-
VIDEO
VIDEO/ 4 të rinj vdesin në aksident tragjik në Fushë-Prezë, 2 prej tyre vëllezër! Mjeti shpërthen në flakë pas përplasjes! Shoferi i betonieres pa patentë, ndaloi në rrugë pa bllokazh
4 të rinj të moshës 20 deri 25 vjeç humbën jetën si pasojë e një aksidenti tragjik që u shënua pranë mesnatës në Fushë-Prezë. Një automjet u përplas me një betoniere duke shpërthyer në flakë ndërsa 4 të rinjtë u dogjën brenda mjetit. Dy prej tyre janë vëllezër. Shoferi i betonieres u largua nga vendi i ngjarjes, por u vu në pranga më pas.
-
VIDEO
Bulqizë/ Mjeti humb kontrollin dhe përplas këmbësoren, humb jetën 59- vjeçarja
Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur ditën e sotme në Bulqizë, ku një mjet ka dal nga rruga dhe ka përplasur një këmbësore. Si pasojë e përplasjes 59- vjeçarja ka ndërruar jetë.
-
VIDEO
'Lufta' virtuale/ Rama 'nuk i ndahet' Bashës: Bëjini autostop, mos e lini vetëm në makinë! Kreu i 'Euroatlantikëve' 'diss' me Unikatilin
Edhe këtë të enjte vijuan replikat në distancë të kryeministrit Edi Rama dhe drejtuesit politik të euro-atlantikëve, Lulzim Bashës. Rama ironizoi ish- kryedemokratin duke thënë se bufi i kënetës po i ha mbështetësit demokratë ndërsa ndjekësve u kërkoi të mos e lënë vetëm Bashën.
-
VIDEO
Meta nis fushatën nga ‘313’: Partia e Lirisë në Tiranë të marrë 50 mijë vota sa në 2017! Kreu i PL në ‘delir’: Shqipëria Madhështore fiton 84 mandate
Ilir Meta i kërkon të tijve që të marrin rezultatin e 2017 në qarkun e Tiranës, me 50 mijë vota, për t’i prodhuar koalicionit me PD, jo 3, aq sa emra kanë në listë, por 5 mandate deputetësh.
-
VIDEO
Korçë/ Romët në protestë për lirimin e Dritsonit, bashkëjetoi me të miturën, i riu rrezikon 25 vite burg! Shtyhet seanca paraprake
Një protestë është bërë sot përpara gjykatës së Korçës nga përfaqësues të komunitetit rom dhe familjarë të Dritson Kurtit, 25- vjeçarit i cili u arrestua në shtator të vitit të kaluar pasi solli në jetë një vajzë me bashkëjetuesen e tij të mitur vetëm 13- vjeç.
-
VIDEO
‘Plumbi i artë’/ Dumani: Më dhanë 100 mijë euro për vrasjen e shokut tim Shkoza! Komisari Lamaj më ra në hak! Diva: Gjyqtarë e deputetë takonin Nuredinin, kam 120 minuta incizime
Seanca në GJKKO për të penduarin e drejtësisë shënon tjetër përplasje me të pandehurit në sallë. Teksa Nuredin Dumani rrëfeu njohjen me killerin Henrik Hoxhaj nëpërmjet Festim Qolit, shprehet se u gëzua për vrasjen e komisarit Dritan Lamaj, se i kishte rënë në hak. Dëshmia shkaktoi irritimin e Enver Divës, që tha se e ka inçizuar Nuredinin
-
VIDEO
Veliaj pyetet për dy orë në SPAK për përdorimin e celularit të policit në furgonin e burgut! Telefonata me Xoxën u zbulua nga përgjimet
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj është marrë në pyetje në SPAK, në lidhje me një hetim të ri të nisur ndaj tij, pasi dyshohet se ka thyer rregullat e paraburgimit duke folur me bashkëshorten me telefonin e një punonjësi të grupit të shoqërimit në furgonin e burgjeve për në GJKKO.
-
VIDEO
Aleanca ushtarake Shqipëri-Kosovë-Koraci 'tremb' Vuçiçin! Kroacia: iku koha kur pyesnim Beogradin! Vëngu: Serbia ikën nga tavolinat, s’mund të kërkojë llogari
Aleanca ushtarake e firmosur mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë e ka shqetësuar presidentin serb Aleksandër Vuçiç, i cili e cilëson si një hap që cenon stabilitetin rajonal. Kosova nga Kroacia nga ana tjetër e cilësojnë si një përpjekje për të ndërhyrë në punët e brendshme.
-
VIDEO
Incidenti i parë në Lezhë në prag të fushatës! Militantët e PD dhe kandidatja e Lapajt tentojnë të prishin mitingun e PS! Njëri godet me grusht drejtorin e Policisë Bashkiake
Pesë militantë të koalicionit ‘Shqipëria Bëhet’ dhe ‘Shqipëria Madheshtore’ tentuan të prishin mitingun e PS-së në Lezhë duke protestuar për ndotjen. Për shpërndarjen e protestuesve ndërhyri policia bashkiake, ç’ka nxiti indinjatën e Agron Gjekmarkajt. Partia Socialiste i kërkoi Partisë Demokratike të mos provokojë tensione në prag të fushatës së ’11 Majit’.
-
VIDEO
Aksidenti me 4 viktima në Fushë Prezë/ Shoferi i betonieres kishte ndaluar në karrexhatë me bllokazh fikur! Arrestohet menaxheri i firmës dhe 1 tjetër, në kërkim administratori
-A. K., 24 vjeç, drejtuesi i automjetit betoniere, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”. Më datë 19.03.2025, rreth orës 23:50, në segmentin rrugor ”Vorë - Fushë Krujë”, automjeti tip “Mercedes Benz” me drejtues shtetasin E. L., 25 vjeç (i pajisur me leje drejtimi), që dyshohet se lëvizte me shpejtësi tej normave të lejuara, ka goditur nga pas betonieren me drejtues shtetasin A. K. (pa leje drejtimi për këtë kategori mjetesh), që kishte ndaluar në karrexhatë, por nuk kishte ndezur bllokazhin. Nga goditja, automjeti tip “Mercedes Benz” është përfshirë nga flakët dhe për pasojë kanë humbur jetën drejtuesi dhe 3 pasagjerët. Pas aksidentit, drejtuesi i betonieres është larguar nga vendngjarja;
-
VIDEO
Aksidenti në Shkodër-Velipojë/ Report TV siguron pamjet e rënda kur 25-vjeçari me motor përplaset me makinën
Report Tv ka siguruar pamjet e rënda kur 25-vjeçari me motor përplaset me makinën në aksin rrugor Shkodër-Velipojë, në Bërdicë
-
VIDEO
SKEDA/ Si zgjidhen 140 deputetët e rinj? Në fillim marrin mandat kandidatët e listës së mbyllur! S’ka prag 10 mijë vota për garuesit e ‘betejës së hapur’, del fitues edhe me 1 votë më shumë
Më 11 maj do të aplikohet për herë të parë një skemë e re e kompozimit të parlamentit, ku disa deputetë do të dalin nga listat e mbyllura, e disa nga të hapurat. Por si shpërndahen mandatet dhe kush fiton i pari një karrige në parlament? Shkrimi iu jep detaje për mënyrën si do të kompozohet Kuvendi i ri.