• VIDEO

    Fërgesë me speca, hudhra të njoma dhe suxhuk nga zonja Albana

    Fërgesë me speca, hudhra të njoma dhe suxhuk

    Përbërësit:

    • 3 speca jeshil
    • 2 speca të kuq
    • 3 hudhra të njoma
    • 3 domate
    • 200 gr gjizë
    • 200 gr suxhuk FIX
    • 1 spec djegës
    • 1 lgj gjalpë
    • Vaj luledielli
    • Kripë, piper i zi
    • Piper i kuq

    Përgatitja:

    Në një tigan me vaj luledielli kaurdisim specat e kuq, pasi i kemi prerë mesatarisht. Shtojmë specat jeshil, suxhukun, hudhrat e njoma të prera me gjithë bishta dhe domatet e grira. I përziejmë mirë, rregullojmë shijen dhe më pas shtojmë gjizën. E lemë fërgesën të lidhet pak dhe në fund shtojmë gjalpë për shije dhe pak spec të kuq pluhur. E vendosim në tavë për pjekje në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për 15 minuta.

  • VIDEO

    Tavë me bamje në furrë nga zonja Albana

    Tavë me bamje në furrë

    Përbërësit:

    • 1 kg bamje
    • 1-2 lgj uthull
    • 500 gr mish
    • 1 kokërr qepë
    • 3-4 thelpinj hudhër
    • 3 speca të kuq
    • 3 domate
    • 2 lgj salcë domate
    • Vaj ulliri
    • Kripë, piper

    Përgatitja:

    Mishin pasi e kemi prerë në copëza të vogla e kaurdisim në tenxhere me vaj ulliri, shtojmë qepën e grirë imët dhe pak kripë. Vijojmë kaurdisjen dhe e lemë mishin të ziejë. Presim pjesën e sipërme të bamjeve në formë konike, i shpëlajmë me uthull dhe i kaurdisim me vaj duke shtuar hudhrën dhe specat e kuq të prerë në kubikë. Pasi kaurdisen mirë shtojmë salcën e domates dhe domatet e grira. I kalojmë bamjet në tavë, shtojmë ujë si dhe copëzat e mishit. Rregullojmë shijen me kripë e piper dhe e vendosim tavën në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për 30 minuta.

  • VIDEO

    Kulaç me kos nga zonja Albana

    Kulaç me kos

    Përbërësit:

    • 1 kg miell
    • 400 gr kos
    • 3 vezë
    • 1 Igj kripë
    • 1 lç sodë
    • Ujë të vakët

    Përgatitja:

    Vendosim miellin në një tas, shtojmë në mes të miellit vezët, kripën, sodën dhe kosin. I përziejmë mirë përbërësit dhe shtojmë ujë aq sa nevojitet për të bërë brumin e duhur. E vendosim në një tepsi të lyer me vaj ose në një letër pjekje. E lemë për pak të pushojë dhe më pas e vendosim në furrë të piqet ne temperaturën 220 gradë Celsius për 40 minuta.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e mërkurë 25 tetor 2023

    Titujt e gazetave për sot, nga afera e familjes Berisha me vetëm 113 m2 tokë fituan miliona euro pasuri te prokurorja e hekurt e deri tek  3.5 miliardë lekë për bonusin vjetor të pensionistëve.

  • VIDEO

    Berisha mes non grata dhe SPAK (24 tetor 2023)

    Hetimi nga SPAK ndaj ish kryeministrit Sali Berisha, marrja e masës detyrim paraqitje dhe kufizmi i udhëtimit jashtë vendit për të, ishin në qendër të diskutimit të emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv. Avokati Idajet Beqiri tha se nuk është shkelur asnjë lloj e drejte në lidhje me masën e marrë ndaj Sali Berishës. Avokati u shpreh se brenda 9 muajve, SPAK mund të çoj dosjen për gjykim.

     
  • VIDEO

    Berisha nën hetim për korrupsion, avokati Beqiri: Pas 9 muajve SPAK mund të çoj dosjen për gjykim

    Hetimi nga SPAK ndaj ish kryeministrit Sali Berisha, marrja e masës detyrim paraqitje dhe kufizmi i udhëtimit jashtë vendit për të, ishin në qendër të diskutimit të emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv

  • VIDEO

    Kuzhinieria e Bllokut: Ju tregoj shijet, huqet dhe gatimet e veçanta të bllokmenëve (24 tetor 2023)

     

    Esencë nga Eljan Tanini në Report Tv, kuzhinieria e Bllokut tregon eksperiencën e saj. Quhet Donika Shahini dhe vazhdon e gatuan me të njëjtin pasion dhe përkushtim, por jo në Ish Bllok, por në demokraci tashmë. Kuzhiniere Donika Shahini tregon si filloi punë, kush e zgjodhi, huqet e bllokmenëve, shijet, ushqimet e ziera e jo te pjekura, nderet, gjahu i bllokmenëve, ushqimet e çuditshme, dietat etj...

  • VIDEO

    Kuzhinierja e Bllokut, sot në Esencë nga Eljan Tanini

    Quhet Donika Shahini dhe vazhdon e gatuan me të njëjtin pasion dhe përkushtim, por jo në Ish Bllok, por në demokraci tashmë.

  • VIDEO

    Këlliçi zbulon veprimet e opozitës. Avokati: Berisha do ti prek hekurat (24 tetor 2023)

     

    Juristi Romeo Kara thotë se është e sigurt që Sali Berisha do të shkojë në burg! I ftuar në emisionin ‘Frontline Intervew’ me gazetaren Marsela Karapanço, Kara tha se ndaj Berishës më vonë do të ketë rëndim të pozitës së tij, pasi është minimumi i akuzave që bëhen për të hapur procesin penal ndaj tij

  • VIDEO

    Luli Veli: Diktatura në kujtimet e një fëmije (24 tetor 2023)

    Luli Veli, ishte 6 vjeç kur ja arrestuan babanë, gjyshin dhe xhaxhanë, ju grabitën deri edhe rrobat e trupit dhe përfunduan duke jetuar në një bodrum të errët. Sfidat e diktaturës do t’i linin vendin njëra-tjetrës dhe familja Veli, do të përjetonte humbje të mëdha. Në tre librat e saj me kujtime dhe mbresa nga kjo kohe e errët Luli Veli ka sjellë një varg dëshmish të vyera, që i sjell edhe në këtë rrëfim për “Dosja K”. Vitet 1947 dhe 1948 do ti kujtonte gjithë jetën si vitet kur humbën gjithë çfarë kishin ndërtuar me mund për dekada me rradhë. Luli, ishte fëmijë atëherë por e kuptonte se jeta e bukur që kishte jetuar deri më atëherë kishte marrë fund. Nuk do të lunate më me kukullat e saj, nuk do të flinte më në krevatin e butë e të zbukuruar me dantella rozë, nuk do të vishej më bukur si dikur. Flokët nuk do t’ia zbukuronin më fjongot e bardha. Nuk do të lahej më në vaskën erëmirë, mbushur plot fullska… Nuk do të mund të shkonte më tek shtëpia e bukur verore në plazh, në Durrës….. Tabloja e jetës së saj ishte pushtuar befas nga ngjyrat e zymta. Do ta gjente veten befas në një shtepi të huaj, ku nuk kishte qenë kurrë më pare. Do të jetonte vetëm, larg nënës, dhe njerëzve të dashur të familjes. Jeta rrezëllitëse ishte shndërruar në mizerie: varfëri e tejskajshme dhe trauma e ndarjes nga familja. A do të mund të kthehej koha e dikurshme, apo rruga e jetës do të vijonte kështu e zymtë dhe e hidhur…. Që pas arrestimti të gjyshit Ali Veli, babait dhe xhaxhait, në familjen e tyre nuk do të reshtnin sfidat dhe dramat. Babai Ramazani do të vuante tre vite të vështira si i burgosur i regjimit në kampin e Bedenit. Gjyshi do të burgosej, lirohej e burgosej sërish, xhaxhai po ashtu derisa një ditë e vranë në spitalin psikiatritk. Luli i sjell ndërmend të gjithë këto drama dhe ende nuk gjen dot psenë e gjithë këtij kalvari vuajtjesh.

  • VIDEO

    Juristi Kara në Report Tv: Berisha është e sigurt që do të shkojë në burg!

    Juristi Romeo Kara thotë se është e sigurt që Sali Berisha do të shkojë në burg! I ftuar në emisionin ‘Frontline Intervew’ me gazetaren Marsela Karapanço, Kara tha se ndaj Berishës më vonë do të ketë rëndim të pozitës së tij, pasi është minimumi i akuzave që bëhen për të hapur procesin penal ndaj tij

  • VIDEO

    Vajza i vdes tek dera e burrit, nëna shpërthen në akuza/ Dhëndri ndërpret emisionin (24 tetor 2023)

    ‘’Lali, mami po fle gjumë’’, ishin këto thirrjet e dëshpëruara të vajzës 3-vjeçare që kërkonte ndihmë vëllait për nënën, Irma Maliqi e cila gjendej e shtrirë në tokë pa shenja jete nw tualet. Dashurie Nasufi, gjyshja e dy miturve ka dyshime për vdekjen e së bijës… ndaj me një plagë në zemër kërkon përgjigje… Ishte data 19 gusht 2023 kur Irma u kthye nga puna atë pasdite dhe në mbrëmje do të shkonte në një festë pune. Mori vajzën e saj të vogël 3 vjeçare për të bërë dush… e këto do të ishin momentet e saj te fundit. Djali i vogël kthehet në shtëpi për të pirë ujë pasi ishte duke luajtur me shokët. Ai dëgjon të qarat dhe të bërtiturat e motrës së tij dhe përpiqet të hap derën, por ajo ishte e kyçur. I frikësuar vrapon te fqinjët për të kërkuar ndihmë… Fqinjët hapin derën duke thyer xhamin dhe menjeherë telefonojnë autoambulancën dhe policinë. Por nëna e dy fëmijëve kishte ndërruar jetë tashmë… Bashkëshorti i Irmës nuk kishte qenë në shtëpi atë ditë dhe ishte ai që lajmëroi nënën e Irmës për vdekjen e saj… E atë pasdite ajo kishte ndjerë një therje në zemër, pasi vetëm e telefononte vajzën, por asnjë përgjigje nga ana tjetër e telefonit. Nënë Dashurie ishte shumë e lidhur me vajzën e saj. Irma i takonte çdo ditë prindërit dhe kujdesej për ta. E ndërsa sot për atë janë vetëm disa kujtime të largëta… kujtime që më shumë e lëndojnë zemrën e saj sepse sot ajo nuk e ka vajzën pranë…

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv