Policia kap në flagrancë të riun me armë në brez. Vajzat i fshihen “grabitësit”

3 Shtator 2023, 20:50 | Përditesimi i fundit: 2023-09-04 07:21:36

Duket një mbrëmje e zakonshme për skuadrat e Shqiponjave. Pasi janë bërë gati dhe kanë marrë instruktazhin e përhershëm, po shpërndahen në terren për të kryer kontrolle në akse të ndryshëm rrugore të kryeqytetit. Ndalohen të gjithë ata që persona apo drejtues mjetesh që ngjallin dyshime të arsyeshme për skuadrat shqiponja. Nëse disponojnë dokumentacion të rregullt të automjetit apo nuk kanë probleme me drejtësinë, lihen të lirë. Procedura e kërkon që të kontrollohet imtësisht automjeti i një drejtuesi të dyshuar. Dhe jo në pak raste zbulohet prezencë e lëndëve narkotike. Drejtuesit të mjetit ju gjet lëndë e dyshuar kanabis sativa. Të gjithë ata që kapen me të tilla lëndë të dyshuara, duhet të përballen me specialistët e narkotikës. Janë këta specialistë që gjatë marrjes në pyetje dhe pas analizave mjekësore të personit, bashkëngjitur sasisë së lëndës narkotike të gjetur, historikut të problemeve me policinë, saktësojnë nëse është përdorues ose shpërndarës i lëndëve narkotike.