• VIDEO

    Politikani serb për Report Tv: Mbështes Kurtin, Vuçiç duhet të sanksionohet

    Në një intervistë ekskluzive për Report Tv, avokati serb Cedomir Stojkoviç, thotë se mbështet kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin për të sanksionuar presidentin serb Aleksandër Vuçiç.

     
  • VIDEO

    Ekskluzive/ Flet për Report Tv avokati serb që paditi për terrorizëm Radoiçiç dhe Vulin: Vuçiç qëndron pas sulmit në veri të Kosovës! Qëllimi i tij, skenar si në Donbas e Krime

    Flet ekskluzivisht për “Studio Live” në Report Tv, avokati dhe politikani serb, Cedomir Stojkoviç, i cili dy ditë më parë paditi për terrorizëm udhëheqësin e sulmit të armatosur në veri të Kosovës Milan Radoiçiç dhe kreun e shërbimit sekret serb, Aleksandar Vulin

    • VIDEO

      Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 6 Tetor 2023 – Receta/ Bukuria a i vë vulën suksesit? / Program risi për personat që nuk shikojnë

      Zonja Albana solli tre sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Lakuriqi i Shkodrës – Ëmbëlsirë me kungull të verdhë / Gjellë me mish viçi dhe qepë të njoma / Supë me mish pule, domate dhe oriz.

      Bukuria, a i vë vulën suksesit? Sot, për hir të imazhit shumë personazhe i drejtohen kirurgut… Në kohën e sotme presioni social apo mediatik sjell apo promovon individë të bukur fizikisht, të cilët i japin rëndësi pamjes më shumë se përmbajtjes. Në showbiz bukuria dhe rinia vlerësohen më shumë se çdo profesion tjetër. Dihet që Hollivudi nuk i fal rrudhat apo njerëzit e shëmtuar… ndaj shumë personazhe të njohur i drejtohen kirurgjisë plastike. Në emisionin "Rreze Dielli" u shtruan sot disa pyetje në lidhje me temën: Bukuria, a i vë vulën suksesit? A është e vërtetë se shoqëria jonë i sheh njerëzit e bukur, profesionalisht edhe më të suksesshëm? Në cilat profesione, bukuria i vë vulën suksesit? A paragjykohet ende një femër e bukur për arritjen e saj në fusha të ndryshme? Po meshkujt? Të ftuarit Albatros Rexhaj, Stela Nikolla dhe Egla Harxhi ndanë mendimin dhe eksperiencën personale në raport me paraqitjen e jashtme dhe suksesin e tyre në fusha të ndryshme.

      Në studion e "Rreze Dielli" u diskutua sot rreth një praktike inovative që pritet të aplikohet në Shqipëri dhe që ka të bëjë me përshkrimin zanor të filmave apo shfaqjeve për personat e verbër, i njohur gjithashtu si përshkrim audio ose video përshkrues. Kjo praktikë, e cila ka vite që aplikohet nëpër botë, është sjellë në Shqipëri nga suedezi Peter Lilikrone në kuadër të programit "Artnexus". Në studio, Peter tregoi se kanë nisur të zhvillohen masterklase për këtë praktikë dhe se në të mund të përfshihet kushdo që e do artin dhe skenën. Në thelbin e tij, përshkrimi audio është një akt dashamirësie dhe përfshirjeje. Ai sjell në jetë nuancat delikate të një skene, dramën e një shfaqjeje teatrale apo emocionin e një ngjarjeje në kohë reale, për të gjithë ata që nuk mund ta shohin atë. Nga interpretimi i shprehjeve të fytyrës e deri te pikturimi i një tabloje dëgjimore të peisazheve dhe kostumeve, përshkrimi zanor vepron si një urë narrative, duke i lejuar individët me shikim të dëmtuar të kalojnë në një botë të pa aksesueshme më parë.

    • VIDEO

      ‘Misteri’ i vdekjes tragjike të 3-vjeçarit në Tiranë, avokati: Polici i klinikës duhet të raportonte direkt! Gazetarja: Vetëm Prokuroria do mund ta zbardhë ngjarjen

      Rasti tronditës i vdekjes së 3-vjeçarit si pasojë e një ndërhyrjeje kirurgjikale në gojë,  është një ngjarje që padyshim ka alarmuar opinionin publik. Sidoqoftë kontradikta nga ana e prindërve me atë të mjekut anestezist, Roland Xhaxho bën që ngjarja të jetë ende mister.

    • VIDEO

      Bukuria në Shqipëri: Bekim apo mallkim?

      Bukuria, a i vë vulën suksesit? Sot, për hir të imazhit shumë personazhe i drejtohen kirurgut…

      Në kohën e sotme presioni social apo mediatik sjell apo promovon individë të bukur fizikisht, të cilët i japin rëndësi pamjes më shumë se përmbajtjes. Në showbiz bukuria dhe rinia vlerësohen më shumë se çdo profesion tjetër. Dihet që Hollivudi nuk i fal rrudhat apo njerëzit e shëmtuar…ndaj shumë personazhe të njohur i drejtohen kirurgjisë plastike. Në emisionin "Rreze Dielli" u shtruan sot disa pyetje në lidhje me temën: Bukuria, a i vë vulën suksesit? A është e vërtetë se shoqëria jonë i sheh njerëzit e bukur, profesionalisht edhe më të suksesshëm? Në cilat profesione, bukuria i vë vulën suksesit? A paragjykohet ende një femër e bukur për arritjen e saj në fusha të ndryshme? Po meshkujt?

      Të ftuarit Albatros Rexhaj, Stela Nikolla dhe Egla Harxhi ndanë mendimin dhe eksperiencën personale në raport me paraqitjen e jashtme dhe suksesin e tyre në fusha të ndryshme.

    • VIDEO

      Tetori rozë, mjeku në Report Tv: Numri i shtrimeve në spital me kancer gjiri ka rritje të fortë, në 2022 kishte mbi 10 mijë! Ka ulje të vdekshmërisë së parakohshme

      Vetëm vitin e kaluar tha mjeku ka pasur mbi 10 mijë shtrime, por nënvizoi Ylli kjo nuk është një shprehje e shfaqjes së sëmundjes në popullatë, por e aksesit më të madh të grave të diagnostikuar me kancer gjiri

      • VIDEO

        Përshkrim zanor për personat e verbër, programi që do i bëjë të ndjekin shfaqje e filma

        Në studion e "Rreze Dielli" u diskutua sot rreth një praktike inovative që pritet të aplikohet në Shqipëri dhe që ka të bëjë me përshkrimin zanor të filmave apo shfaqjeve për personat e verbër, i njohur gjithashtu si përshkrim audio ose video përshkrues. Kjo praktikë, e cila ka vite që aplikohet nëpër botë, është sjellë në Shqipëri nga suedezi Peter Lilikrone në kuadër të programit "Artnexus". Në studio, Peter tregoi se kanë nisur të zhvillohen masterklase për këtë praktikë dhe se në të mund të përfshihet kushdo që e do artin dhe skenën.

        Në thelbin e tij, përshkrimi audio është një akt dashamirësie dhe përfshirjeje. Ai sjell në jetë nuancat delikate të një skene, dramën e një shfaqjeje teatrale apo emocionin e një ngjarjeje në kohë reale, për të gjithë ata që nuk mund ta shohin atë. Nga interpretimi i shprehjeve të fytyrës e deri te pikturimi i një tabloje dëgjimore të peisazheve dhe kostumeve, përshkrimi zanor vepron si një urë narrative, duke i lejuar individët me shikim të dëmtuar të kalojnë në një botë të pa aksesueshme më parë.

      • VIDEO

        Gjellë e shijshme me mish viçi dhe qepë të njoma nga zonja Albana

        Gjellë me mish viçi dhe qepë të njoma

        Përbërësit:

        • 500 gr mish viçi
        • 1.5 kg qepë të njoma
        • 2 tufa koper
        • 1 gjethe dafine
        • 500 ml lëng mishi
        • Vaj ulliri
        • Kripë, piper

        Përgatitja:

        Presim mishin në thela dhe e vendosim të ziejë. Qepët e njoma (vetëm pjesën e bardhë) i presim në rrethore dhe i kaurdisim me yndyrë. Më pas shtojmë nga pak lëng mishi, gjethen e dafinës dhe koperin e grirë imët. E lemë të ziejë avash duke shtuar buljon gradualisht sikurse dhe copat e mishit. Në fund rregullojmë shijen me kripë dhe piper të zi dhe e servirim të ngrohtë.

      • VIDEO

        Supë me mish pule, domate dhe oriz nga zonja Albana

        Supë me mish pule, domate dhe oriz

        Përbërësit:

        • 1 gjoks pule
        • 1 qepë
        • 2 domate
        • 1 lgj salcë e koncentruar
        • 3 lgj oriz
        • 1 lgj vaj ulliri
        • 2 lgj gjalpë
        • 1 lgj niseshte
        • Buljon mishi / perimesh
        • Kripë, piper

        Përgatitja:

        Fillimisht vendosim gjoksin e pulës të ziejë dhe më pas e ndajmë në fije. Kaurdisim qepën e grirë hollë në yndyrë me pak kripë. Shtojmë mishin e pulës, domatet e prera në kubikë të vegjël dhe i lëmë derisa të tretet mirë qepa. Shtojmë më pas buljon mishi ose buljon perimesh dhe sapo të vlojë shtojmë orizin. Rregullojmë shijen me kripë e piper dhe në fund shtojmë pak gjalpë të tretur me piper të kuq ose salcë domate të koncentruar.

      • VIDEO

        Lakuriqi i Shkodrës - Ëmbëlsirë me kungull të verdhë nga zonja Albana

        Lakuriqi i Shkodrës - Ëmbëlsirë me kungull të verdhë

        Përbërësit:

        • 1 kg tul kungulli të verdhë
        • 4 vezë
        • 200 gr sheqer
        • 200 ml qumësht
        • 400 gr miell
        • 1 lç pluhur pjekës
        • 150 ml yndyrë

        Përgatitja:

        Grijmë në rende kungullin e verdhë, e vendosim në një tas dhe nëse ka lëngje e kullojmë. Rrahim vezët me sheqerin, vajin dhe qumështin dhe më pas shtojmë miellin e trazuar me pluhurin pjekës. Evendosim në një tavë të lyer me pak yndyrë, e nivelojmë mirë dhe e vendosim në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 35-40 minuta.

      • VIDEO

        'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e premte 6 tetor 2023

        Titujt e gazetave për sot, nga vdes 3-vjeçari pas vizitës te dentisti te Kosova si "shou mediatik" i politikës në Tiranë e deri tek e bujshme,Muçi drejt Monakos për 15 mln euro.

      • VIDEO

        Ekskluzive në Frontline/Gaz Bardhi zbulon videon që posedon për Bashën dhe zbardh dokumentin juridik (5 tetor 2023)

         

        Emisioni më i ri në Report Tv, ‘Frontline’ u çel me një temë mjaft të nxehtë siç është edhe përçarja e opozitës. Gazment Bardhi nuk u tërhoq nga akuzat që bëri sot në kuvend për Lulzim Bashën madje tha se e mirëpret një përballje me të në Gjykatë. Ai ka publikuar dokumentin me përgjigjen e drejtorisë juridike të Kuvendit, që e konfirmon si kryetar të grupit parlamentar të PD.

      Për lajme të tjera kërkoni në arkiv