• VIDEO

    Të hapin telefonin se i kanë fikur para se të përgjigjen ose duhet të vijnë në Shqipëri. Po pastrohet klasa politike shqiptare.’- t

    Gazetari Flogert Muça ka paralajmëruar arrestimet të tjera nga prokuroria e Posaçme. Në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv, gazetari tha se synohet që të pastrohet klasa politike shqiptare. Muça po ashtu ngriti pikëpyetje nëse Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta e kalojnë dot Oqeanin e shtoi se janë larguar jashtë shtetit

  • VIDEO

    Vendimi për Berishën 'peng' i avokatëve, ndërrohet Artan Simoni pas sulmeve të Shkëlzen Berishës, shtyhet për nesër seanca

    Vendimi për Sali Berishën në lidhje me aferën e privatizimit të ish kompleksit Partizani është mbajtur peng si pasojë ndërrimit të avokatëve. Me kërkesë të Prokurorisë, me qëllim garantimin e mbrojtjes efektive, Gjykata zëvendësoi avokatin Artan Simoni me një avokat tjetër nga lista e avokatëve që paguhen nga shteti. Kjo ndërresë erdhi pas disa sulmeve ndaj Simonit nga Shkëlzen Berisha. Seanca do te zhvillohet nesër në orën 10:00.

  • VIDEO

    Mos e humbisni! Melodi baritore që të përlot

  • VIDEO

    Mban mullirin e Enverit dhe i bie fyellit, historia e Sefedin Rrodhes nga Gramshi (25 tetor 2023)

    Sefedin Rrodhe është ndër të paktët fyelltarë që kanë mbetur në Grupin e Fyejve të Gramshit.

    Për emisionin “Një nga ne” ai rrëfen se si po humbet kjo vegël muzikore, të ardhurat e pakta që merr nëpër aktivitete dhe pasionin për këtë instrument që e shoqëron që prej moshës 10-vjeçare.

    Ruan me fanatizëm traditën edhe pse arti nuk vlerësohet mjaftueshëm në ditët e sotme. Kjo e ka detyruar babanë e dy fëmijëve që të gjejë variante të tjera punësimi për të siguruar jetesën në Gramsh.

    Ka një dyqan të vogël në lagjjen Pishaj dhe një ndër mullinjtë më të vjetër të zonës që i përket kohës së komunizimit. Na tregon se për të bluar në mulli i vijnë kërkesa nga të gjitha fshatrat përreth.

    Xhirimi i fokusuar tek punët e përditshme, punimi i fyejve në mënyrë artizanale, kujdesi për bletët në fshat dhe performanca me fyell me mikun e tij.

  • VIDEO

    Refuzoi të shfaqej në gjyq, avokatët në 'Studio Live': Çfarë ndodh tani me Berishën, mund t'i ashpërsohet masa e sigurisë

    I ftuar në “Studio Live” në Report Tv avokati Arbër Hoxha nënvizoi se Berisha nuk mund të merret forcërisht në gjykatë, por tha se prokurorët mund të kërkojnë që masa ndaj tij të përshkallëzohet nga detyrim paraqitje dhe ndalim për të dalë jashtë shtetit, në një masë më të ashpër, ai ajo e arrestit të shtëpisë ose arrestit në burg.

  • VIDEO

    Dosja “Partizani”. Kikia: U përshpejtuan procedurat e privatizimit, Avokatja: Nuk ka prova

  • VIDEO

    Hetimi ndaj Berishës. Kikia: Po përgatitet reagim politik në Parlament dhe bazën e partisë

  • VIDEO

    Berisha shmang betejën me drejtësinë? Kikia: Hetimi mund të zgjerohet! Balliu: Në dosjen e SPAK nuk ka prova! (25 tetor 2023)

    Çështja e procedurës së ndjekur nga SPAK për masën e sigurisë ndaj ish kryeministrit Berisha u debatua në emisionin ‘Përballje ‘nën moderimin e gazetares Besmira Pelushaj

  • VIDEO

    Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 25 Tetor 2023 – Receta/ Siguria rrugore, vijat e bardha / Me reporterin e luftës

    Zonja Albana solli tre sugjerime recetash të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Tavë me bamje në furrë / Fërgesë me speca, hudhra të njoma dhe suxhuk / Kulaç me kos.   

    Pak ditë më parë, në rrjetet e tij sociale Eksperti Autoteknik i Sigurisë Rrugore, Gëzim Hoxha shkruante “Sot shpëtova nga një aksident kur po kaloja tek vijat e bardha, i bëra shenjë me dorë drejtuesit të automjetit, por ai nuk ndaloi, vrapova dhe u hodha në trotuar. Shoferi frenoi fort gomat e tij dhe pjesa e parë e automjetit ndaloi në vijat e bardha. Pasi komunikova me drejtuesin e automjetit dhe i thashë se më rrezikove jetën, ai më tha" A'TË PREKAAA?" Duke marrë shkas nga kjo situatë, por jo vetëm, flasim në studion e “Rreze Dielli” me ekspertin Hoxha në lidhje me disa nga problematikat në vend lidhur me vijat e bardha dhe semaforët, burime për aksidente rrugore.

    Sylejman Kllokoqi, kameramani i shtatë luftrave rrëfen përjetimet e filmimeve të pamjeve makabre të vrasjeve dhe traumave që çuditën botën… Në Shqipëri profili i gazetarit dhe kameramanit të luftës është një fushë shumë pak e praktikuar për të mos thënë e rrallë. Kjo për faktin se është shumë e kushtueshme, por dhe e rrezikshme. Nëse do të bëjmë një kronologji të raportimeve në luftë, padyshim që operatori i Associated Press, Sylejman Kllokoqi nga Kosova, mban flamurin e parë. Me mbi 25 vite në AP, ai ka marrë pjesë në 7 luftra në mbarë botën. Falë xhirimeve të tij në Reçak, perëndimi kuptoi se aty po bëhej një masakër e vërtetë, e më pas në Kosovë ndërhyri NATO. Roli i gazetarëve dhe operatorëve në këto zona konflikti është vendimtar, pasi falë tyre bota sheh "mëkatin" që fshihet pas perdes, duke vënë në rrezik dhe jetën për të na informuar.

  • VIDEO

    "Sytë e mi kanë parë koka të prera...." rrënqeth kameramani i 7 luftrave

    Sylejman Kllokoqi, kameramani i shtatë luftrave rrëfen përjetimet e filmimeve të pamjeve makabre të vrasjeve dhe traumave që çuditën botën…

    Në Shqipëri profili i gazetarit dhe kameramanit të luftës është një fushë shumë pak e praktikuar për të mos thënë e rrallë. Kjo për faktin se është shumë e kushtueshme, por dhe e rrezikshme. Nëse do të bëjmë një kronologji të raportimeve në luftë, padyshim që operatori i Associated Press, Sylejman Kllokoqi nga Kosova, mban flamurin e parë. Me mbi 25 vite në AP, ai ka marrë pjesë në 7 luftra në mbarë botën. Falë xhirimeve të tij në Reçak, perëndimi kuptoi se aty po bëhej një masakër e vërtetë, e më pas në Kosovë ndërhyri NATO. Roli i gazetarëve dhe operatorëve në këto zona konflikti është vendimtar, pasi falë tyre bota sheh "mëkatin" që fshihet pas perdes, duke vënë në rrezik dhe jetën për të na informuar.

  • VIDEO

    "A të preka...?" Gëzim Hoxha tregon për aksidentin tek vijat e bardha që i rrezikoi jetën

    Pak ditë më parë, në rrjetet e tij sociale Eksperti Autoteknik i Sigurisë Rrugore, Gëzim Hoxha shkruante “Sot shpëtova nga një aksident kur po kaloja tek vijat e bardha, i bëra shenjë me dorë drejtuesit të automjetit, por ai nuk ndaloi, vrapova dhe u hodha në trotuar. Shoferi frenoi fort gomat e tij dhe pjesa e parë e automjetit ndaloi në vijat e bardha. Pasi komunikova me drejtuesin e automjetit dhe i thashë se më rrezikove jetën, ai më tha" A'TË PREKAAA?"

    Duke marrë shkas nga kjo situatë, por jo vetëm, flasim në studion e “Rreze Dielli” me ekspertin Hoxha në lidhje me disa nga problematikat në vend lidhur me vijat e bardha dhe semaforët, burime për aksidente rrugore.

  • VIDEO

    Përplasen për Berishën/ Shabani: Të zhvishen të gjithë nga imuniteti! Xhaferi: Të zbatohet Kushtetuta

    Endrit Shabani i nismës 'Thurje' dhe Besart Xhaferi, kreu i FRPD-së debatuan në emisionin 'Përballje' në Report Tv për vendimin e SPAK që la Sali Berishën në masën e sigurisë detyrim paraqitje dhe i ndaloi largimin jashtë vendit.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv