-
VIDEO
Zjarri në fushën e mbetjeve/ Dredha premton fundin e 'tymit toksik' në Vlorë para se të nisë sezoni veror: Do mbyllet dhe fusha në Orikum
Kryetari i bashkisë së Vlorës në një prononcim për median nga fusha e mbetjeve premton se fillimi i sezonit do të shënojë dhe fundin e ‘tymit toksik’ për Vlorën që vijnë nga zjarret në fushën e mbetjeve.
-
VIDEO
Zjarri në fushën e mbetjeve në Vlorë, Shefi i zjarrfikësve: Era favorizon përhapjen, po përpiqemi ta mbajmë nën kontroll
Luan Kapaj shef i zjarrëfikësve në Vlorë thotë se zjarri u mbajt nën kontroll gjatë natës por në mëngjes u përhap i ndihmuar dhe nga era e fortë.
-
VIDEO
Kreu manovra të gabuara në autostradën Tiranë-Durrës, gjobitet drejtuesi i kamionit
Pas një videoje të publikuar në rrjetet sociale, ku një kamion shihej duke kryer manovra të gabuara në autostradën Durrës-Tiranë, ka reaguar policia. Drejtuesi i kamionit është gjobitur me 20 000 të rinj.
-
VIDEO
Vlorë, sërish zjarr në fushën e mbetjeve, flakët po përhapen nga era, rrezikohen 5 banesa
Zjarri ka rënë mbrëmjen e djeshme (23 mars) dhe vijon ende, dhe po përhapet për shkak dhe të erës duke rrezikuar dhe disa banesa afër.
-
VIDEO
Dibër/ Bëri parakalim të gabuar në tunelin e rrugës së Arbrit me makinën e Policisë, hetim disiplinor për efektivin dhe 40 mijë lekë gjobë
Parakalimi në mënyrë të gabuar me makinën e punës i ka kushtuar jo vetëm gjobën efektivit që e drejtonte në tunelin e Rugës së Arbrit gjatë një parakalimi të gabuar të filmuar dhe publikuar në rrjetet sociale, por edhe një hetim disiplinor për të.
-
VIDEO
Studentët përdorin Chat GPT për provime dhe për të bërë temën e diplomës, pedagogia: Problem jo vetëm plagjiatura, por edhe formimi i rinisë
Studentët përdorin inteligjencën artificiale për të kopjuar në provime, një fenomen i pranuar edhe nga pedagogët. Universitetet po përpiqen të “kapin” kopjimin me kërkesa specifike edhe me platforma kundër plagjiaturës
-
VIDEO
Lejuan shfrytëzimin e gurëve dekorativë në malin e Tomorrit, arrest shtëpie për kreun Agjencisë së Zonave të Mbrojtura të Beratit e 2 të tjerë
“Arrest në shtëpi” caktoi Gjykata e Beratit për kreun e ADZM dhe 2 të tjerë, dhe detyrim paraqitje për një polic për shpërdorim detyre pasi lejuan nxjerrjen e gurëve dekorativ në zonën e mbrojtur të malit të Tomorit. Masat u firmosën pas një aksioni të nëntorit 2024 ku u arrestuan 3 persona dhe 5 administratorë subjektesh u shpallën në kërkim
-
VIDEO
Pas zgjedhjes si Kryepeshkop i Shqipërisë, Imzot Joani e jep meshën e parë në Korçë! Besimtarët: Është një nga figurat më të ndritura të ortodoksisë
Kryepeshkopi i Shqipërisë, Imzot Joan Pelushi, ka dhënë ditën e sotme meshën e tij të parë në këtë detyrë nga Kisha e Korçës, ku ka shërbyer prej 27 vitesh. Në nisje të meshës, kamera e Report TV ka pyetur disa nga besimtarët pjesëmarrës mbi këtë ngjarje.
Ata vlerësojnë kontributin e Pelushit dhe shprehen se kanë mësuar shumë prej tij. Një nga besimtarët e ka quajtur Imzot Joanin si një prej figurave të ndritura të besimit ortodoks.
‘Është një nga figurat më të ndritura që ka nxjerrë ortodoksia pas fortlumturisë Anastas. Është në nderin e tij që bën meshën e parë si Kryepeshkop i Shqipërisë.’-shprehet besimtari.
Një tjetër grua, besimtare e vjetër në qytetin e Korçës, thekson se ka mësuar shumë gjëra prej tij dhe vlerëson pjesëmarrjen e Kryepeshkopit në meshën e sotme.
‘Është njeriu më i lirë, më shpirtëror dhe më i bekuar. Ai na ka mësuar shumë gjëra për kishën, për njerëzimin, për besimin ndaj Zotit, të kemi miqësi nga gjithë anët. Jam shumë e lumtur që ai është këtu sot për meshën e parë si Kryepeshkop.’-tha besimtaria.
Në përfundim të intervistave, një besimtar i rregullt i kishës u shpreh se, sipas tij, ai është një nga njerëzit më të denjë të fesë ortodokse.
'Jam shumë i lumtur që dhespotit të Korçës iu dha mundësia të bëhej dhespot i Shqipërisë. Është njeriu më i denjë për ortodoksinë shqiptare.'- u shpreh një tjetër qytetar.
-
VIDEO
Moti i keq, pezullohet lundrimi edhe në Portin e Shëngjinit
Moti i keq me reshje shiudhe ere ka përfshirë edhe Lezhën, duke sjell pezullim të përkohshem të lundrimit detar në Portin e Shëngjinit. Autoritetet portuale njoftojnë se qe prej ores 6:00 të mëngjesit të 23 marsit, erërat e forta dhe dallgët e larta e bëjnë të rrezikshme lundrimin për anijet dhe mjetet e vogla detare.
Në këtë situatë, kapiteneria e portit ka urdhëruar ndalimin e përkohshëm të hyrje-daljeve të anijeve, deri në përmirësimin e kushteve atmosferike.Autoritetet u bëjnë thirrje të gjithë lundërtarëve dhe peshkatarëve të shmangin daljen në det deri në një njoftim të dytë, duke ruajtur sigurinë e tyre dhe të mjeteve lundruese.
Pritet që situata të vlerësohet në vijimësi dhe lundrimi detar në Shengjin të rifillojë sapo kushtet e motit të stabilizohen.
Ndërkohë nga moti keq me reshje shiu nuk raportohet për problematika të tjera në Qarkun e Lezhës, ndërsa situata po mbahet nën monitorim të vazhdueshem nga strukturat e Mbrojtjes Civile në të tre bashkitë e këtij qarku, Lezhë, Kurbin dhe Mirditë.
-
VIDEO
Përdornin qendrat e masazheve për prostitucion, Prokuroria e Tiranës çon në gjyq dy vëllezërit
Vëllezërit administratorë të 2 qendrave masazhi, dërgohen në gjyq nga Prokuroria Tiranë për veprën penale ‘Pastrimi produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’
Në gjyq për akuzën ''Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal janë dërguar vëllezërit Andi e Mario Roshi.
-
VIDEO
Krujë, eksploziv makinës së 25 vjeçarit, vetëm dëme materiale
Një sasi tritoli ka shpërthyer rreth orës 03:20 të mëngjesit në Krujë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Vrana Konti” të qytetit, dhe sasia e lëndës plasëse është vendosur në makinën tip “Opel Corsa” në përdorim të 25-vjeçarit Elton Kani.
Si pasojë e shpërthimit, për fat të mirë, janë shkaktuar vetëm dëme materiale në pjesën e parë të mjetit, aty ku autori ka vendosur sasinë shpërthyese.
Policia e Krujës ka nisur hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarje, ndërsa po punon për identifikimin e autorit apo autorëve. Po ashtu, në fokus është edhe marrja në pyetje e pronarit të mjetit, për të kuptuar mbi ndonjë konflikt të mundshëm.
-
VIDEO
Durrës/ Policia i gjen 3.5 kilogramë kanabis në makinë, arrestohet 34-vjeçari dhe 2 personat që ia shitën
Tre persona janë arrestuar në Durrës nga policia për prodhim dhe shitje lëndësh narkotike, gjatë operacionit policor “Spring”.
Në flagrancë u arrestua një 34-vjeçar me inicialet H.Ç., të cilit iu gjetën në automjetin e tij 3.5 kilogramë kanabis, ndërsa dy të tjerët, të identifikuar si A. K., 43 vjeç dhe G. K., 25 vjeç, dyshohet ishin ata që i shitën lëndën narkotike 34-vjeçarit.