• VIDEO

    Lutfi Cane/Valltari që sfidoi sigurimin duke u arratisur ( 5 shtator 2023)

    Ai e kishte përjetuar terrorin e regjimit komunist që në moshën 5 vjeçare, kur i ati ishte detyruar të arratisjej nga Shqipëria. Në këtë dëshmi të rrallë, ai tregon një varg ngjarjesh që përmbysën jetën e gjtihë të afërmve të tij në familje, vështirësitë ekstreme të internimit, presionet e pandërprera nga Sigurimi i Shtetit, arrestimin e tij dhe përvojën e rëndë personale në hetuesi dhe në burgjet e diktaturës.

  • VIDEO

    Takimi i Bardhit me deputetët, Kadilli në Report Tv: Berishën e quajnë vrasës e më pas e marrin në krah! Opozita pa moral, llogari e pastër meskine

    Fatbardh Kadilli anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së, e ka cilësuar si pa moral politik takimin e sotëm të deputetëve të Gazment Bardhit e të Sali Berishës, me qëllim unifikimin e aksionit opozitar

  • VIDEO

    Nëna e viktimës thyen heshtjen dhe akuzon ish bashkëshortin:Vajza dhunohej dhe…

    Dy javë pas ngjarjes së rëndë, ku një e mitur u gjet e pajetë në kasollen e bagëtive nga gjyshja dhe njerka e saj, prokuroria e Korcës ka rihapur hetimet. Ngjarja fillimisht u raportua nga familjarët si vetëvrasje. Policia konfirmoi versionin e familjarëve por nëna e viktimës, e cila kishte 5 vite e divorcuar, ngre akuza se e bija nuk është vetëvarur. Në një intervistë me gazetaren Odeta Dume, ajo ka rrëfyer detaje të reja mjaft tronditëse që hedhin dritë mbi keqtrajtimet që të miturës i janë bërë nga i ati dhe gjyshi i saj. Madje, ky i fundit e kishte kërcënuar të miturën para syve të saj. ‘Të martën më datë 22 gusht më kanë marrë në telefon në mbrëmje... ka qenë ora 22:00 dhe unë kam qenë në punë këtu në Greqi. Lajmin e kam marrë nga nëna ime dhe në Shqipëri kam arritur pa ndjenja...- rrëfen nëna biologjike mes lotësh. “Ditën tjetër doktori më ka thënë që nuk ka asnjë shenjë dhune dhe asnjë shenjë varje. Vajza ime nuk është varur. Unë e kam deklaruar edhe tek policia e Pogradecit sepse dua të gjej të vërtetën e vajzës. Çfarë i bënë vajzës time? Nëse shteti, prokuroria, policia nuk do ta gjejë të drejtën, unë do ta gjej vetë sepse jeta ime mori fund. Jam betuar ditën e varrimit të vajzës që unë do t’i shkoj deri në fund kësaj ngjarje.’- vazhdoi ajo më tej. Më pas, mes lotësh, Miranda Cani rrëfeu takimin e parë dhe të fundit me të bijën pas 5 vitesh ndarje. Një takim që kishte zgjatur vetem pak minuta në praninë e gjyshit. Odeta Dume: Këtë verë, ju keni pasur mundësinë të takoni vajzën për herë të parë që pas divorcit 5 vite më parë. Mund të na tregosh rreth këtij takimi! Miranda Cani: Takimin me vajzën e kam realizuar me ndihmën e administratorit të fshatit. Ai më tha s: “Do e takosh vajzën dhe ke leje për ta takuar gjysëm ore”. E kemi lutur shumë atë ditë të atin e vajzës dhe më në fund e nxorri gjyshi dhe halla e vajzës. Në momentin që e kam takuar vajzën, më ka përqafuar…nuk e prisja këtë takim nga ime bijë dhe mua më ra të fikët kur e pashë, ishte rritur shumë... (qan) Më ka përqafuar dhe në momentin që i kam thënë: “Të të sjellë mami telefon që të flasim?”- më ka thënë: ”Jo se më rreh babi”. Vetëm kaq kam dëgjuar tek vajza. Në momentin që kemi mbaruar këtë bisedë ka ardhur gjyshi i vajzës dhe i ka thënë përballë meje: “Kur të vdes unë do ta takosh sërish nënën”. Vajza uli kokën dhe qau, unë kam hyrë në makinë se isha shumë e tronditur. Vetëm 5 minuta e pashë vajzën. Odeta Dume: Sipas fqinjëve që kanë pranuar të flasin për ngjarjen, kanë treguar se mungesa e nënës mund të ketë ndikuar në psikologjinë e vajzës. Miranda Cani: Mua nuk më lanë që ta merrja vajzën me vete? Këdo që pyesja: “Si është vajza?”- më thonin që: “Vajza është mirë, shkon në shkollë”. Po bëja ç’mos ta merrja me vete, nuk ma jepnin. Mërzitja më e madhe që vajza ime mund të ketë patur ishte kur gjyshi i saj e kërcënoi në praninë time se nuk do më takonte më kurrë (qan) …dhe keshtu ndodhi…. Edhe pse kujdestarinë e të bijës gjykata ia hoqi, Miranda Cani kishte të drejtën e takimit çdo muaj me të bijën, gjë e cila nuk ndodhi kurrë, pasi familja e ish-bashkëshorti e pengonte gjithmonë. Odeta Dume: Pas divorcit, gjykata kujt ia kishte lënë kujdestarinë e vajzës? Miranda Cani: Gjykata në një moment ma ka dhënë mua të drejtën për ta mbajtur vajzën, por përfundimtaren gjykatësja ia ka kaluar ish-bashkëshortit. Kam patur të drejtë takimi, por jo që nuk ma lanë ta takoja por nuk ma lanë as t’i flisja në telefon. Sikur një herë të ma kishin nxjerrë në telefon... Ai baba nuk mund të quhet prind. E kam lënë vajzën 6 vjeçe, nuk ma ka nxjerrë një herë në telefon. I kam shkruajtur një herë ish-burrit në messenger. I kam thënë: “Vetëm më lidh një herë, të flas në telefon të lutem”- por ajo më ka bërë bllok. Më ka thënë: “Lëre vajzën të qetë se është mirë sepse do ta shkatërrosh vajzën nëqoftëse i flet”- dhe pastaj më ka bërë bllok. Që atëhere nuk kisha ku të lidhesha më me vajzën.

  • VIDEO

    Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 5 Shtator 2023 – Receta / Të pathëna për Nenë Terezën /Boom-i turistik i Shqipërisë

    Zonja Albana solli tre sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Qeshqek tradicional me pulë / Pite pa petë me patëllxhanë / Sallatë e ftohtë e marinuar me vaj dhe uthull.

    5 Shtatori, data kur Papa Françesku vendosi të shenjtërojë 7 vite më parë, murgeshën katolike me origjinë shqiptare, përkon me ditën kur ajo, më vitin 1997 u nda nga jeta. “Një jetë në shërbim të të tjerëve” ky ishte misioni i shenjtores Nënë Tereza, të cilës Ati i Shenjtë i njohu mrekullitë e bëra në shërimin e një gruaje nga kanceri dhe shërimi i një personi tjetër në Brazil, i prekur gjithashtu nga tumori. Për punën dhe kontributin e saj, veçanërisht me fëmijët në Kalkuta të Indisë, Nënë Tereza është vlerësuar me çmimin Nobel të Paqes. Sot, në ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës, në studion e ‘Rreze Dielli’, në një lidhje skype, studiuesi Sami Flamuri rrëfen mbi të pathënat e jetës së bamirëses me origjinë shqiptare.

    Boom-i turistik i këtij sezoni në vendin tonë, prenotime që vazhdojnë deri në tetor… Sipas tabloideve perëndimore, Shqipëria është konsideruar këtë vit si surpriza e vërtetë e turizmit në Ballkan. Statistikat e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit flasin për një rritje të vizitorëve me 54 % që nga shkurti, krahasur me shkurtin e vitit të kaluar. Deri tani, turistët që kanë hyrë në territorin tonë janë nga të gjithë nacionalitetet, por në një numër gjithmonë e më të madh kanë qenë shtetasit italian dhe spanjoll të cilët kanë preferuar bregdetin e jugut të Shqipërisë. Por turizmi ka dhe një anë tjetër të medaljes, turistët shprehen se natyra dhe deti janë fantastike, por janë përballur dhe me abuzime çmimesh, probleme bazike në infrastrukturë, mungesë korrektese, apo incidente... Pra paçka bekimit që vendi ynë ka nga nëna natyrë, a jemi ne gati për të pritur një numër të madh turistësh? Dhe çfarë mësuam nga ky vit që të përmirësohemi për vitin tjetër? Çfarë mendojnë panelistët e ftuar në studion e “Rreze Dielli”, Altin Prenga, sipërmarrës; Flora Baba, eksperte turizmi; Pavlin Polia, sipërmarrës dhe Ermal Qorri, gazetar.

  • VIDEO

    Boom-i turistik i këtij sezoni/A do na kthehen sërish turistët vitin tjetër? Ja mendimi i ekspertëve

    Boom-i turistik i këtij sezoni në vendin tonë, prenotime që vazhdojnë deri në tetor… Sipas tabloideve perëndimore, Shqipëria është konsideruar këtë vit si surpriza e vërtetë e turizmit në Ballkan. Statistikat e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit flasin për një rritje të vizitorëve me 54 % që nga shkurti, krahasur me shkurtin e vitit të kaluar. Deri tani, turistët që kanë hyrë në territorin tonë janë nga të gjithë nacionalitetet, por në një numër gjithmonë e më të madh kanë qenë shtetasit italian dhe spanjoll të cilët kanë preferuar bregdetin e jugut të Shqipërisë.

    Por turizmi ka dhe një anë tjetër të medaljes, turistët shprehen se natyra dhe deti janë fantastike, por janë përballur dhe me abuzime çmimesh, probleme bazike në infrastrukturë, mungesë korrektese, apo incidente... Pra paçka bekimit që vendi ynë ka nga nëna natyrë, a jemi ne gati për të pritur një numër të madh turistësh? Dhe çfarë mësuam nga ky vit që të përmirësohemi për vitin tjetër?  Çfarë mendojnë panelistët e ftuar në studion e “Rreze Dielli”, Altin Prenga, sipërmarrës; Flora Baba, eksperte turizmi; Pavlin Polia, sipërmarrës dhe Ermal Qorri, gazetar.  

  • VIDEO

    'Tifozët pa pasion për kombëtaren, janë huliganë', Eneo Bitri zbulon Çekinë: Shqipëria ka shanse për në Europian, Sylvinho më la në pritje

    Kombëtarja shqiptare e futbollit do luajë dy ndeshjet e radhës kualifikuese për grupin E të Europianit 2023. Përpara dy sfidave që janë vendimtare për fatet e grupit, foli edhe mbrojtësi Eneo Bitri.

  • VIDEO

    Habit studiuesi "Serbët e quanin sllave" / Të pathënat e jetës së Nënë Terezës

    5 Shtatori, data kur Papa Françesku vendosi të shenjtërojë 7 vite më parë, murgeshën katolike me origjinë shqiptare, përkon me ditën kur ajo, më vitin 1997 u nda nga jeta. “Një jetë në shërbim të të tjerëve” ky ishte misioni i shenjtores Nënë Tereza, të cilës Ati i Shenjtë i njohu mrekullitë e bëra në shërimin e një gruaje nga kanceri dhe shërimi i një personi tjetër në Brazil, i prekur gjithashtu nga tumori. Për punën dhe kontributin e saj, veçanërisht me fëmijët në Kalkuta të Indisë, Nënë Tereza është vlerësuar me çmimin Nobel të Paqes. Sot, puna e saj është një frymëzim në të gjithë botën për më shumë ndihmë ndaj të varfërve.

    Sot, në ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës, në studion e ‘Rreze Dielli’, në një lidhje skype, studiuesi Sami Flamuri rrëfen mbi të pathënat e jetës së bamirëses me origjinë shqiptare.

  • VIDEO

    Patëllxhanë të marinuar me vaj dhe uthull nga zonja Albana

    Sallatë e ftohtë me patëllxhanë të marinuar me vaj dhe uthull

    Përbërësit:

    • 2 kg patëllxhanë
    • 80 gr kripë
    • 200 ml vaj ulliri
    • 80 ml uthull molle
    • Miell
    • Hudhër
    • Majdanoz

    Përgatitja:

    Patëllxhanët i lajmë, qërojmë lëkurën dhe më pas i presim në disqe rreth 2 cm. I vendosim në një enë të thellë me ujë dhe kripë, vendosim një pjatë sipër dhe i lëmë për disa minuta.

    Më pas kullojmë patëllxhanët, i thajmë dhe i skuqim me vaj bimor pasi i kemi spërkatur me pak miell. Patëllxhanët e skuqur i vendosim në një tavë, i spërkasim me vaj ulliri, uthull molle, hudhër, mjadanoz. E vendosim sallatën në frigorifer që të realizohet marinimi i duhur.

  • VIDEO

    Pite kulaç mbushur me patëllxhanë, spec dhe domate nga zonja Albana

    Pite pa petë me patëllxhanë

    Përbërësit:

    Për brumin:

    • 2 vezë
    • 200 ml qumësht
    • 200 gr kos
    • 3 lgj vaj ulliri
    • 2 lç kripë
    • ½ lç sheqer
    • 1 lç sodë ose fryrës
    • 180 gr miell
    • 150 gr djathë

    Për mbushjen:

    • 30 gr gjalpë
    • 3 thelpinj hudhër
    • 1 qepë
    • 1 spec i kuq
    • 500 gr patëllxhanë
    • 1 domate
    • 1 lç kripë
    • 2 lgj miell misri
    • Erëza sipas dëshirës

    Përgatitja:

    Marrim dy patëllxhanë të prera në kubikë dhe i vendosim në ujë të nxehtë me kripë për 15 minuta. Ndërkohë në një tas vendosim vezët, qumështin, kripën, sheqerin, sodën e bukës dhe i përziejmë mirë. Më pas shtojmë miellin gradualisht duke e trazuar dhe në fund djathin e grirë.  

    Kullojmë mirë patëllxhanët. Në një tigan kaurdisim me pak gjalpë qepën e grirë imët, hudhrën e shtypur ose të prerë në fetëza, një spec të kuq të grirë imët. Shtojmë patëllxhanët, domaten e grirë dhe erëza. Vendosim kapakun dhe e lëmë të gatuhet në temperaturë mesatare.

    Spërkasim një tavë me pak vaj dhe miell misri. Shtojmë gjysmën e qullit dhe më pas lugë-lugë mbushjen me patëllxhanë. Bëjmë një spërkatje me pak djathë të thërrmuar dhe përsëri një shtresë me qull. E vendosim tavën të piqet në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për 45 minuta.  

  • VIDEO

    Qeshqek, receta e shijshme e traditës me pulë dhe grurë nga zonja Albana

    Qeshqek me pulë

    Përbërësit:

    • 1 pulë
    • 2 fç grurë
    • 1 litër ujë
    • Gjalpë
    • Kripë
    • Fruta të thata

    Përgatitja:

    Pastrojmë pulën me ujë të rrjedhshëm. E vendosim në një tenxhere me ujë dhe kripë dhe e lëmë të ziejë. Më pas e vendosim në furrë duke e lyer me gjalpë.

    Ziejmë grurin në ujë të bollshëm me kripë derisa kokrra e grurit të shpërthejë. E thajmë më pas me një pecetë. Në një mikser vendosim grurin për ta bluar paksa ose mund ta shtypim pak me lugë druri. E përziejmë mirë derisa gruri me pak lëng të trashet. Shtojmë fruta të thata sipas dëshirës dhe gjalpë të freskët. Sipër vendosim pulën e pjekur.

  • VIDEO

    Vrau motrën e alkoolizuar me thikë, Gjykata e Tiranës lë në burg mësuesen Marsela Pushani: Nuk do doja kurrë ta vrisja

    Arrest në burg ka caktuar Gjykata e Tiranës për mësuesen 40-vjeçare të Gjuhës Shqipe, Marsela Pushani, e cila akuzohet për vrasjen e motrës së saj të alkoolizuar Amanda Pushani me thikë. 

    • VIDEO

      ‘Metamorfoza’/ Behar Bajri u arrestua në një lokal në Paris, burime: Policia shqiptare e mbajti 2 javë nën vëzhgim

      Behar Bajri ra në pranga një ditë më parë, ndërsa burime për Report Tv bëjnë me dije se 43-vjeçari është mbajtur në vëzhgim nga pala shqiptare, e cila më pas ka lajmëruar autoritetet franceze për të kryer arrestimin.43-vjeçari mësohet se u arrestua teksa ndodhej i vetëm në një lokal në Paris.

      Për lajme të tjera kërkoni në arkiv