• VIDEO

    Pse lodhemi pasi hamë? Çfarë është "koma e ushqimit"? Altin Joka: Disa mënyra si ta shmangni

    Pse lodhemi pasi hamë? Çfarë është "koma e ushqimit"?

    Me siguri të gjithë kemi përjetuar atë skenë klasike: ulur pas një dreke ose darke sidomos feste ku ndjesi letargjike na përshkojnë, qepallat duke u rënduar, disa prej nesh luftojnë dëshirën për të dremitur, një tension i shtuar dhe ritme zemre të larta, si të këputur dhe të paaftë për një kohë. Ne i themi vetes se thjesht hëngrëm shumë, por në fakt ekziston një shpjegim shkencor për këtë fenomen "komë ushqimore" (ose përgjumje pas ngrënies) dhe përshkruhet si një reaksion kimik që ndodh në trupin tonë.

    Si mundet që ushqimi, që është menduar për të na dhënë energji, në të vërtetë na bën të ndihemi më të fjetur? Pse ndodh ky fenomen, a ndikojnë kombinimet e gabuara të ushqimeve të caktuara apo marrja me shumicë e sheqernave? Çfarë realisht ndodh në trupin tonë dhe çfarë duhet të bëjmë?

    Nutricionisti Altin Joka na tregon 5 hapa të suksesshëm që duhet të ndjekim në regjimin tonë ditor për të shmangur këtë gjendje.

  • VIDEO

    Sallatë me makarona dhe domate të thata nga zonja Albana

    Sallatë me makarona dhe domate të thata

    Përbërësit:

    • 400 gr makarona (fusilli)
    • 80 gr domate të thata
    • 1 selino
    • 1 tufë borzilok të freskët
    • Vaj ulliri ekstra i virgjer
    • Kripë, piper

    Përgatitja:

    Për të përgatitur sallatën me makarona dhe domate të thara, fillimisht vendosim makaronat të ziejnë në ujë të bollshëm me kripë, duke u kujdesur që të jenë al dente. I kullojmë dhe i lemë të ftohen plotësisht.

    Ndërkohë presim domatet e thata, presim selinon dhe lajmë mirë gjethet e borzilokut. Pasi makaronat të jenë ftohur, i hedhim në një tas të madh, shtojmë domatet e thata, selinonë dhe gjethet e borzilokut. E spërkasim me vaj ulliri ekstra të virgjër, kripë dhe piper dhe e servirim.

  • VIDEO

    Qumështori Çam nga zonja Albana

    Qumështori Çam

    Përbërësit:

    • 1.500 ml qumësht
    • 200 gr sheqer
    • 2 lgj miell
    • 2 lgj niseshte
    • 6 kokrra vezë
    • 1 të verdhe veze
    • Vanilje

    Për petën e byrekut (2 petë)

    • 1 gotë miell
    • 1 lgj kos
    • 1 lgj uthull
    • Pak kripë

    Përgatitja:

    Fillimisht përgatisim brumin për realizimin e 2 petëve. Miellin e përziejmë me kosin, uthullën, kripën dhe gjalpin. E punojmë dhe shtojmë aq ujë sa duhet. E lemë të pushojë.

    Ndërkohë në një tas rrahim vezët me sheqerin. Qumështin e kemi zjerë pak. Në një tas tjetër kemi bashkuar miellin me niseshten e holluar me pak qumësht. Këtë masë e bashkojmë me vezët, shtojmë qumështin e ngrohtë dhe e lemë kremin të mpikset.

    Petën e parë e bëjmë të madhe që të dalë jashtë buzëve të tepsisë dhe tjetrën më të vogël. Vendosim kremin e qumështorit mbi petën e shtruar në tavë, mbledhim anësoret rreth kremit. Me një të verdhë veze me pak qumësht lyejmë sipërfaqen dhe e vendosim qumështorin të piqet në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius aq kohë sa të marrë ngjyrë kafe të lehtë.

  • VIDEO

    Patëllxhanë furre me mish të grirë dhe salcë të kuqe nga zonja Albana

    Patëllxhanë furre me mish të grirë dhe salcë të kuqe

    Përbërësit:

    • 2 patëllxhanë
    • 1 qepë të grirë
    • 250 gr mish i grirë
    • 1 spec i kuq
    • 1 spec jeshil
    • 2 lgj salcë domate
    • 4 lgj vaj ulliri
    • Vaj për skuqje
    • Kripë, piper i zi
    • Piper i kuq
    • Domate qershi
    • Djathë të grirë

    Përgatitja:

    Patëllxhanëve u pastrojmë lëkurën një po një jo, i presim në rrethore të trasha dhe i skuqim derisa të zbuten. Pjesën e mesit e ngacmojmë me lugë derisa të bëhet një gropë e vogël.

    Në një tigan me pak vaj ulliri kaurdisim mishin e grirë sikurse dhe qepën e grirë hollë. Shtojmë salcën e domates dhe specat të prerë në kubikë. Rregullojmë shijen me kripë, piper të zi dhe piper të kuq. Me kimën e përgatitur mbushim patëllxhanët, sipër mbushjes vendosim domate qershi dhe djathë të grirë. E vendosim tavën me patëllxhanë në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 30 minuta.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e enjte 20 Prill 2023

    Titujt e gazetave për sot, nga ekzekutohet biznesmeni Ardian Nikulaj në Shëngjin te dalin për herë të parë në dritë faktet tronditëse për çiftin Meta-Kryemadhi e deri tek euroderbi Inter-Milan në Champions.

  • VIDEO

    Sondazhi i tretë i Piepolit, Veliaj thellon fitoren në Tiranë, PS fituese në Elbasan dhe Lezhë (19 prill 2023)

    i Nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot, kryebashkiakët e PS në Tiranë, Elbasan e Lezhë do të rizgjidheshin në krye të bashkive. Sipas sondazhit të radhës të Institutit Piepoli dhe Report Tv, Erion Veliaj thellon fitoren ndaj kandidatëve të opozitës, ndërsa Belind Këlliçi shënon rënie. Epërsi PS ka në këto bashki edhe si forcë politike, duke u renditur e para, pasuar nga koalicioni “Bashkë Fitojmë” ndërsa PD renditet e treta.

  • VIDEO

    Sondazhi i Piepolit/ PS vijon rritjen në Tiranë! Veliaj thellon diferencën me Këlliçin! Llatja mund Boçin në Elbasan

    Kur na ndajnë më pak se 1 muaj nga zgjedhjet e 14 majit, rritet mbështetja e kryeqytetasve për Erion Veliajn. Në sondazhin e 3-të të Piepolit në bashkëpunim me Report Tv, 48-52% e qytetarëve të pyetur thonë se do të votojnë Veliajn për një tjetër mandat, duke thelluar fitoren në rast se zgjedhjet do të mbaheshin sot.

    • VIDEO

      "Zgjodha zanat burrash", sfidat e një nëne të dypunësuar: Hilet që përdorin në mobileri (19 prill 2023)

      U bë nënë në moshe të re Është e dypunësuar në Durrës Puna e ëndrrave mbetet tapiceria Zhurma e pistoletës me ajër shërbeu si indicia e parë që e zgjodhi këtë zanat Pavarësisht paragjykimeve ajo nuk u ndal Hilet dhe vështirësitë e profesionit, tendencat më të fundit që duhen ndjekur, këshilla dhe historia e jetës. Një nga ne prezanton: Sfidat e një gruaje tapiciere

    • VIDEO

      Financimet e partive politike, Çoçoli: Shkeljet më të rënda, fondet nga jashtë! KQZ të dyfishojë gjobat! Meta, politikani që shpenzon më shumë për Facebook

      Eksperti ekonomik, Fatos Cocoli ka analizuar financimin e partive politike duke thënë se shqetësim mbeten fondet nga jashtë vendit. Në një intervistë për Report Tv në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, Çoçoli thotë se partitë politike nuk financohen vetëm nga buxheti i shtetit për fushatë zgjedhore por edhe nga donatorët, ndërsa fondet nga jashtë i cilëson shkelje të rënda që duhet të ndëshkohen.

    • VIDEO

      Partia Lirisë, zgjedhjet në maj, sytë nga 2025-a (19 prill 2023)

      Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi thotë se sfida e opozitës për 14 majin është të arrijë të fitojë votat e zonës gri. Në një intervistë për Report Tv në emisionin ‘Kontrast’ me gazetarin Denis Minga dhe analistin Lorenc Vangjeli, Kryemadhi tha se duhet të tregojnë që opozita do të sjellë shpresë.

      • VIDEO

        Zgjedhjet vendore, Duka në Report Tv: Forcat opozitare në Durrës mbështesin kandidaturën e Igli Carës! Duhet të bëhemi më agresivë

        Kryetari i partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka thotë se të gjitha forcat opozitare në Durrës janë të bashkuara për të mbështetur kandidatin e koalicionit Berisha-Meta, Igli Carën, në zgjedhjet vendore të 14 majit

      • VIDEO

        Pse të miturit përfshihen në dhunë? Mësuesja: Situatë alarmante, duhet punuar më shumë me shëndetin mendor! Avokati: Futen në rrjedhë krimi prej nënvlerësimit

        Pse të miturit përfshihen në dhunë dhe krime? Kjo ishte tema që u diskutua në Report Tv në emisionin ‘Sot, live në Shqipëri’ pas ngjarjes së rëndë të ndodhur një ditë më parë kur 20-vjeçari Stiven Toshkesi u plagos për vdekje me thikë nga dy të rinj.

      Për lajme të tjera kërkoni në arkiv