• VIDEO

    Myku i thonjve, si t'a largojmë në kohë rekord në kushte shtëpie / Këshilla nga Ylli Merja

    Në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja flasim për mykun e thonjve, cilët janë shkaktarët e këtij myku, simptomat si dhe tregojmë disa mënyra sesi të trajtojmë në kohë rekord në kushte shtëpie mykun e thonjve të këmbëve dhe duarve.

    Infeksionet mykotike prekin më zakonisht pjesën e majës së këmbëve dhe thonjve, pasi është një pjesë që zakonisht qëndron e mbyllur në këpucë, në një ambient të ngrohtë dhe me lagështi. Sipas specialistit Merja, myku është normalisht prezent brenda dhe jashtë trupit dhe kur një sëmundje kërpudhore fillon të rritet së tepërmi atëherë mund të merrni infeksion dhe mund të krijohen problematika të tjera.

    Merja jep në studion e “Rreze Dielli” disa këshilla higjene për të patur këmbë të pastra dhe thonj të shëndetshëm si dhe rekomandon trajtimin alternativ, i cili është shumë i suksesshëm dhe nëse ndiqet hap pas hapi, myku do të largohet brenda 2 ose 3 javëve. 

  • VIDEO

    Konflikti te 'Kepi i Rodonit', shkak mbivendosja e pronësisë për sipërfaqen e tokës që të dërgon në bregdet! Kadastra e Durrësit ende pa përgjigje

    Ish-deputeti Mark Frroku dhe 7 persona të tjerë janë arrestuar nga Policia e Durrësit pas konfliktit të një dite më parë në Kepin e Rodonit në Durrës për çështje pronësie.

    Burime për Report Tv bëjnë me dije se i është kërkuar Kadastrës informacion lidhur me pronësinë e asaj sipërfaqe toke e cila ka vite që është kthyer në mollë sherri mes Kishës katolike dhe disa banorëve të zonës (familja e Bajram Kaculit) pasi që të dyja palët pretendojnë pronësinë mbi të. Përgjigja ende nuk ka mbërritur. Ende nuk mund të themi se cila palë ka të drejtë thonë në polici pasi mund të ketë edhe mbivendosje.

    Nëse sipërfaqja prej 5 dynym e 400 m2 tokë që (pretendojnë të dyja palët) e cila të dërgon në bregdet i kalon Kishës, atëherë banorët e zonës bllokohen për të dalë në bregdet ku punojnë në aktivitete të ndryshme si peshkim,plazh,lokale etj.

    Kisha katolike ka në zotërim 150 ha tokë të kthyer nga komisioni i kthimit e kompensimit të pronave rreth 16 vjet më parë. Brenda këtij territori janë vendosur kisha e famshme e Shën Ndout, Kalaja e Skënderbeut, një vijë e gjatë bregdetare si dhe një pyll me pisha. Kisha është pronari më i madh i tokës në atë zonë

    Edhe më parë ka pasur konflikte mes banorëve dhe përfaqësueseve të kishës për të njëjtin problem. Pas përplasjeve, gjithmonë ka pasur një periudhë qetësie por ajo është prishur sërish sikurse ka ndodhur edhe në rastin më të fundit. Konfliktet fillojnë kur palët tentojnë të vendosin kufirin aty ku pretendojnë se është prona e tyre.

  • VIDEO

    Supë krem me miell orizi nga zonja Albana

    Supë krem me miell orizi

    Përbërësit:

    • 3 lgj miell orizi
    • 1 lgj gjalpë
    • 2 filxhanë ujë
    • 3-4 filxhanë lëng mishi
    • 2 të verdha veze
    • 1 gotë qumësht
    • 2 lgj oriz të zier
    • Bukë të thekur
    • Pak gjalpë të tretur

    Përgatitja:

    Kaurdisim miellin e orizit me gjalpë sa të mos marrë ngiyrë, e shuajmë me ujë dhe e lemë të ziejë 10-15 minuta. Më pas shtojmë lëngun e mishit dhe e lemë të ziejë në zjarr të ngadaltë për rreth 20-25 minuta. E largojmë më pas supën nga zjarri dhe e presim me vezë të rrahura me qumësht të nxehtë. I hedhim gjalpë të tretur dhe e servirim me pak bukë të thekur ose oriz të zier.

  • VIDEO

    Byrek me peta të ziera me kimë nga zonja Albana

    Byrek me peta të ziera me kimë

    Përbërësit:

    • 3 gota miell
    • 3 vezë
    • 2 qepë
    • 300-400 gr mish i grirë
    • 1 lgj salcë ose domate të freskëta
    • 3-4 lgj vaj ulliri
    • Kripë, piper
    • Gjethe dafine
    • Pak gjalpë

    Përgatitja:

    Përgatisim brumin njëlloj si per petët e dorës, e ndajmë në kuleçë dhe pasi e lemë për 15-20 minuta mbuluar me pecetë të lagur, hapim petë me trashësi rreth 2-3 mm. Petët i lemë të thahen pak dhe më pas i presim në shirita 4 gishta të gjerë. Shiritat e gjatë i ndajmë në 2-3 pjesë. Në një tenxhere me ujë të vluar dhe kripë hedhim petët pjesë-pjesë dhe i lemë të ziejnë për 4-5 minuta. Pasi i heqim nga uji i vluar i kalojmë në ujë të ftohtë për disa minuta. I kullojmë dhe i shtrojmë në tavë ose tavolinë që të drejtohen. Ndërkohë përgatisim kimën.

    Në një tigan me yndyrë të nxehtë kaurdisim qepët e prera në kubikë, më pas shtojmë mishin e grirë dhe vijojmë kaurdisjen derisa të përthithen të gjitha lëngjet. Shtojmë domate të freskëta të grira ose salcë dhe rregullojmë shijen me kripë dhe piper. Shtrojmë petët në tavë, hedhim një pjesë të kimës, petë, përsëri kimë dhe petë. E spërkasim me gjalpë dhe e vendosim të piqet në furrë të nxehtë.

  • VIDEO

    'Javë e rrezikshme! Shumë gjëra do ndryshojnë…’ Horoskopi javor 30 tetor - 5 nëntor, nga Jorgo Pulla

    Në rubrikën "Parashikimi i yjeve" në emisionin "Rreze Dielli", astrologu Jorgo Pulla bëri një parashikim javor të detajuar për 12 shenjat zodiakale për periudhën 30 tetor – 5 nëntor 2023.

    Sipas astrologut Jorgo Pulla duket se do të jetë një javë me vështirësitë e veta me momente të ndryshme që ndikojnë apo diktojnë në anën ekonomike financiare, por duhet patur dhe kujdes në një kohë për shumë arsye, duke parë dhe vendosur në lidhje me çështje që lidhen kryesisht me ekonominë dhe bankat. Është një moment gjithashtu ku gjërat do të ndryshojnë, nuk do jenë siç kanë qenë më parë, mund të jetë një problem ende i pazgjidhur apo një situatë ku pretendojmë për më mirë. Është një javë shumë intensive për të gjitha shenjat dhe pak e rrezikshme për disa të tjera, ndaj duhet patur kujdes dhe vëmendje.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e hënë 30 tetor 2023

    Titujt e gazetave për sot, nga "skenari" i opozitës për seancën e sotme te Nano-Berisha dy rastet e përmbysura përballë drejtësisë e deri tek skema për shpërblimin e pronarëve.

  • VIDEO

    Me kokainë në çorape dhe armë në makinë. Policia dhe Shigjetat u vihen nga pas. (29 Tetor 2023)

    Në episodin e radhës të emisionit 112 sjellim të plota dy situata me të cilat janë përballur policia e rendit dhe skuadrat Shigjeta. Një person lëvizte me automjet nëpër Tiranë me armë në makinë. Pasi njoftohen, Shigjetat i vihen në ndjekje. Pavarësisht devijimeve të drejtuesit të mjetit për t’ju shmangur policisë, ai bie në pranga dhe shoqërohet në komisariat për procedura të mëtejshme. Gjatë patrullimit në vendin e quajtur rruga e “Dafinave”, ish-fusha e Aviacionit, u ndalua për verifikim dhe kontroll automjeti tip volkswagen me dy shtetas. Gjatë verifikimit me Sallën Operative dhe intervistimit të bërë, drejtuesi i mjetit shfaqte shenja nervozizmi dhe bënte lëvizje të dyshimta, në dukje jo normale. Nga kontrolli i ushtruar, fillimisht drejtuesit të automjetit në xhep iu konstatua një qese farmaceutike me lëndë të dyshuar nga forma dhe aroma si Kanabis Sativa, gjithashtu dhe pasagjerit nga kontrolli fizik iu gjet një qese tjetër me lëndë të dyshuar Kanabis Sattiva. Në këto kushte u bë shoqërimi i automjetit së bashku me dy personat për në Drejtorinë e Policisë Tiranë për veprime të mëtejshme dhe një kontroll më të detajuar te personave dhe të automjetit. Nga kontrolli i imtësishëm të drejtuesit të mjetit, u bë e mundur gjetja e 9 qeseve me pluhur të bardhë e dyshuar lëndë narkotike, lloj Kokaine. Lënda narkotike iu konstatua brenda çorapes. Në bashkëpunim dhe në mbështetje të seksionit të narkotikëve personave të dyshuar në kushtet e flagrancës, u ushtrua kontrolli i banesës, ku u gjet munincion luftarak, 40 fishekë të kalibrit 7.62mm. Të gjitha sendet e konstatuara gjatë kontrollit si jo të ligjshme, u morën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale nga OPGJ i narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë

  • VIDEO

    Sotira, fshati pa rrugë

    Gjergji Qato, banor në fshatin Sotirë, flet për mungesën e investimeve nga ana e Pushtetit Vendor dhe rrallimin e turistëve për shkak të mungesës së rrugës.

  • VIDEO

    Rakia e mirë e Sotirës

    Tahir Dyrmyshi, banor në fshatin Sotirë, flet për nxjerjen e rakisë me kazan artisanal, sipas një tradite qindravjecare në fshat.

  • VIDEO

    Nxjerja e rakisë me kazanë artizanalë (29 tetor 2023)

    Nxjerja e rakisë në mënyrë artizanale me kazanë rakie në fshatin Sotirë të rrethit të Gramshit. Ky është subjekti I reportazhit të së djelës, realizuar në një fshat malor ndën malin e Tomorrit. Udhëtim në një rrugë krejtësisht të paudhëtueshme dhe shqetësimet e banorëve për mungesën e investimeve në një fshat që bën pjesë në hartën e 100 fshatrave turistikë të vendit, por aty vetëm për turizëm nuk flitet. Ndiqni reportazhin “Nxjerja e rakisë me kazanë artizanalë” realizuar nga moderatori i emisioneve veri jug, gazetari Agim Pipa.

  • VIDEO

    Dëbon gruan me vajzën e vogël/ 22-vjeçarja: Më përzuri se nuk isha e bukur për vjehrrën (27 tetor 2023)

    Ndonëse një 22-vjeçare, në një moshë të re, Marjeta Çollaku ka mbetur e vetme përballë shumë vështirësive me të cilat jeta e ka sfiduar. Gjithçka nisi në vitin 2019 kur një 18-vjeçare asokohe si çdo vajzë e re bie në dashuri me Fatjon Dikon, një 20-vjeçar nga Korça. Të dy nisën një lidhje dashurie ndërsa nuk zgjati shumë dhe po në atë vit dashurinë e kurorëzuan në martesë. Një çift i ri me ëndrra të mëdha, në vitin 2021 të dy sollën në jetë vajzën, e cila me lindjen e saj solli mjaft konflikte në familje. Shkaku kryesor i këtyre konflikteve ishte nëna e Fatjonit e cila shpeshherë ofendonte nusen. Ofendime të cilat shkonin deri në pikën që vjehrra përzinte nusen nga shtëpia. Marjeta e gjendur në të tilla situata, nuk kishte as mbështetjen e bashkëshortit të saj i cili ishte krah nënës së tij. Ishte data 27 gusht 2023 kur pas një debati mes vjehrrës dhe nuses, kjo e fundit vendos të marrë vajzën dhe të largohet nga shtëpia. Marjeta u kthye në familjen e saj tek babai dhe tek vëllai të cilët vuajnë nga probleme të shëndetit mendor. E vetme me një vajzë të vogël, 22-vjeçares i duhet të kujdeset për to, ndërsa nuk mundet as të punojë që të sigurojë të ardhura. Pas largimin të Marjetës me vajzën, Fatjoni ka hapur proces divorci ndërsa dëshiron t’i marrë vajzën 22-vjeçares. E frikësuar nga ndarja me të bijën, Marjeta kërkon ndihmën e emisionit “Pa Gjurmë”.

  • VIDEO

    Projektbuxheti i 2024-ës, eksperti: S’ka një emër, duhet të ishte i përqendruar tek ndihma shtesë për shtresat në nevojë

    Në vitet e fundit projektbuxhetet e hartuara kanë pasur një emër, ku ai i vitit 2020 ishte i rindërtimit, i vitit 2021 ishte i rimëkëmbjes po ashtu edhe për vitin 2022 me fokus krizën e çmimeve. Ndërsa projektbuxheti i këtij viti i miratuar një ditë më parë nga qeveria sipas ekspertit të ekonomisë Eduart Gjokutaj nuk mban një kryefjalë

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv