protesta kundër ndërtimit të resortit luksoz të biznesmenit pranë Berishës, Bashkim Ulaj. Banorët në fshatin Baks-Rrjoll në Velipojë thonë se Ulaj në bashkëpunim me kreun e PL në Malësi të Madhe, njëherazi edhe anëtar i Këshillit Bashkiak nën siglën e Bashkë Fitojmë, u kanë grabitur pronat duke falsifikuar dokumentet e pronësisë. Projekti me vila luksoze shtrihet në një sipërfaqe 147.2 hektarësh.
-
VIDEO
Rama në Shkodër, me 2 ministra prezanton 'Paketën e Maleve'
Kryeministri Edi Rama në Shkodër, krah ministrit të shtetit për Pushtetin Vendor Arbjan Maznikut dhe Blendi Gonxhes Ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit po prezantojnë ‘Paketën e Maleve”
-
VIDEO
Tiranë/ Hodhën dy shishe benzinë në oborrin e një shtëpie, arrestohen dy të miturit!
Dy të mitur të cilët hodhën dy shishe benzinë në oborrin e një banese janë vendosur ne pranga blutë e kryeqytetit.
-
VIDEO
Prej vitesh i murosur pas shëmtisë së kaosit 'liridemokratik' shikoni si është transformuar hyrja e Shkodrës! Rama: Ishte kthyer në xhep falco, si Lana e viteve 2000
Rama pranon se Shkodra është lënë pas dore por se qeveria tashmë ka kthyer sytë drejt saj me një sërë projektesh mes tyre dhe ky për transformimin e hyrjes së qytetit.
-
VIDEO
Berat/ Përplasi këmbësoren dhe u largua, nis hetimi për 60-vjeçarin
Shoferi i cili përplasi një këmbësore para pesë ditëve në rrugën "Antipatrea, Berat do të hetohet në gjendje të lirë. Fatmirësisht 37-vjeçarja ndodhet jashtë rrezikut për jetën
-
VIDEO
Rama mesazh socialistëve: Jemi krah drejtësisë, kush devijon nga rruga të shkojë aty ku e ka vendin
Kryeministri Edi Rama thotë se PS është e vetmja forcë politike që garanton vijimësinë e reformës në drejtësi. Gjatë një takimi me kandidatët për deputetë, nga Shiroka, Rama tha se për herë të parë pushteti politik i ka dorëzuar shpatën drejtësisë. Kreu i qeverisë u shpreh se janë krah drejtësisë pavarësisht të gjitha lajthitjeve, ndërsa një mesazh dha edhe për të tijët kur tha se kush devijon nga rruga të shkojë atje ku e ka vendin.
-
VIDEO
Rama mesazh votuesve për ‘partitë e reja’: Futën në lista 'xhajet' dhe hallat se nuk i mbushnin dot, ‘hënkshin’ kokat! Kemi mundësinë e artë në 11 Maj të hyjmë në BE
Kryeministri Edi Rama nga Shkodra gjatë prezantimit të kandidatëve ka folur për votuesit për rëndësinë e votës në 11 Maji dhe e ka mbështetur mesazhin e tij në rëndësinë që do duhet t’i kushtohet procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Rama ka thënë se të ardhurat do jenë të 10-fishuara nëse Shqipëria do të jetë pjesë e Evropës.
-
VIDEO
Rama ironizon kandidatët e Berishës në Shkodër: Personazhe groteskë që të vjen turp t’i përmendësh! Pas Dash Sulës, vlerëson një tjetër deputete të PD
Kryeministri Edi Rama, nga Shiroka, ka ironizuar listën e kandidatëve për deputetë të e Aleancës për Shqipërinë Madhështore. Rama tha se më 11 maj, PS i duhet jo vetëm mbështetja e socialistëve, por edhe e demokratëve, duke thënë se nuk mund të kthehen pas tek ca personazhe groteskë të kënetës. Listën e Berishës në Shkodër, e quajti ‘kartëvizitë’ të kënetës.
-
VIDEO
Rama në Shkodër mbron 'Neomalësoren': Nuk është vajza me qingja e keca, por me ambicie! Bullizimi 'pocaqi' e atyre që s'kanë turp
Kryeministri Edi Rama pati një reagim dhe ndaj sulmeve për Marjana Koçekun, e njohur si "Neomalsorja" kandidate në listën e mbyllur të socialistëve në Shkodër. Në takimin në Shirokë me kandidatët socialistë dha dhe një shpjegim përse PS mirëpriti ftesën e saj për të hyrë në politikë, megjithëse 'kokëfortësia e saj' do të jetë problem më vete,tha Rama