• VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e hënë 9 tetor 2023

    Titujt e gazetave për sot, nga akuzë e re për Arben Ahmetajn te Hamasi sulmon Izraelin e deri tek epidemia e veseve.

  • VIDEO

    Policia kap në befasi shpërndarësit e drogës në disa qytete të vendit (8 Tetor 2023)

    Pas filmimeve që treguan se si u realizua Operacioni kombëtar “Tempulli” në Tiranë, emisioni 112 sjell plane të tjera të këtij megaoperacioni në qytetet e tjera të Shqipërisë. Uniformat blu të mbështetur edhe nga strukturat e tjera të policisë së shtetit kanë ekzekutuar urdhër-ndalimet e lëshuara nga prokuroritë në Korçë, Kukës, Elbasan, Fier, Durrës, Vlorë, Lezhë, Gjirokastër, Dibër. Në episodin e radhës, tregojmë ndërhyrjet e befasishme të policisë në ambiente banimi dhe biznesi ku të dyshuarit janë kapur në flagrancë me sasi të ndryshme droge që do të hidheshin në treg në doza të vogla. Policia ka sekuestruar gjithashtu edhe aparate celularë, makina, armë, para dhe mjete që përdoreshin për peshimin e drogës. OPERACIONI KOMBËTAR “TEMPULLI” Fokusi: Goditja e shpërndarjes së drogës në afërsi të shkollave, por edhe ambienteve të tjera. •Në total janë lëshuar 296 masa sigurie arrest në burg dhe janë kontrolluar 356 ambiente të ndryshme. •Janë ekzekutuar 214 masa sigurie arrest me burg, 19 persona janë arrestuar në flagrancë, ndërsa 82 persona janë shpallur në kërkim. •Një pjesë e madhe e të arrestuarve janë anëtarë të 23 grupeve kriminale, në qytete si Tirana, Durrësi, Korça, Elbasani e Vlora. •Gjatë këtij operacionit janë sekuestruar lëndë narkotike si kokainë, heroinë, kanabis, armë zjarri, vlera monetare të konsiderueshme.

  • VIDEO

    “Në rast rreziku do të na vijnë në ndihmë...” porositë për operacionin “tempulli” në Kukës #112

    Edhe në Kukës si në çdo qytet tjetër operacioni “Tempulli” nisi në orën 05:00. Në krye të herës, forcat e policisë morën udhëzimet për mënyrën e ndërhyrjes. Në rastet kur personi apo personat ishin me rrezikshmëri të lartë do të kishin në krah edhe FNSH-në.

  • VIDEO

    E mbante armën e zjarrit tek koka e krevatit

    Gjatë kontrolle në banesa janë gjetur edhe armë zjarri. Në jo pak raste arma mbahej në sirtarët e komodinave pranë krevatit, madje e mbushur. Operacionalja u përball me të tilla situata në Vlorë.

  • VIDEO

    Panelet voltaikë si burime energjie

    Në disa prej stallave të qendrës së zhvillimit të blegtorëve në Boboshticë përftohet energji elektrike që ndihmon në kushte më të mira mbarështrimi të lopëve dhe të imtave të racave alpine dhe autoktone.

  • VIDEO

    Një qendër model blegtorie

    Sotiraq Jangulli, drejtuesi I Qendrës së Zhvillimit Blegtoral në fshatin Boboshticë, rrëfen programin dhe projektin francez për zhvillimin e blegtorisë në qarkun e Korcës.

  • VIDEO

    Rrugë të gjelbërta për blegtorinë (08 tetor 2023)

    Rrugë të gjelbërta për blegtorinë - kështu e kemi titulluar reportazhin e së djelës, realizuar në fshatin Boboshticë të Korçës. Qendra e teknologjive blegtorale ndër më të mirat në vendin tonë, raca bagëtish autoktone dhe raca franceze, prodhime të larta në qumësht nga lopët taranteze, impiante panelesh voltaike në ndihmë të blegtorëve dhe fermerëve në zonat malore nga Korça, deri në Gjirokastër. Ndiqni reportazhin “Rrugë të gjelbërta për blegtorinë” realizuar nga moderator I emisioneve Veri Jug, gazetari Agim Pipa.

  • VIDEO

    Një çift shqiptaro Italian në Orenjë (24 shtator 2023)

    Udhëtim në Çermenikë dhe ndalesë në fshatin Floq, për të ndjekur një love story të çiftit shqiptaro Italian, ate të Ergysit emigrant në Itali me Xhadën 20 vjeçare nga Peruxhia. Bashkëjetesë në fermën e vogël të familjes Allpici, rrëfime të lindjes së dashurisë dhe në fund një shetitje me kalë në luginat e fshatit. Ndiqni reportazhin “Një çift shqiptaro Italian në Orenjë” realizuar nga moderatori I emisioneve Veri Jug, gazetari Agim Pipa

  • VIDEO

    Enver Hoxha që nuk keni njohur, diktatori dhe njeriu. Flet Ish Shefi i Gadishmërisë së Gardës (6 Tetor 2023)

    Nostalgjia jonë shqiptare ka sidomos mall edhe për të shkuarën komuniste që ishte te dera por ne nuk ia hapëm kurrë portën ashtu siç duhet, me pak fjalë ne nuk e kemi konservuar ashtu siç duhet as për turizëm të shkuarën tonë që e kishim kaq pranë. 

  • VIDEO

    Përplasja Bardhi-Basha, Tabaku për Report Tv: Të mos e përdorim foltoren për të sulmuar njëri-tjetrin, të ndarë i bëjmë nder vetëm qeverisë

    Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka komentuar situatën e krijuar brenda Partisë Demokratike, ku në seancën e së enjtes pasi një përplasje të ashpër mes Lulzim Bashës dhe Gazment Bardhit.

    • VIDEO

      Report TV -'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e shtunë 7 tetor 2023

      Titujt e gazetave për sot, nga dënuan me 150 vite burg bandën vlonjate kërcënohen 3 gjyqtare te qeveria e Kosovës kundër Ramës e deri tek Luiz Ejlli heq dorë nga dëshira për prezantues.

    • VIDEO

      Basha- Bardhi 'miq' me akuza të forta (6 tetor 2023)

      Përçarja e PD-së ka qenë kryefjala e diskutimi të sotëm në ‘Pa Protokoll’ e moderuar nga gazetarja e Report Tv, Anduela Ndreu. Pas pezullimit nga Kuvendi për 10 deputetët e PD-së si pasojë e bllokimit të foltores në Kuvend, deputeti demokrat Lefter Gështenja e sheh si të pakuptimtë këtë masë disiplinore nga Parlamenti

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv