Pse lodhemi pasi hamë? Çfarë është "koma e ushqimit"?
Me siguri të gjithë kemi përjetuar atë skenë klasike: ulur pas një dreke ose darke sidomos feste ku ndjesi letargjike na përshkojnë, qepallat duke u rënduar, disa prej nesh luftojnë dëshirën për të dremitur, një tension i shtuar dhe ritme zemre të larta, si të këputur dhe të paaftë për një kohë. Ne i themi vetes se thjesht hëngrëm shumë, por në fakt ekziston një shpjegim shkencor për këtë fenomen "komë ushqimore" (ose përgjumje pas ngrënies) dhe përshkruhet si një reaksion kimik që ndodh në trupin tonë.
Si mundet që ushqimi, që është menduar për të na dhënë energji, në të vërtetë na bën të ndihemi më të fjetur? Pse ndodh ky fenomen, a ndikojnë kombinimet e gabuara të ushqimeve të caktuara apo marrja me shumicë e sheqernave? Çfarë realisht ndodh në trupin tonë dhe çfarë duhet të bëjmë?
Nutricionisti Altin Joka na tregon 5 hapa të suksesshëm që duhet të ndjekim në regjimin tonë ditor për të shmangur këtë gjendje.