-
VIDEO
Rama batuta me qytetarin në Athinë: Pagat këta t’i japin në dorë, të lanë pa pension
-
VIDEO
Reshje bore në veri në veri të vendit, qarkullimi vijon normalisht
Reshjet e dëborës kanë zbardhur sot akset e Lotit 1, Hani Hotit-Tamarë, Tamarë-Vermosh dhe Bogë-Theth
-
VIDEO
Panair Pune në Athinë, kompanitë shqiptare shpalosin ofertat! I pranishëm edhe Rama
Kryeministri Rama ndodhet në Athinë, ku do të marrë pjesë në një Panair Pune që organizohet për emigrantët shqiptarë. Kompani shqiptare do të prezantojnë ofertat e tyre të punës, ndërsa kreu i qeverisë thotë se me të tilla panaire synojnë të thyejnë stereotipin e pagave të ulëta në vendin tonë.
-
VIDEO
Aksident tragjik në aksin ‘Elbasan-Peqin’, 2 të vdekur dhe 5 të plagosur pas përplasjes së furgonit me ‘Benz’-in
Dy të vdekur dhe 5 të plagosur është bilnaci i një aksidenti tragjik në aksin ‘Elbasan-Peqin’. Një furgon dhe një mjet tip ‘Benz; u përplasën fatalisht, ndërsa Report Tv sjell edhe pamjet ku dallohet se mjetet janë bërë copash.
-
VIDEO
Emigranti që la Greqinë për të investuar në atdhe thirrje shqiptarëve: Ejani të punojmë për ngritjen e Shqipërisë, s’do zhgënjeheni
Në Athinë mbahet sot Panairi i Punës, i pari i këtij lloji jashtë kufijve të territorit shqiptare. Ndërsa do jetë edhe vetë i pranishëm, kryeministri Edi Rama ka ndarë historinë e Pirros, i cili u kthye nga Greqia dhe bashkë me familjen ka investuar në fushën e turizmit. Ai u bën thirrje shqiptarëve të kthehen, duke thënë se pagat janë rritur dhe nuk do zhgënjehen.
-
VIDEO
Operacion i SPAK në disa qytete, GJKKO lëshon 10 masa sigurie! 3 policë në pranga, 1 në kërkim! Arrestohen shefat e krimeve në Himarë dhe Lushnjë, hetimet zbuluan përfshirjen në grupe kriminale
Një operacion i madh nga SPAK dhe Policia e Shtetit ka çuar në arrestimin e tre efektivëve dhe shpalljen në kërkim të një tjetri, pas hetimeve mbi përfshirjen e tyre në grupe kriminale. Mes të arrestuarve janë shefat e Krimeve në Himarë dhe Lushnjë, të akuzuar për trafik droge, shpërdorim detyre dhe grup të strukturuar kriminal. Në kërkim është shefi i Policisë Kufitare në Sarandë.
-
VIDEO
'Futi Sorosi në burg liderin e opozitës, vdeksha unë!' Rama ironizon Berishën: Një miliarder i kushtoi jetën kapjes së bufit së kënetës?!
Gjatë takimit me asamblenë socialiste të Kamzës dhe njësive 7 dhe 10, kryeministri Rama foli dhe për pretendimet nga opozita që George Soros ka një ndikim të madh në vendin tonë, deri tek drejtësia.
"Tani thonë që reformën e paska bërë Soros. Po si? Futi Sorosi në burg liderin e opozitës, vdeksha unë!
Një miliarder, nga më të mëdhenjtë e botës, ia kushtoi jetën kapjes së bufit të kënetës në Shqipëri. Të ishte ndonjë sorkadhe apo fazan hajde s
-
VIDEO
Stërvitja 'Mburoja e Arbrit - 25', Vengu: Pajimet në situatën aktuale të kërcënimeve janë tërësisht të pamjaftueshme
Grup - Batalioni i Këmbësorisë së Lehtë (GBKL) nisi sot stërvitjen dislokuese të koduar “Mburoja e Arbrit - 25”, e cila do të zhvillohet në rajone të ndryshme të vendit.
Pjesë e stërvitjes janë dronët e sistemet e komunikimit me kriptim të lartë dhe armët me standarde të NATO-s
“Pavarësisht kësaj, - theksoi më tej ministri Pirro Vengu, - jam krejt i vetëdijshëm që qoftë pajimet tuaja personale, mjetet, sistemet, fuqia e zjarrit, në situatën aktuale të kërcënimeve, qoftë në rajon, qoftë edhe në kontinent janë tërësisht të pamjaftueshme. Këtu duhet t’i themi të vërtetën vetes, ta shohim të vërtetën me transparencë dhe t’i dalim për zot të gjitha sfidave që qeveria na ka vënë. Duhet padyshim të ecim me shpejtësi drejt një riarmatimi të mirëfilltë, qoftë nga pikëpamja e fuqisë së zjarrit, qoftë nga pikëpamja e sistemeve mbështetëse dhe të sigurisë në mënyrë që ndërveprueshmëria juaj në situata operacionale me aletatët të jetë 100%”, - u shpreh ministri Pirro Vengu.
-
VIDEO
Primaret e PD në Korçë me problematika, anëtarit i heqin emrin nga lista: Nuk votova dot
Prej nisjes së procesit të primareve në Qarkun e Korçës, procesi ka pasur problematika.
Sipas informacioneve për Report Tv, disa anëtarë te vjetër të partisë demokratike nuk janë lejuar të votojnë pasi nuk kanë pasur emrat në listë.
Njëri nga anëtarët në Pogradec, pasi nuk u lejua të votonte tha se i është hequr emri nga lista dhe nuk ushtroi të drejtën e votës. Situata të tilla janë persëritur në të gjitha degët ku po mbahen aktualisht votimet.
‘Unë nuk votova nuk e kisha e emrin, unë jam që në ‘93 anëtarë i partisë, jam demokrat dhe i persekutuar i burgjeve. Erdha para një jave të merrja testerin e ri dhe më thanë lejohet që të votohet, tani nuk e gjeta', tha ai.
-
VIDEO
Shpërndarja e bonusit të pranverës nis të hënën e 3 marsit, Rama: 730 mijë pensionistë përfitojnë 50-100 euro shpërblim
Pranvera nis me shpërblim për të gjithë pensionistët në të gjithë vendin. Nga e hëna 3 mars do të nisë shpërndarja e bonusit të pranverës për 730,430 pensionistë.
Përmes një video në rrjetet sociale kryeministri Edi Rama thotë se të gjithë qytetarët do të kenë mundësi që së bashku me pensionin mujor të tërheqin pranë çdo pike të Postës Shqiptare dhe banke të nivelit të dytë edhe shpërblimin e pranverës.
Më shumë se 511 mijë pensionistë do të marrin bonus 10 mijë lekë (100 euro) pasi pensioni i tyre mujor arrin deri në 20 mijë lekë dhe kategoria tjetër që marrin mbi 20 mijë lekë në muaj do të marrin bonus 5 mijë lekë (50 euro).
-
VIDEO
Arrestohet në Berat 47-vjeçari në kërkim ndërkombëtar, pritet ekstradimi në Itali
Policia e Beratit ka finalizuar me sukses operacionin e koduar "Wanted", duke arrestuar një 47-vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane.
-
VIDEO
Këlcyrë, arrestohet 52-vjeçari, i gjejnë në banesë kallashnikov me fishekë
Në banesën e 52-vjeçarit në fshatin Toshkëz, Këlcyrë, u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri kallashnikov me municion luftarak.