-
VIDEO
Edvin Kulluri: Tre shkeljet e rënda në statut që sollën përjashtimin e Gazment Bardhit nga PD
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Edvin Kulluri i ftuar në “Studio Live” në Report Tv ka renditur tre shkeljet e Gazment Bardhit që sollën përjashtimin e tij nga PD.
-
VIDEO
Dyluftimet Izrael-Hamas, Dritan Tërshana nga Be'er-Sheva për Report Tv: Këtu jemi 60 shqiptarë! Kur po kthehesha nga puna ranë disa raketa, u asgjësuan nga ajri! S'kam frikë
I gjendur mes sulmeve, shqiptari Dritan Tërshana i cili jeton në Be'er-Sheva, në pjesën jugore të Izraelit në një intervistë për Report Tv thotë se nuk ka frikë.
-
VIDEO
Dolleberg: Diploma e Mjekëve njihet brenda 6-muajsh, Rrumbullaku: Shpërndarja e mjekëve, e nevojshme
-
VIDEO
Bojkoti i mjekësisë, Dollenberg: Gjermania e zgjidhi me rritje pagash, jo kushtëzim, Alimehmeti: Ligji nuk do funksionojë, po gënjejmë veten
Bojkoti i mjekësisë, Dollenberg: Gjermania e zgjidhi me rritje pagash, jo kushtëzim, Alimehmeti: Ligji nuk do funksionojë, po gënjejmë veten
-
VIDEO
Ambasadorja shqiptare në Izrael për Report Tv: 34 shqiptarë duan të kthehen në Shqipëri, po punojmë edhe me shtetet e rajonit
Pas konfliktit që ka nisur në Izrael, janë 34 shqiptarë të tjerë që kanë bërë kërkesë për t’u kthyer në Shqipëri, ndërsa 11 të tjerë u kthyen sot përmes një linje fluturimi të organizuar nga Mali i Zi. Lajmi u bë me dije për Report Tv nga ambasadorja shqiptare në Izrael, Meri Kumbe.
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 10 Tetor 2023 – Receta tradite / Histori frymëzimi /Rrëfimi prekës i 19 vjeçares me leuçemi
Zonja Albana solli tre sugjerime recetash të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Byreku pa petë i Çamërisë / Tava e Dibranëve - Pulë me qull / Bukë me presh dhe djathë të bardhë.
Historia frymëzuese e studentes nga Kosova Esma Fera, e cila është zgjedhur asistente në universitetin ‘New Haven’ në SHBA. Udhëtimi i Esmës nga fshati Karaçevë i Kosovës drejt shkencës, është një dëshmi e pasionit të palëkundur, elasticitetit dhe ndjekjes së ëndrrave kundër të gjitha pengesave. “Që në vitet e mia të hershme, më tërhoqën mrekullitë e biologjisë, veçanërisht gjenetika. Kodi i ndërlikuar i jetës dhe vallëzimi molekular i organizmave më magjepsën” shprehet ajo duke nisur kështu një rrugë të mrekullueshme në studimin e Biologjisë Molekulare dhe Qelizore në Universitetin e New Haven. Sipërmarrja e saj e parë kërkimore përfshinte zbulimin e Parvovirusit B-19 në mostrat e zemrës së njeriut, duke tërhequr vëmendjen për potencialin novator dhe duke i hapur rrugë të tjera kërkimore si dhe duke praktikuar në kompaninë prestigjioze bio-farmaceutike AstraZeneca. Aktualisht Esma Fera po punon në aktivitetet e gjeneve në qelizat e kancerit ovarian, duke eksploruar rëndësinë e tyre në dëmtimin dhe riparimin e ADN-së dhe është në prag të publikimit të zbulimeve të saj për gjene specifike.
Në studion e "Rreze Dielli" u trajtua sot historia prekëse e vajzës nga Korça Darda Dhimo. 19 - vjeçarja, studente e psikologjisë përmes një komunikimi në skype, me një buzëqeshje admiruese dhe forcë të adhurueshme, tregoi sesi e zbuloi sëmundjen e leuçemisë. Ajo tha se gjithçka ndodhi fare rastësisht dhe se nuk pati asnjë shenjë të sëmundjes teksa një ditë shkoi të dhuronte gjak, të bënte një vepër humane, të ndihmonte bashkëmoshatarët e saj, por aty jeta e saj do të merrte kthesën. Analizat e menjëhershme treguan që jo vetëm s'mund të dhuronte gjak por ajo që mësoi në ato çaste ishte tronditëse. Mjekët u alarmuan dhe mbetën të habitur për faktin se sëmundja nuk i kish dhënë asnjë sinjal, ndërkohë që familja e saj besimtare e krishterë u ul në gjunjë dhe i lutej Zotit për të shpëtuar vajzën e tyre. Darda u dërgua drejt Selanikut nëpërmjet ndihmës së organizatave fetare ndërkohë që reagimi i qytetarëve korçarë ishte prekës. Ata pedaluan me moton "Askush s’lufton i vetëm” në mbështetje të Dardës e cila vijon seancat e kimioterapisë duke luftuar me një guxim të jashtëzakonshëm. Me një forcë dhe buzëqeshje që nuk e humbi asnjë çast, tepër luftarake dhe e guximshme, ajo tregon se ka pasion pianon, muzikën dhe psikologjinë. Kohën e lirë e kalon duke lexuar, duke u lutur dhe duke i'u dhënë kurajo njerëzve që i shkruajnë dhe tregojnë historitë e tyre të ngjashme.
-
VIDEO
"Gjermania s'heq dorë nga mjekët shqiptarë' Dollenberg: Diploma njësohet brenda 6 muajsh! Studentët e Mjekësisë s'ndalin bojkotin pa u tërhequr ligji (10 tetor 2023)
Në studion e emisionit “Përballje” në Report Tv u trajtua protesta e studentëve të mjekësisë dhe bojkoti i tyre.
-
VIDEO
Promo/ Shqiptarët dhe vdekja, sonte ora 23:00 me Esencë nga Eljan Tanini në Report Tv
Cilat janë fotot e famshme në Shqipëri që flasin për cermonitë mortore më të çuditshme? Pse shpesh herë shqiptarët si edhe shumë vende të tjera të botës bëjnë foto me të vdekurit? A kemi ndryshime apo jemi të ngjashëm me botën?! A ishin fotografët shqiptarë po ata artistë që fotografonin edhe gëzimet familjare? Cili ka qenë dikur raporti i shqiptarëve me vdekjen? Ky format premton të sjellë ngjarje, dëshmi, personazhe, histori, personalitete dhe nostalgji që nuk janë thënë ose nuk janë folur në publik ashtu siç duhet. Nostalgjia dhe historia nuk janë e shkuara jonë, por e tashmja! Esencë, çdo të martë dhe të premte ora 23:00 në ekranin e Report Tv.
-
VIDEO
'Me Çekinë vlen barazimi, këtu edhe prej Rejës', Ergys Luga për Report TV: Shkojmë në Gjermani dhe jemi surpriza e Euro 24
Shqipëri - Çeki ka filluar me "ethet" e tifozëve dhe komentet e analistëve të fushës. Ndeshja e Euro 2024 merr jetë të enjte më 20:45 në "Air Albania", teksa në Report Tv për emisionin "Sot Live në Shqipëri" me gazetarin Andi Kapxhiu foli Ergys Luga.
-
VIDEO
Vlorë, 45 gra me kancer gjiri në 9 muajt e fundit! Onkologia: Po prek moshat e reja! Çuni: Përpos mamografisë duhet bërë edhe ekografia
Kanceri i gjirit po prek gjithnjë e më shumë gratë në moshë të re ndaj onkologët bëjnë thirrje për kontrolle të vazhdueshme jo vetëm me mamografi por dhe me ekografi.
-
VIDEO
Histori tronditëse/ 19- vjeçarja në Korçë shkon të dhurojë gjak, zbulon se ka kancer
Në studion e "Rreze Dielli" u trajtua sot historia prekëse e vajzës nga Korça Darda Dhimo. 19 - vjeçarja, studente e psikologjisë përmes një komunikimi në skype, me një buzëqeshje admiruese dhe forcë të adhurueshme, tregoi sesi e zbuloi sëmundjen e leuçemisë. Ajo tha se gjithçka ndodhi fare rastësisht dhe se nuk pati asnjë shenjë të sëmundjes teksa një ditë shkoi të dhuronte gjak, të bënte një vepër humane, të ndihmonte bashkëmoshatarët e saj, por aty jeta e saj do të merrte kthesën. Analizat e menjëhershme treguan që jo vetëm s'mund të dhuronte gjak por ajo që mësoi në ato çaste ishte tronditëse. Mjekët u alarmuan dhe mbetën të habitur për faktin se sëmundja nuk i kish dhënë asnjë sinjal, ndërkohë që familja e saj besimtare e krishterë u ul në gjunjë dhe i lutej Zotit për të shpëtuar vajzën e tyre. Darda u dërgua drejt Selanikut nëpërmjet ndihmës së organizatave fetare ndërkohë që reagimi i qytetarëve korçarë ishte prekës. Ata pedaluan me moton "Askush s’lufton i vetëm” në mbështetje të Dardës e cila vijon seancat e kimioterapisë duke luftuar me një guxim të jashtëzakonshëm. Me një forcë dhe buzëqeshje që nuk e humbi asnjë çast, tepër luftarake dhe e guximshme, ajo tregon se ka pasion pianon, muzikën dhe psikologjinë. Kohën e lirë e kalon duke lexuar, duke u lutur dhe duke i'u dhënë kurajo njerëzve që i shkruajnë dhe tregojnë historitë e tyre të ngjashme.
-
VIDEO
Nga fshati Karaçevë i Kosovës sot kërkuese shkencore në SHBA / Historia e studentes Esma Fera
Historia frymëzuese e studentes nga Kosova Esma Fera, e cila është zgjedhur asistente në universitetin ‘New Haven’ në SHBA. Ajo merret me kërkime shkencore për kancerin në vezore dhe është pjesë e kompanisë ‘AstraZeneca’
Udhëtimi i Esmës nga fshati Karaçevë i Kosovës drejt shkencës, është një dëshmi e pasionit të palëkundur, elasticitetit dhe ndjekjes së ëndrrave kundër të gjitha pengesave. “Që në vitet e mia të hershme, më tërhoqën mrekullitë e biologjisë, veçanërisht gjenetika. Kodi i ndërlikuar i jetës dhe vallëzimi molekular i organizmave më magjepsën” shprehet ajo duke nisur kështu një rrugë të mrekullueshme në studimin e Biologjisë Molekulare dhe Qelizore në Universitetin e New Haven.
Sipërmarrja e saj e parë kërkimore përfshinte zbulimin e Parvovirusit B-19 në mostrat e zemrës së njeriut, duke tërhequr vëmendjen për potencialin novator dhe duke i hapur rrugë të tjera kërkimore si dhe duke praktikuar në kompaninë prestigjioze bio-farmaceutike AstraZeneca. Aktualisht Esma Fera po punon në aktivitetet e gjeneve në qelizat e kancerit ovarian, duke eksploruar rëndësinë e tyre në dëmtimin dhe riparimin e ADN-së dhe është në prag të publikimit të zbulimeve të saj për gjene specifike.