-
VIDEO
Rama: Marrja e financimit nga Plani i ri i Rritjes, shenjë e ecurisë së mirë në negociata! Citon anketën e BE: Sot më shumë se kurrë na duhet Unioni
Në rubrikën ‘Sy m’sy’, kryeministri Rama tha se financimi që pritet të marrë vendi nga Plani i Rritjes së BE tregon edhe njëherë ecurinë e mirë në negociata. Ai thotë se Shqipërisë i duhet më shumë se kurrë BE për shkak të situatës gjeopolitike. Një koment bëri edhe për PD, teksa tha se është marrë peng nga Berisha, ndërsa primaret i cilësoi një pabesi të tij.
-
VIDEO
Aksident i rëndë në Elbasan! Makina përplaset me kamionin, dy të plagosur
Një autoveturë, e cila dyshohet se po qarkullonte me shpejtësi tej normave të lejuara është përplasur me një automjet të tonazhit të rëndë. Makina në tentativë parakalimi ka humbur drejtimin e lëvizjes dhe ka goditur fuqishëm nga pas automjetin tjetër që ishte gjithashtu në lëvizje. Për pasojë automjeti është shkatërruar pothuajse plotësisht dhe gomat e para nga goditja me automjetin tjetër kanë “fluturuar” disa metra larg.
Paraprakisht konfirmohet se drejtuesi i autoveturës dhe një person tjetër janë transportuar për në Spitalin Rajonal të Elbasanit, ndërsa policia ka dokumentuar provat në vendin e aksidentit për të përcaktuar shkaktarin e ngjarjes që ndodhi në fshatin Katund i Ri në Njësinë Administrative Bradashesh.
-
VIDEO
'Burgu, burgu... kush e ka radhën....' Rama: Të degraduarit duhet të marrin përgjigjen më 11 maj! Bufi i kënetës e 'kukulla' e tij (Basha) kërcënim për reformën në drejtësi
Kryeministri Edi Rama argumenton pse vota e 11 majit duhet të jetë për PS-në. Për të mos e lënë të ikë treni i historisë për Shqipërinë për të hyrë në BE, si e vetmja garanci për një sistem drejtësie të pavarur.
-
VIDEO
Berisha përfshihet në ‘serialin’ Rama-Basha, publikon video me fjalor banal! Nuk harron as Yuri Kim
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është futur ditën e sotme nw serialin ‘Rama-Basha’ në një video të publikuar në rrjetet sociale, ku përdor një fjalor banal, duke vendosur si pjesë të saj këngën e Unikatilit ‘Mos më shaj mas shpine’.
Ajo që bie në sy është se Berisha e ka montuar videon në mënyrë të tillë që tregon një qasje në dukje të dhunshme të ofruar për publikun.
Kënga ka një përmbajtje provokuese, ku jep mesazhin e përplasjes fizike. Në video përmbahen fjalë të tilla si 'plesht' dhe 'armiq'.
-
VIDEO
Berat/ Plagoset me thikë klienti i moshuar në lokal në ‘Çelepias’, autori arratiset! I dëmtuari dërgohet në spital, dëshmitarët: Kërkoi një person dhe shau klientët (EMRAT)
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Beratit. Një i moshuar, klient, mbeti i dëmtuar rëndë dhe u dërgua në spital, kurse autori u arratis nga vendngjarja. Agresori kërkoi një person dhe pasi s'e gjeti nisi të shante klientët
-
VIDEO
Gjirokastër/ 3 turistë grekë humbën rrugën gjatë eksplorimit në malin e Priskës, shpëtohen nga policia
3 turistë grekë që kishin humbur rrugën në fshatin Ballaban në Gjirokastër, janë ndihmuar nga policia.
‘Shërbimet e Policisë u shkojnë në ndihmë 3 turistëve grekë, të cilët kishin humbur orientimin gjatë eksplorimit me motomjete në malin e Priskës, në fshatin Pavar, Ballaban, për shkak të kushteve të vështira atmosferike, terrenit të thyer dhe errësirës.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet, pas njoftimit të marrë nga 3 turistët grekë, të cilët kërkonin ndihmë pasi kishin humbur orientimin gjatë eksplorimit me motomjete në fshatin Pavar dhe si pasojë kishin mbetur të izoluar në terrenin e vështirë të malit, kanë shkuar në zonë për t’u ofruar ndihmë.
-
VIDEO
Institucionet dhe Bashkitë kanë 7,3 mld lekë të prapambetura borxhe! Ministria e Infrastrukturës bën investime por nuk paguan
Detyrimet e prapambetura u ulën me rreth 500 milionë lekë gjatë vitit të shkuar, por përsëri vijon problemi i investimeve të papaguara dhe i largimeve të padrejta nga puna. Sipas ë dhënave të Ministrisë së Financave, në fund të vitit 2024, detyrimet e institucioneve qendrore e vendore ishin 7.3 miliardë lekë
-
VIDEO
Moti i keq/ Era e fortë shkakton probleme në Vlorë, rrëzohen pemë dhe shtylla elektrike
-Për shkak të erës se fortë që ka prekur prej mëngjesit të se dielës qytetin e Vlorës dhe po vazhdon në brendësi të bllokut të banimit "Rilindja" është rrëzuar një pemë
Pema ka rënë pranë segmentit rrugor teksa po vijon puna për prerjen dhe largimin e saj. Gjithashtu janë rrëzuar dhe dy shtylla të ndricimit rrugor. Një prej tyre është dëmtuar nga pema e rrëzuar dhe tjetra është tërhequr poshtë prej kabllove që kanë qënë të lidhura.
Kabllot elektrike kanë përfunduar në tokë teksa ka ndërhyrje edhe të punonjësve të OSHEE për ti larguar nga segmenti rrugor
-
VIDEO
Standard & Poor’s rrit vlerësimin e Shqipërisë në ‘BB’ falë përmirësimit të pozicionit fiskal
Ky është rishikimi i dytë në rritje brenda një viti. Ky vendim ka reflektuar performancën e fortë ekonomike dhe fiskale të vendit gjatë viteve të fundit, tha agjencia.
-
VIDEO
Haklajt ‘i bëjnë gropën’ Sali Berishës, tjetër kallëzim në SPAK: Krijuesi i organizatës kriminale që ekzekutoi 3 pjesëtarë të familjes
Hetimet vazhdojnë dhe pozitat e Sali Berishës dhe besnikëve të tij në atë kohë mund të tronditen pasi është depozituar një kallëzim i ri penal nga Shote Haklaj dhe Vjollca Haklaj. Kallëzimi penal paraqet një sërë provash, dokumentesh dhe materialesh filmike që sipas palës kallëzuese vërtetojnë përgjegjësinë ligjore të të akuzuarve. Ato lidhen me vrasjen e tre shtetasve të së njëjtës familje: Sokol Haklaj, Elez Haklaj dhe Cen Haklaj.
-
VIDEO
Kishte fshehur 1890 fara kanabisi në kofanon e makinës, arrestohet 26-vjeçari në Krujë! Në banesë kishte edhe pajisje kultivimi
Një 26-vjeçar nga Kruja është arrestuar nga policia pasi në kofanën e makinës iu gjetën 1890 fara kanabisi.
Sipas njoftimit të policisë farat e kanabisit u gjetën pas një kontrolli të automjetit të Florian Kanit, në “Rrugën e Burrelit”.
Ndërkohë gjatë kontrolleve të kryera në banesën e të riut, Florian Kani, blutë informojnë se gjetën dhe sekuestruan pajisje për kultivim të lëndëve narkotike.
-
VIDEO
Rama inspekton punimet në Sarandë: Së shpejti nis rruga 6, rindërtimi i Pallatit të Kulturës dhe selia e re e Universitetit
Kryeministri Edi Rama inspektoi disa projekte në Sarandë, duke nisur nga pedonalja 'Skënderbej', Qendra e Pritjes Shumëfunksionale, rruga 5, kryqëzimet e rimodeluara, e cila do të ketë vendparkime për automjete, autobusa, taksi si edhe për skutera dhe biçikleta elektrike.