-
VIDEO
Akuzat e Berishës për Ëngjëll Agaçin, Rama: Shpifje dhe sajesa nga këneta! Iku në Itali për arsye shëndetësore, ndodhet nën mbikëqyrjen e mjekëve për rikuperim të mushkërive
TIRANË - Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rubrikën 'Çkemi ndonjë të re?', në rrjete sociale lidhur me akuzat e Berishës ndaj sekretarit të përgjithshëm të kryeministrisë, Ëngjëll Agaçi.
Berisha tha dje në parlament se hetuesit e SPAK kanë marrë laptopin e Agaçit dhe se ai ka ikur në Itali. Rama sqaron se këto janë sajesa të 'bufit të kënetës', ndërsa Agaçi ndodhet në Itali për arsye shëndetësore.
Sipas Ramës, Agaçi pati një bllokim të arterieve koronare dhe u operua në zemër. Sekreari Agaçi pati një dalje jashtë funksionit të mushkërive, për të cilën u fut në intubim. Ai vijon të jetë nën mbikëqyrjen e mjekëve për rikuperim të mushkërive
-
VIDEO
Vrasja e 24-vjeçares/ Report Tv siguron pamjet kur çifti mbërrin në Rinas! 49-vjeçari dyshime se iku drejt Greqisë, shpallet në kërkim ndërkombëtar
Krimi dyshohet se ka ndodhur më datë 22 shkurt. Pasi e ka vrarë me thikë partneren, 49-vjeçari palestinez dyshohet se është larguar nga Rinasi drejt Greqisë. Nuk dihen motivet, ndërsa Report Tv siguron pamjet e mbërritjes së tyre në Rinas më 19 shkurt.
-
VIDEO
Tiranë/ U kapën duke transportuar 11 kilogramë kanabis, 4 të arrestuar në Tiranë
Katër persona në kryqeytet u vendosën në pranga në rrugën “Bill Klinton” pasi po transportonin 11 kilogramë kanabis, me qëllim shitjen
-
VIDEO
Vrasja e 24-vjeçares nga partneri, Report Tv siguron pamjet! Ja çifti i kapur nga kamerat në Rinas (VIDEO)
Report Tv ka siguruar foton e çiftit palestinez, Rayyan dhe Fadi Aluan, teksa kanë mbërritur në aeroportin e Rinasit më 19 shkurt
-
VIDEO
Reshjet e shiut/ Masivi i gurëve bllokoi dje aksin Kuç - Qeparo, vijon qarkullimi normalisht
Reshjet e shiut mbrëmjen e djeshme krijuan probleme në aksin rrugor Kuç - Qeparo. Një masiv gurësh ka rënë nga mali duke bllokuar këtë aks rrugor më shumë se një orë.
-
VIDEO
Angli/ Dy shqiptarët bëjnë për spital britanikët në pub, dënohen me rreth 10 vite burg në total! Pamjet e dhunës barbare (EMRAT)
Drejtësia britanike ka dënuar dy shqiptarët 27 dhe 36 vjeç, që pretenduan se vepruan në vetëmbrojtje kur kryen sulmin, por u shpallën fajtorë. Njëri nga të plagosurit me dëmtime të rënda në tru
-
VIDEO
‘Të dielën do më keni në Eladha’, Rama: Për të gjithë ata në diasporë që nuk u është aprovuar regjistrimi për zgjedhjet, ja si të veproni
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar takimin e radhës me shqiptarët në diasporë, i cili do të jetë në Eladha, Greqi këtë të diel.
Përmes një videomesazh në rrjetet sociale, kryeministri tregoi se çfarë duhet që të bëjnë ata shqiptar të cilëve nuk u është aprovuar aplikimi për tu regjistruar që të marrin pjesë në zgjedhje.
'Do ta marrim atë emrin Albania dhe do ta vëmë aty te tryeza e Këshillit Europian dhe të jemi aty të barabartë mes të barabartësh përgjithmonë, jo më të poshtëruar, ky është fiksimi. Tani një porosi kam unë për shumëkënd në diasporë që nuk i është i ashtë aprovuar regjistrimi, në një pjesë të madhe i është bllokuar se e kanë vënë nga këtej kartën nga pjesa përpara, mirëpo regjistrimi kërkon vendosjen e adresës dhe karta nga pjesa e pasme ku është dhe adresa, (tregon fletën), në mënyrë që të marrë adresën platforma e KQZ. U morëm vesh?”, shpreh Rama.
-
VIDEO
Dy eurodeputetë italianë shkojnë të takojnë Erion Veliajn në Durrës, por nuk lejohen
Dy eurodeputetë italianë kanë shkuar këtë të enjtë në Durrës, për të takuar Erion Veliajn.
Eurodeputetët që kanë shkuar të takojnë Veliajn në burg, janë Lorenzo Grassini dhe Roberto Berardi.
Por ata nuk janë lejuar që ta takojnë kryebashkiakun.
-
VIDEO
Vrasje e 30-vjeçares së huaj me thikë në Tiranë, kjo është godina 3-katëshe ku ajo qëndronte prej 10 ditësh me partnerin
Report Tv ka siguruar foton e godinës 3-katëshe, ku u gjet e vrarë me thikë 30-vjeçarja e huaj, e cila kishte marrë me qira një banesë (Airbnb) së bashku me partnerin prej 10 ditësh.
Godina gjendet pranë bllokut të ambasadave në Tiranë, në rrugën "Gjon Muzaka".
-
VIDEO
Shkodër/ Vrasja e 20-vjeçarit në Guci e Re, flet xhaxhai i viktimës: Familja nuk kishte hasmëri! Djali shkonte dhe vinte në Dukagjin
20-vjeçari Pavlin Preka mbeti i vrarë mesditën e sotme në fshatin Guci e Re pranë Shkodrës. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes dhe autori i vrasjes.
Sakaq, ka folur për gazetarët xhaxhai i viktimës, i cili u shpreh se viktima nuk ka pasur asnjë problem me askënd dhe se ishin një familje e thjeshtë. Familja nuk kishte hasmëri, deklaroi Prek Preka.
'Asnjë problem nuk ka pasur, ai ka jetuar me babën dhe me vëllain e vet në Dukagjin. Ky jeton ka 15 vjet, që ka bërë shtëpinë. Që në atë kohë ka jetuar herë në Dukagjin, herë këtu. Në Dukagjin ka do bagëti, punon pak tokë aty, ka do bagëti. Me probleme si tanë të tjerët, me halle. Nuk ka nevojë të bëjë apel, shteti ka marrë masat e veta.'
-
VIDEO
Panairi në Tiranë, mbi 5000 vende pune! Të rinjtë të ndarë mes Shqipërisë dhe jashtë, Dhoma e Tregtisë: Ka punë të mirëpaguar
Mbi 5 mijë vende pune ofrohen nga 80 biznese në panairin “Work & Study” në Tiranë. Report Tv bisedoi me të rinjtë, të cilët janë në kërkim të mundësive për arsimim që garanton punësimin. Biznesi e thekson fort se shumë sektorë kanë nevojë për fuqi punëtorë, edhe me paga të mira.
-
VIDEO
Shkodër/ Vritet me armë zjarri 20-vjeçari në fshatin Guci e Re, nuk dihen motivet e ngjarjes
Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Guci e Re në rrethinat e Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur sa kalon shkollën e Gucisë së Re. Mësohet se i vdekur ka mbetur 20-vjeçari Pavlin Preka, që sipas policisë dyshohet se është vrarë me armë zjarri. Policia ndodhet në vendngjarje. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes dhe kush janë autori/ët.