• VIDEO

    Nis nga 18 shtatori Censusi i Popullsisë, drejtoresha e INSTAT për Report Tv: 50 mijë lekë gjobë për ata që s'përgjigjen ose gënjejnë! Të dhënat publikohen në qershor 2024

    Më 18 shtator do të nisë Censusi i Popullisë dhe Banesave. Elsa Dhuli drejtoreshë e INSTAT në një intervistë për emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv tha tashmë se është rekrutuar stafi i cili do të trokasë në çdo shtëpi për të mbledhur informacion për “Censin 2023”

  • VIDEO

    Tragjike/15-vjeçari vritet dhe hidhet në pus nga njerka e tij. I biri:Vëllai ka një varr, por motra… (6 shtator 2023)

    Thuajse e pamundur për t’u besuar, historia e sotme është një nga ato histori që shkon përtej çdo imagjinate…. Baba i dy fëmijëve, pas vdekjes së të shoqes vendosi të martohet për herë të dytë…por kjo gjë do të ishte fatale për fatin e familjes Baka nga fshati Bardhaj i Tepelenës.Pasi kryefamiljari, Refat Baka largohet nga shtëpia për shkak të punës për disa ditë… e vetme me dy fëmijët, asokohe shtatzënë njerka kryen aktin makabër. Pas një konflikti me 15-vjeçarin Eqerem Baka, Fatime vret këtë të fundit, ndërsa trupin e pajetë e fsheh në një pus pranë shtëpisë. Prej dy ditësh askush nuk dinte asgjë për 15-vjeçarin, ndërsa aroma e keqe zbuloi trupin e tij të pajetë dhe vuri në lëvizje policinë. Menjëherë njerka, e cila kreu këtë krim makabër u arrestua dhe u dënua me 25 vite heqje lirie në burgun e Gjirokastrës. Pas kthimit të Refatit në shtëpi pak ditë pas ngjarjes, ai nuk gjeti as gruan dhe as djalin e tij, ndërsa e bija u strehua nga të afërmit, prej të cilëve kryefamiljari mësoi lajmin e kobshëm. Që nga ai moment Refati nuk u interesua më as për ish-gruan dhe as për fëmijën e tyre, e cila erdhi në jetë pas hekurave më 22 maj 1952. Vajza u pagëzua me emrin Fatbardha Baka, ndërsa ende edhe sot e kësaj dite rezulton në trungun familjar të Refatit. Pas kësaj ngjarje që tronditi jo vetëm familjen Baka por edhe njerëzit përreth, Refati u martua për të tretën herë, ndërsa u bë baba edhe i 5 fëmijëve. Refati mbylli sytë përgjithmonë pa mundur ta takojë kurrë të bijën.Edhe pse babai dhe motra e madhe nuk e donin, sot janë 5 fëmijët e tjerë ata që janë në kërkim të Fatbardhës, ku për ironi të fatit jeta e saj nuk do të ishte ashtu siç kishte emrin. Ndaj sot, pas afro 7 dekadave i vellai Eqerem Baka vjen në studion tonë për të rrëfyer historinë e familjes dhe për të mësuar për fatin e motrës së tij

  • VIDEO

    Baçi nga Rithemelimi në ‘Report Tv’: Bardhi do të jetë kreu i grupit parlamentar ku kryetar është Berisha! Daci: S’jeni të ligjshëm, s'duhet të përdorni logon e PD

    Baçi nga radhët e deputetëve të grupimit të Berishës, tha se ky takim i Berisha-Bardhi i shërben opozitarizmit. Deputeti demokrat tha se Gazment Bardhi do të jetë kryetar i grupit parlamentar ku kryetar i partisë është Sali Berisha, duke ju referuar PD-së. Baçi tha se ato do të zhvillojnë takime të përjavshme

  • VIDEO

    ‘Pajtimi’ Berisha-Bardhi, analisti Mërtiri: Pa sens, imorale! Bashkimi i kalbësirave, s’e bën opozitën të fortë

    Analisti Ergys Mërtiri i ftuar në “Sot Live në Shqipëri” në Report Tv tha se ‘bashkimi’ Sali Berishës me Gazment Bardhin pasi përçanë PD-në për dy vite dhe i thanë njëri tjetrin fjalën e fundit, është imorale dhe nuk e shpëton dot PD-në. Analisti shprehet se ky bashkim tregoi se Bardhi kishte ambicie për të marrë drejtimin e partisë, por me rikthimin e Bashës, iu bë i parealizueshëm

  • VIDEO

    Çmim tavan për qiratë e shtëpive? Agjentja imobilare në Report Tv: Do rriste informalitetin! Ceko: Të rregullohet me ligj marrëdhënia qiramarrës-qiradhënës

    Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe ka hedhur idenë e vendosjes së një çmimi tavan për qiratë e banesave në Tiranë, të cilat kanë njohur një rritje të ndjeshme gjatë muajve të fundit. Kjo ishte edhe temë diskutimi në emisionin ‘Përballje’ në Report Tv.

  • VIDEO

    Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 6 Shtator 2023 – Receta / Sëmundjet seksualisht të transmetueshme / Kizomba, kërcimi sensual

    Zonja Albana solli tre sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Tavë me patate dhe mish të grirë / Gjellë e stinës me oriz, domate dhe speca / Supë pule me oriz dhe karrota.

    Gjatë stinës së verës dhe pas saj, risku i sëmundjeve seksualisht të transmetueshme rritet. Udhëtohet më shumë, krijohen njohje të reja gjatë pushimeve dhe numri i raporteve seksuale rastësore, sidomos mes të rinjve, rritet. Sipas një raporti të ISHP, sëmundjet seksualisht të transmetueshme kanë ardhur në rritje në popullatën shqiptare. Sëmundjet seksualisht të transmetueshme janë një grup infeksionesh shumë të përhapura dhe të provokuara nga mikrobe të natyrave të ndryshme mes të cilave baktere (sifilizi ose gonorrea), kërpudhat (candida), viruse (papilloma virus, HIV ose hepatitet) dhe parazitët. Në studion e “Rreze Dielli” me mjeken gjinekologe Mimoza Keta, flasim për faktorët e rriskut, shenjat e para dhe simptomat që shfaqen në organizëm si dhe disa këshilla për të evituar këto sëmundje, pasi mbrojtja nga kontaminimi është parandalimi i parë ndaj sëmundjeve seksualisht të transmetueshme.

    Kizomba, kërcimi më sensual që po pushton botën, mbërrin edhe në Shqipëri. Me origjinë nga Angola, ky kërcim është ndoshta më sensuali e pikanti ndër disiplinat latine. Kizomba është një kërcim tepër sensual, i ngadaltë dhe me ritme romantike. Kërcimi kizomba është në thelb një ndërthurje e sambas dhe zoukut, që kanë lindur në pjesën franceze të Karaibeve, me një prekje sensuale të ritmeve afrikane. Në studion e “Rreze Dielli” instruktorja Neraida Lalmi na tregon më shumë rreth kësaj disipline të lindur në vitet '80.

  • VIDEO

    Seks pa mbrojtje, ja nga çfarë sëmundjesh rrezikoheni / Gjinekologia Moza Keta këshillon…

    Gjatë stinës së verës dhe pas saj, risku i sëmundjeve seksualisht të transmetueshme rritet. Udhëtohet më shumë, krijohen njohje të reja gjatë pushimeve dhe numri i raporteve seksuale rastësore, sidomos mes të rinjve, rritet. Sipas një raporti të ISHP, sëmundjet seksualisht të transmetueshme kanë ardhur në rritje në popullatën shqiptare. Sëmundjet seksualisht të transmetueshme janë një grup infeksionesh shumë të përhapura dhe të provokuara nga mikrobe të natyrave të ndryshme mes të cilave baktere (sifilizi ose gonorrea), kërpudhat (candida), viruse (papilloma virus, HIV ose hepatitet) dhe parazitët.

    Në studion e “Rreze Dielli” me mjeken gjinekologe Mimoza Keta, flasim për faktorët e rriskut, shenjat e para dhe simptomat që shfaqen në organizëm si dhe disa këshilla për të evituar këto sëmundje, pasi mbrojtja nga kontaminimi është parandalimi i parë ndaj sëmundjeve seksualisht të transmetueshme.  

  • VIDEO

    Njihuni me kërcimim më seksi dhe sensual në botë

    Kizomba, kërcimi më sensual që po pushton botën, mbërrin edhe në Shqipëri. Me origjinë nga Angola, ky kërcim është ndoshta më sensuali e pikanti ndër disiplinat latine. Kizomba është një kërcim tepër sensual, i ngadaltë dhe me ritme romantike. Kërcimi kizomba është në thelb një ndërthurje e sambas dhe zoukut, që kanë lindur në pjesën franceze të Karaibeve, me një prekje sensuale të ritmeve afrikane.

    Në studion e “Rreze Dielli” instruktorja Neraida Lalmi na tregon më shumë rreth kësaj disipline të lindur në vitet 80'

  • VIDEO

    Gjellë e stinës me oriz, domate dhe speca nga zonja Albana

    Gjellë e stinës me oriz, domate dhe speca

    Përbërësit:

    • 1 qepë e thatë
    • 1 spec jeshil
    • 1 spec i kuq
    • 4 domate
    • 3 fk oriz
    • Vaj ulliri
    • Spec djegës
    • Kripë, piper, rigon

    Përgatitja:

    Fillimisht kaurdisim me pak vaj ulliri qepën e grirë mesatarisht. Më pas shtojmë specat e prera në kubikë, shtojmë kripë, piper dhe pas 3-4 minuta kaurdisje, shtojmë domatet e prera në kubikë pasi i kemi hequr lëkurën. Shtojmë orizin e shpēlarë dhe e lëmë gjellën të ziejë me bulion perimesh ose ujë të ngrohtë. Në fund rregullojmë shijen me kripë, piper, spec djegës dhe është gati për servirje.

  • VIDEO

    Supë pule me oriz nga zonja Albana

    Supë pule me oriz

    Përbërësit:

    • 500 gr mish pule
    • 1.5 litër lëng mishi
    • 2 vezë
    • 50 gr oriz
    • 1 karrotë
    • 1 limon
    • 1 lgj miell misri
    • 2 lgj gjalpë
    • 1 tufë majdanoz
    • Kripë, piper

    Përgatitja:

    Në një tenxhere me ujë të ftohtë dhe kripë vendosim mishin e pulës. Pasi të ziejë  shtojmë orizin e shpëlarë mirë dhe karrotën të grirë në rende. Miellin e tresim me ujë dhe pasi ka zjerë orizi e shtojmë në tenxhere bashkë me të verdhat e vezëve. E spërkasim me majdanoz, piper dhe pak gjalpë të tretur.

  • VIDEO

    Tavë me patate dhe mish të grirë nga zonja Albana

    Tavë me patate dhe mish të grirë

    Përbërësit:

    • 800 gr patate
    • 1 qepë
    • 3 thelpinj hudhër
    • 500 gr mish i grirë
    • 2 lgj salcë domate
    • 100 ml verë
    • 3 vezë
    • 200 ml kos
    • Djathë pice
    • Majdanoz
    • Kripë, piper

    Përgatitja:

    Presim patatet në kubikë. I vendosim në një tenxhere me ujë dhe kripë dhe i lëmë të ziejnë.

    Përgatisim salcën në një tigan ku shtojmë qepën e grirë imët, hudhrat dhe mishin e grirë. E përziejmë mirë duke e shuar me pak verë. Sapo të avullojë alkooli shtojmë salcën e domates dhe erëzat. Këtë masë e përziejmë me patatet. E shtrojmë në një tavë, sipër vendosim vezët e rrahura me kosin dhe djathë kaçkavall të butë. E vendosim në furrë për 40 minuta në temperaturën 200 gradë Celsius.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e mërkurë 6 shtator 2023

    Titujt e gazetave për sot, nga pse shkoi Gaz Bardhi te Saliu te PPE kërkon lirinë e Belerit e deri tek zbardhet pasuria e ministreve të shkarkuara.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv