-
VIDEO
Berisha kërkon ndihmën e mbështetësve për t’u mbrojtur, Baçi: Do përdorim të gjitha format e protestave që lejon ligji! S'jemi kundër hetimit, por të zbatohet procedura
Deputeti i PD Luan Baci i ftuar në “Frontline” në Report Tv tha se në mbledhjen e nesërme të thirrur nga Sali Berisha do të diskutohet për përshkallëzimin e aksionit të opozitës. Ai tha se do përdorim të gjitha format e protestave që lejon ligji
-
VIDEO
Donika Shahini: Ju tregoj Bllokun, huqet dhe ushqimet që gatuaja për bllokmenët
Donika Shahini sot e vazhdon ende profesionin e saj, madje rrënjët e ushqimit i ka nga ajo kohë. Këtë profesion e ka kthyer tashmë edhe në pasion. Nisi punë në Ish Bllok pa u bërë ende 22 vjeçe, në një kohë kur treçereku i Shqipërisë nuk kishte të hante, e ku nga ana tjetër bllokmenët jetonin edhe më mirë se pjesa e lirë jo vetëm e Shqipërisë por edhe e Evropës
-
VIDEO
Luan Baçi në Report Tv: Sot kam qenë në SPAK për një deklarim, më thirrën për një denoncim për fshehje pasurie
Deputeti i PD Luan Baçi, mbështetës i Sali Berishës ka treguar sot në emisionin “Frontline” në Report Tv se sot është paraqitur në SPAK për t’u pyetur në lidhje me një denoncim që ishte bërë ndaj tij, përmes të cilit akuzohej për fshehje të pasurisë
-
VIDEO
Mësuesja e matematikës që nuk dinte tabelën e shumëzimit!
Mësuesja e matematikës nuk e dinte tabelën e shumëzimit! Ilir Kadia plas bombën
Ilir Kadia: -Është histori e vërtetë. Kjo mësuese griendeshe me nxënësit dhe i kish mbushur ata me katra sepse ata sipas saj nuk dinin tabelën e shumëzimit. Me këtë fakt pas pak kohësh u njoh edhe drejtori i shkolls së saj. Ai e thirri mësuesen e re në drejtori. Pasi e pyeti për tabelën e shumezimit, drejtori u çudit për njohjen e madhe shkencore që mësuesja kishte, tha Kadia, ish gazetar i BBC në Shqipëri.
Ja si e kundërtshtoi “zysha” drejtorin dhe si reagoi drejtori për shkollimin e saj.Video e plotë: https://www.youtube.com/watch?v=uhRcE0aX5e8&list=PLKoaE_gtE1r0bxTIoY_6zfV77HlNKCrEy&index=3
#ilirkadia #esencë #esencëreporttv #eljantanini -
VIDEO
Berisha në SPAK, opozita gardh përpara tij (26 tetor 2023)
Flamur Noka deputet nga radhët e Rithemelimit, i ftuar në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv tha se vendimi i Gjykatës së Posaçme në lidhje me lënien në fuqi të masës ‘detyrim paraqitje’ për Sali Berishën nuk do të njihet.
-
VIDEO
E pabesueshme/ Familja e dinte të vdekur, djali shfaqet 24 vite pas rrëmbimit (26 tetor 2023)
U rrëmbye kur ishte 13 vjeç… sot pas 24 vitesh në kërkim të familjes…Kjo është historia tronditëse, thuajse e vështirë për t’u besuar e Abedin Avdi, 38-vjeçarit me origjinë nga Mitrovica e Kosovës. 1998 Ajo ditë më dukje si gjithë ditët e tjera, një 13-vjeçar asokohe me ëndrra të mëdha, nuk do ta kishte menduar kurrë se do t’i ndryshonte jetën përgjithmonë duke e ndarë nga familja e tij. Teksa po kthehej për në shtëpi një makinë i afrohet djaloshit, ndërsa pasi ky i fundit refuzoi të hipte, ciganët e rrëmbyen me forcë. E vetmja gjë që Abedini kujton në atë moment, është se disa nga rrëmbyesit flisnin serbisht dhe disa shqip. Për disa ditë Abedini së bashku me disa fëmijë të tjerë u mbajt në një shtëpi me sytë mbyllur. Rrëmbyesit ushtonin dhunë mbi fëmijët ndërsa të frikësuar kërkonin familjen e tyre. Pak ditë më pas fëmijët u dërguan në qytetin e Durrësit ku bashkë me rrëmbyesit do të niseshin drejt Italisë me gomone. Pas afro 300 metra larg bregut policia i pikas dhe nis të qëllojë por pavarësisht tentativës së tyre për t’i ndaluar kjo gjë nuk u arrit. Pas arritjes në Itali, Abedini mbahej nga një familje cigane në provincën Caserta të cilët e keqtrajtonin, e dhunonin dhe e detyronin të vidhte. Fati donte që 4 muaj më pas, një nga personat që e mbante peng djalin e vogël aksidentohet dhe duke përfituar nga situata Abedini arratiset dhe kërkon ndihmë në polici, ku denoncon historinë e tij. Menjëherë i mituri u dërgua në Qendrën “Laila” në Komunën Castel Volturno në provincën Caserta ku Abedini u rrit me shumë dashuri. Të vetmet detaje që Abedini kujton janë emri i babait të tij Ramadan Avdi dhe nëna e tij Fatime Halili. Gjithashtu ai kujton se ka edhe 4 vëllezër dhe 5 motra ndërsa ai është fëmija i tretë. Dikur një djalë i vogël e ndërsa sot burrë, 24 vite pas Abedin Avdi është në kërkim të familjes së tij me të cilët dëshira më e madhe është të ribashkohet.
-
VIDEO
GJKKO la në fuqi masën për Berishën, Noka në ‘Kontrast’: Nuk njihet vendimi i sotëm, s’do të paraqitet
Flamur Noka deputet nga radhët e Rithemelimit, i ftuar në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv tha se vendimi i Gjykatës së Posaçme në lidhje me lënien në fuqi të masës ‘detyrim paraqitje’ për Sali Berishën nuk do të njihet.
-
VIDEO
Berisha në hetim për aferën e 'Partizanit', Nard Ndoka: Pozitive që SPAK po reagon! Arrestimi i Malltezit u bë me show
Hetimi i Sali Berishës për aferën e privatizimit të ish-kompleksit Partizani në Tiranë për Kreun e PDK Nard Ndoka është pozitive. I ftuar në “Studio Live” në Report Tv Ndoka tha se shkëlqimin e këtij reagimi të SPAK e “sfumon” sipas tij veprimi me regji, e këtu iu referua mënyrës sesi shkuan në selinë e Rithemelimit agjentët për t’i komunikuar Berishës caktimin e masës së sigurisë detyrim paraqitje.
-
VIDEO
Haliti: Dosja e radhës e Spak-ut? Ilir Meta nuk ndodhet në Shqipëri, ka indicie për akuzë
-
VIDEO
Çështja “Partizani”. Petraj: Më telefonoi një nga avokatet, ishte e tensionuar
-
VIDEO
Sa do zvarritet masa për Berishën? Avokati Petraj: Nëse nuk shkon në gjykatë merret forcërisht
-
VIDEO
Berisha mbrohet me avokatë shteti, Petraj: Kam folur me mjërën prej tyre, ishte e tensionuar! Haliti: Politika e frikësuar, Meta ka ikur (26 tetor 2023)
Dosja Partizani dhe qëndrimi i Berishës përballë drejtësisë u komentua nga avokati Edmod Petraj, i cili tha se nuk ka shkelje procedure, ndaj Berisha po bën manovra për të shtyrë procesin