• VIDEO

    Bukë me presh dhe djathë të bardhë nga zonja Albana

    Bukë me presh dhe djathë të bardhë

    Përbërësit:

    • 3 presh
    • 300 gr miell
    • 150 gr djathë të bardhë
    • 1 gotë ujë të vakët
    • 1 dorë fara miks
    • Pak vaj ulliri
    • Kripë, piper

    Përgatitja:

    Lajmë mirë preshin, e presim imët dhe e skuqim në një tigan me pak vaj ulliri. E spërkasim me kripë dhe piper dhe pasi preshi të jetë zbutur e largojmë nga soba. Vendosim miellin e situr në një tas. Krijojmë një hapësirë në qendër ku hedhim kripën dhe ujin e vakët. Fillojmë e punojmë mirë brumin dhe më pas shtojmë 1 lugë vaj ulliri dhe farat. Tek preshi i skuqur thërrmojmë djathin e bardhë. E trazojmë dhe e vendosim në mes të brumit. E punojmë sërish mirë brumin me duar dhe e vendosim në një tavë duke i dhënë formën që dëshirojmë. E vendosim bukën me presh të piqet në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 20 minuta.

  • VIDEO

    Tava e dibranëve - Pulë me qull nga zonja Albana

    Tava e dibranëve - Pulë me qull

    Përbërësit:

    • 1 pulë
    • 1-2 gota miell misri
    • 1 lgj gjalpë
    • 1 lgj vaj ulliri
    • 1.5 litër ujë
    • Kripë, piper i kuq

    Përgatitja:

    Në një tenxhere me pak gjalpë kaurdisim pjesët e pulës. Më pas shtojmë ujë dhe i lëmë të ziejnë. Në një tigan hedhim miellin e misrit dhe shtojmë gradualisht buljonin e përftuar nga zierja e pulës. E trazojmë mirë që mielli të mos krijojë kokrra, rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe këtë masë e kalojmë në një tavë. Vendosim pjesët e pulës dhe e spërkasim sipërfaqen me piper të kuq. E vendosim tavën në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 30 minuta.

  • VIDEO

    Byreku pa petë i Çamërisë nga zonja Albana

    Byreku pa petë i Çamërisë

    Përbërësit:

    • 500 gr miell
    • 300 gr djathë i bardhë
    • 1 gotë vaj ulliri
    • 1 gotë kos
    • 1 lç sodë
    • Kripë

    Përgatitja:

    Vendosim miellin në një enë ku shtrojmë sodën e bukës. Krijojmë një hapësirë në qendër ku shtojmë vajin dhe kripën e tretur tek kosi. E punojmë brumin mirë, brumi duhet te jetë i butë gati si brumë petullash. Shtojmë një pjesë të djathit të bardhë të cilin e thërrmojmë me duar dhe e spërkasim me pak miell. Lyejmë një tavë me vaj ulliri vendosim brumin, e nivelojmë mirë dhe në fund e spërkasim të gjithë sipërfaqen me djathë të bardhë të thërrmuar. E vendosim të piqet në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e martë 10 tetor 2023

    Titujt e gazetave për sot, nga arrestohet shefi i komisariatit të Laçit në kërkim baroni i drogës te Ilir Meta ndan rrugët me Berishën e deri tek Ajeti në vend të Ismajlit ndaj Çekisë.

  • VIDEO

    11 shtatori i Izraelit (9 Tetor 2023)

    Shqiptaro izraelitja Jeta Memagani është prononcuar sot në Report Tv në emisionin 5 pyetje nga Ilir Babaramo për sulmin e tmerrshëm që ndodhi në Izreal nga sulmi i Hamasit. Ajo u përlot teksa kujtonte sesi terroristët mësynin në banesa që vrisnin e plaçkisnin.

  • VIDEO

    Agresioni në Izrael/ Xhafaj te Report Tv: Pritet përshkallëzim, ky është fillimi i një lufte të gjatë! 11 shtatori i Izraelit

    Deputeti, Etjen Xhafaj i ftuar tek 5pyetjet” nga Babaramo ka folur në lidhje me sulmet në Izrael nga grupi Hamas i cili solli vdekjen e 900 personave të pafajshëm.

     
  • VIDEO

    Lufta/ Ilir Kulla në Report Tv: Ishte e pritshme, situata ka qenë e tensionuar! Ja dy vendet që do të anëtarësohen në BRICS në janar

    Eksperti i çështjeve të sigurisë, Ilir Kulla i ftuar tek “5pyetjet” nga Babaramo ka folur në lidhje me sulmet e regjistruara në Izrael ku mbetën te vdekur 900 persona.

     
  • VIDEO

    Sulmi i Hamasit në Izrael, përlotet shqiptaro-izraelitja në Report Tv: Lufta do jetë e gjatë, pamë terroristët e s’na besonin sytë

    Shqiptaro izraelitja Jeta Memagani është prononcuar sot në Report Tv në emisionin 5 pyetje nga Ilir Babaramo për sulmin e tmerrshëm që ndodhi në Izreal nga sulmi i Hamasit. Ajo u përlot teksa kujtonte sesi terroristët mësynin në banesa që vrisnin e plaçkisnin.

  • VIDEO

    Konflikte në lindjen e mesme, Shqipëria zgjedh perëndimin (9 tetor 2023)

  • VIDEO

    Raketat e Hamasit ndaj Izraelit, ish-ambasadori Nesho: Pas sulmit qendron Irani, po sponsorizon terrorizmin

    Agim Nesho ish ambasadori i Shqipërisë në OKB analizon sulmin që Hamasi ndërmori prej 7 tetorit që gjeti të papërgatitur Izraelin

  • VIDEO

    Erdhi nga shkolla,la çantën dhe u zhduk/Familjarët e gjimnazistit:U pa në xhami, dyshojmë… (9 tetor 2023)

    Servet Bokçiu është një 19-vjeçar nga Tirana i cili rezulton i humbur që prej datës 6 tetor të këtij viti. I riu doli nga shtëpia në zonën e Paskuqanit rreth orës 16:00, ndërsa pak metra më larg u pa nga një fqinj i tij. Ditën që doli 19-vjeçari kishte të veshur një bluzë ngjyrë blu, një palë tuta sportive ngjyrë bezhë dhe një palë shapka që mbante në shtëpi, ndërsa me vete nuk ka marrë asgjë nga sendet personale. Serveti ka një fizik të dobët ndërsa është i gjatë rreth 1m e 70 cm. Të shqetësuar familjarët kanë bërë dhe një denoncim në komisariatin nr.5 por ende nuk dihet asgjë për fatin e Servet Bokçiut derimë tani. Kjo nuk është hera e parë për të riun që largohet nga shtëpia në këtë mënyrë pasi është larguar edhe herë të tjera, ndërsa është kthyer në shtëpi shëndoshë e mirë pas disa orësh me ndihmën e uniformave blu. Është i lutur kushdo që e ka parë apo ka ndonjë informacion për Servet Bokçiun të lidhet me redaksinë e emisionit “ Pa Gjurmë” pasi janë familjarët ata që janë në kërkim të tij.

  • VIDEO

    Lufta/ Diplomati Mal Berisha: Shqipëria me Izraelin, pasi nuk mund të mbështesë terrorizmin e Hamasit! Osmani: E kemi detyrim kombëtar t’i jemi krah

    Prej tre ditësh vijojnë sulmet mes forcave izraelite dhe luftëtarëve të Hamasit, pasi këta të fundit nisën një sulm të paprecedente duke lëshuar mijëra raketa në drejtim të Izraelit, të cilat shkaktuan qindra viktima

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv