• VIDEO

    Diplomati Mal Berisha: Rusia ka interes për luftën, mund të ketë furnizuar me armatime palestinëzët! Osmani: Ushtria amerikane drejt Izraelit, Kosova në rrezik

    Rusia ishte e interesuar për sulmin e Hamasit në Izrael. Kështu u shpreh në Report Tv, diplomati Mal Berisha, i cili tha se edhe mund të ketë furnizuar Palestinën me armatime.

     
  • VIDEO

    U sulmua nga Hamasi, Berisha: Agjentët e Izraelit u gjendën të papërgatitur, s’i kanë kryer detyrat si duhet! Osmani: Gjendemi përballë një 11 shtatori të ri

    Diplomati Mal Berisha, thotë se agjentët e Izraelit nuk i bënë si duhet detyrat për sa i takon sulmit në Izrael nga militantët e Hamasit. I ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, Berisha u shpreh se ata u gjendën të papërgatitur e se do të nxjerrin një mësim të madh nga ky sulm.

     
  • VIDEO

    Lufta Izrael-Palestinë, a rrezikon të përhapet konflikti? (9 tetor 2023)

  • VIDEO

    Eksperti: Qendrimi I Shqipërisë krah Izraelit, ja çfarë ndodh me Kosoven nëse nuk jemi të kujdesshëm

    Eshte shume e qarte qe shteti shqipatra duhet te jete me se paku ne mbeshtetje te Izraelit.edhe sot qe flasim kemi nje conference islamike qe mund te terqei dhe njohjet ndaj shtetit te Kosoves dhe ten a krijoje problematika qe nuk I deshirojeme ne rrafshin e politikave kombetare. Pedagog per marredheniet nderkombetare. Emilio Cika Palestina ngre diskutimin mbi parimin e vetevendosjes, pse ne nuk mund te ndertojme shtetitn tone. DHe me te njejtin parim eshte ndertuar edhe Kosova.  Ne kete aspect duhen mbajtir qendrimi qe duhet te mbeshtetne ne nje vije qe duhet te jene edhe balancat e politikes se jashtem ete Shqipëirsë. Lufta në Izrael, Eksperti Muzhaqi: Qendrimi I Shqipërisë krah Izraelit, ja çfarë ndodh me Kosoven nëse nuk jemi të kujdesshëm…

  • VIDEO

    Feliciata Jakoel nga Tel Avivi: Po rrëmbehen familjet, Hamasi kafshëror

    Ne jemi nje popull qe I kemi mbijetuar Holoskausiti dhe perjetojme vdo vit te njejten ndjenje. Kjo qe po ndodh keto dy dite me ka sjelle ndjenje e Holokaustit. Po rrembehen femije, te moshuar famuilje te tera, kjo qe po ndodh eshte kafsherore.

  • VIDEO

    Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 9 Tetor 2023 – Receta/ Horoskopi javor nga Jorgo Pulla / Shëndeti mendor, bimët që ushqejnë trurin

    Zonja Albana solli dy sugjerime recetash të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Byrek me petë sfoliat me perime / Supë me kërpudha.

    Në rubrikën "Parashikimi i yjeve", astrologu Jorgo Pulla bëri një parashikim javor të detajuar për 12 shenjat zodiakale për periudhën 9-15 tetor 2023. Sipas astrologut Jorgo Pulla duket se do të jetë një javë disi e vështirë, me dilema, por dhe me surpriza, pasi kemi ndikimin e Afërditës në Virgjëreshë dhe gjithashtu kemi eklipsin diellor në Peshore në datën 14 tetor. Ndikimi i Afërditës do të ndikojë shumë në çështjet ekonomike financiare dhe në problematika të ndryshme që kanë të gjitha shenjat e zodiakut, është si një rregullator në një farë mënyre. Ndërsa, eklipsi i Diellit në Peshore do të pastrojë dhe rregullojë gjithçka duhet, duke nisur një cikël të ri. Sa i takon shenjave më të favorizuara të kësaj jave, ato janë: Dashi, Virgjëresha dhe Peshqit.

    Në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja folëm për shëndetin mendor. Si të kemi një tru të shëndetshëm dhe kujtesë të fortë! “Parandalimi i sëmundjeve të sistemit nervor është çelësi i gjithçkaje”, shprehet Ylli Merja. Së pari duhet të kuptojmë cilët janë faktorët që ndikojnë në çrregullimin e shëndetit mendor. Sipas Merja disa nga faktorët janë: çrregullimi i qarkullimit të gjakut; çrregullimet në tretje dhe ato hormonale; trashëgimia familjare; parazitët në organizëm ose probleme me florën bakteriale; problemet me çervikalen, një posturë jo e duhur sjell shqetësime pasi nuk furnizon trurin me gjak; mungesa e mikroelementeve vitaminë B3, B6, W3 W6, acide yndyrore-omega 3. Për herë të parë në studion e “Rreze Dielli”, Ylli Merja prezanton një bimë e cila zë një vend të veçantë në tempullin e bimëve. “Fuqia e natyrës është e gjithanshme! Unë kam zbuluar një bimë që quhet hipofae, e cila është me të vërtetë shumë e nevojshme për sistemin nervor, frenon aq shumë plakjen e sistemit nervor. Nëse këtë bimë e shtypim ashtu siç shtrydhen ullinjtë jep një si vaj të kuq. Kjo bimë ka Koenzimën Q10, e cila është mjaft e shëndetshme për zemrën dhe trurin, pasi sistemi nervor është i lidhur direkt me zemrën dhe sistemin e tretjes” thekson Merja.

  • VIDEO

    Ylli Merja: Ju dhemb koka? Mos pini qetësues, por bëni këto veprime

    Në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” në studion e Rreze Dielli, specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja ndër të tjera u ndal dhe tek dhimbja e kokës. Sipas tij është i gabuar kalimi direkt në përdorimin e qetësuesve. Merja tregon se përse shkaktohet dhimbja e kokës dhe si mund ta qetësojme me disa veprime të thjeshta dhe me mënyra sa më natyrale.

  • VIDEO

    E rrallë | Ylli Merja zbulon bimën çudibërëse që ushqen trurin, rritet në Has / aleate e shëndetit mendor

    Në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report Tv me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja folëm për shëndetin mendor. Si të kemi një tru të shëndetshëm dhe kujtesë të fortë.

    “Parandalimi i sëmundjeve të sistemit nervor është çelësi i gjithçkaje”, shprehet Ylli Merja. Së pari duhet të kuptojmë cilët janë faktorët që ndikojnë në çrregullimin e shëndetit mendor. Sipas Ylli Merja disa nga faktorët janë: çrregullimi i qarkullimit të gjakut; çrregullimet në tretje dhe ato hormonale; trashëgimia familjare; parazitët në organizëm ose probleme me florën bakteriale; problemet me çervikalen, një posturë jo e duhur sjell shqetësime pasi nuk furnizon trurin me gjak; mungesa e mikroelementeve vitaminë B3, B6, W3 W6, acide yndyrore-omega 3.

    Për herë të parë në studion e “Rreze Dielli”, Ylli Merja prezanton një bimë e cila zë një vend të veçantë në tempullin e bimëve. “Fuqia e natyrës është e gjithanshme! Unë kam zbuluar një bimë që quhet hipofae, e cila është me të vërtetë shumë e nevojshme për sistemin nervor, frenon aq shumë plakjen e sistemit nervor. Nëse këtë bimë e shtypim ashtu siç shtrydhen ullinjtë jep një si vaj të kuq. Kjo bimë ka Koenzimën Q10, e cila është mjaft e shëndetshme për zemrën dhe trurin, pasi sistemi nervor është i lidhur direkt me zemrën dhe sistemin e tretjes” thekson Merja.

  • VIDEO

    Supë plot vlera ushqyese me kërpudha nga zonja Albana

    Supë me kërpudha

    Përbërësit:

    • 400 gr kërpudha
    • 1 qepë
    • 2-3 thelpinj hudhër
    • 1/2 gotë verë e bardhë
    • 2 lugë miell
    • 2 lugë pana
    • 1 tufë majdanoz
    • Kripë, piper

    Përgatitja:

    Kaurdisim qepën me pak kripë në yndyrë, shtojmë kërpudhat dhe i kaurdisim derisa mos të ketë lëngje. Më pas i shuajmë me pak verë.E lëmë derisa të avullojë alkooli. Shtojmë miellin në kaurdisje për pak minuta dhe më pas shtojmë ujë, dy gisht sipër masës. Pasi supa ka zierë shtojmë panën dhe majdanozin si dhe rregullojmë shijen me kripë e piper.

  • VIDEO

    Byrek i shpejtë me perime me petë sfoliat nga zonja Albana

    Byrek me petë sfoliat me perime

    Përbërësit:

    • 1 petë sfoliat
    • 100 gr kërpudha
    • 2 speca
    • 2 domate
    • 1 vezë
    • Sallam parizier FIX
    • Djathë i bardhë

    Përgatitja:

    Kaurdisim kërpudhat që i kemi prerë mesatarisht, shtojmë specat dhe sallamin parizier në kubik, më pas domatet e prera dhe erëzat. Hapim petën e poshtme shtrojmë masën duke e spërkatur me djathë të bardhë. Sipër vendosim petën tjetër sfoliat, mbledhim anët dhe e lyejmë me vezë. E vendosim byrekun në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 35 minuta.

  • VIDEO

    Javë e vështirë dhe me dilema, kujdes në dashuri! / Horoskopi javor 9-15 tetor nga Jorgo Pulla

    Në rubrikën "Parashikimi i yjeve" në emisionin "Rreze Dielli", astrologu Jorgo Pulla bëri një parashikim javor të detajuar për 12 shenjat zodiakale për periudhën 9-15 tetor 2023.

    Sipas astrologut Jorgo Pulla duket se do të jetë një javë disi e vështirë, me dilema, por dhe me surpriza, pasi kemi ndikimin e Afërditës në Virgjëreshë dhe gjithashtu kemi eklipsin diellor në Peshore në datën 14 tetor. Ndikimi i Afërditës do të ndikojë shumë në çështjet ekonomike financiare dhe në problematika të ndryshme që kanë të gjitha shenjat e zodiakut, është si një rregullator në një farë mënyre. Ndërsa, eklipsi i Diellit në Peshore do të pastrojë dhe rregullojë gjithçka duhet, duke nisur një cikël të ri. Sa i takon shenjave më të favorizuara të kësaj jave, ato janë: Dashi, Virgjëresha dhe Peshqit.

  • VIDEO

    GJKKO konfiskon pasuritë e ish-gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, Guxim Zenelaj! Zotëronte prona e tokë në Shëngjinin në Himarë

    Gjykata e Posaçme ka konfiskuar pasuritë e ish-anëtarit të Gjykatës së Lartë Guxim Zenelaj, i cili është nën akuzë për deklarim të rremë pasurie. Behet fjalë për 7 pasuri të Zenelajt, me vendndodhje në Lezhë, të cilat tashmë pas vendimit të GJKKO do t’i kalojnë shtetit.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv