• VIDEO

    Zgjedhjet e 14 majit/ Vangjeli: Mënyra e vetme që të mposhtet Rama është mpiksja në një e të gjitha forcave opozitare

    Analisti Lorenc Vangjeli ka analizuar zgjedhjet e 14 majit duke thënë se mënyra e vetme se si mund të rrëzohet Edi Rama është shkrirja në një e të gjitha forcave opozitare.

     
  • VIDEO

    Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 19 Prill 2023 – Receta tradite / Luiza Gega & Taulant Stërmasi / Cigaret elektronike, pasojat

    Zonja Albana solli tre sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Tavë ricikluese me bukë, vezë dhe kos / Gjellë me mish të grirë, karrota, bizele dhe kërpudha / Gjyveç pa mish me perime të stinës.

    Kampionia e atletikës Luiza Gega tashmë me gradën “kolonele” rrëfen në studio sakrificat e sportit, sfidat dhe rekordet europiane. Historia e atletes me trajnerin e saj Taulant Stërmasi… Falë Luiza Gegës, Shqipëria ka tashmë një kampione europe edhe në atletikë. Ajo ka treguar se nuk di të ndalet duke shkruar kështu historinë për sportin shqiptar. Një rrugëtim i gjatë plot mundim e sakrifica duke bërë realitet ëndrrën për t'u ngjitur në majën e podiumit të atletikës europiane. E para shqiptare që regjistron një triumf të tillë por që për kampionen ky është veçse suksesi i rradhës, ajo premton se nuk do ndalet. Në studion e “Rreze Dielli” Luiza Gega dhe trajneri i saj Taulant Stërmasi, rrëfejnë njohjen e tyre dhe marrëdhënien e veçantë që ndajnë pas 16 vite pune së bashku.

    Cigaret elektronike, joshja e të rinjve nga pajisjet me avull. Cilat janë pasojat në organizëm dhe “mashtrimi” se ato ndihmojnë në lënien e duhanit… E ftuar në studion e “Rreze Dielli” për të diskutuar mbi këtë problematikë Suela Xhufi, mjeke toksikologe. Pirja e cigareve elektronike është rritur në masë kohët e fundit, kryesisht te moshat e reja. Një pajisje të tillë shumë të rinj e mbajnë në xhep. Nuk lë aromë cigareje dhe zgjat më shumë se pirja e një pakete. Një trend që po krijon masivitet në përdorim pa ditur se cilat janë kostot në shëndet, e aq më tepër tek të rinjtë. Cigarja elektronike është një pajisje që ju lejon të thithni nikotinë në avull dhe jo tym, ato nuk djegin duhan dhe nuk prodhojnë katran ose monoksid karboni. A janë cigaret elektronike një alternativë më e sigurtë për duhan pirësit dhe një mundësi e tyre në betejën për të lënë duhanin? A krijojnë varësi? Dhe më kryesorja, sa të dëmshme janë ato për shëndetin dhe çfarë pasojash mund të sjellin në organizëm?

  • VIDEO

    Kryemadhi: Sfida jonë për ’14 majin’ është zona gri! Duhet t’i tregojmë që ka shpresë te opozita

    Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi thotë se sfida e opozitës për 14 majin është të arrijë të fitojë votat e zonës gri. Në një intervistë për Report Tv në emisionin ‘Kontrast’ me gazetarin Denis Minga dhe analistin Lorenc Vangjeli, Kryemadhi tha se duhet të tregojnë që opozita do të sjellë shpresë.

  • VIDEO

    Alarm nga toksikologia /Rreziku që vjen nga cigaret elektronike: BBV rriti ndjeshëm përdoruesit

    Cigaret elektronike, joshja e të rinjve nga pajisjet me avull. Cilat janë pasojat në organizëm dhe “mashtrimi” se ato ndihmojnë në lënien e duhanit…

    E ftuar në studion e “Rreze Dielli” për të diskutuar mbi këtë problematikë Suela Xhufi, mjeke toksikologe.

    Pirja e cigareve elektronike është rritur në masë kohët e fundit, kryesisht te moshat e reja. Një pajisje të tillë shumë të rinj e mbajnë në xhep. Nuk lë aromë cigareje dhe zgjat më shumë se pirja e një pakete.  Një trend që po krijon masivitet në përdorim pa ditur se cilat janë kostot në shëndet, e aq më tepër tek të rinjtë. Cigarja elektronike është një pajisje që ju lejon të thithni nikotinë në avull dhe jo tym, ato nuk djegin duhan dhe nuk prodhojnë katran ose monoksid karboni. A janë cigaret elektronike një alternativë më e sigurtë për duhan pirësit dhe një mundësi e tyre në betejën për të lënë duhanin? A krijojnë varësi? Dhe më kryesorja, sa të dëmshme janë ato për shëndetin dhe çfarë pasojash mund të sjellin në organizëm?

  • VIDEO

    Rrëfehet Luiza Gega, nga rrugëtimi plot sakrifica tek marrëdhënia me trainerin Stërmasi

    Kampionia e atletikës Luiza Gega tashmë me gradën “kolonele” rrëfen në studio sakrificat e sportit, sfidat dhe rekordet europiane. Historia e atletes me trajnerin e saj Taulant Stërmasi…

    Falë Luiza Gegës, Shqipëria ka tashmë një kampione europe edhe në atletikë. Ajo ka treguar se nuk di të ndalet duke shkruar kështu historinë për sportin shqiptar. Një rrugëtim i gjatë plot mundim e sakrifica duke bërë realitet ëndrrën për t'u ngjitur në majën e podiumit të atletikës europiane. E para shqiptare që regjistron një triumf të tillë por që për kampionen ky është veçse suksesi i rradhës, ajo premton se nuk do ndalet.

    Në studion e “Rreze Dielli” Luiza Gega dhe traineri i saj Taulant Stërmasi, rrëfejnë njohjen e tyre dhe marrëdhënien e veçantë që ndajnë pas 16 vite pune së bashku.

  • VIDEO

    Gjyveç pa mish me perime të stinës nga zonja Albana

    Gjyveç pa mish me perime të stinës

    Përbërësit:

    • 500 gr qepë
    • 1 patëllxhan
    • 1 kg domate
    • 3 kungulleshka
    • 5 speca me tul
    • 100 gr bishtaja
    • 20 bamje (sipas dëshirës)
    • 1 fç oriz
    • 2 gjethe dafine
    • Vaj ulliri
    • Majdanoz
    • Kripë, piper

    Përgatitja:

    Kaurdisim qepën e grirë në vaj ulliri, patëllxhanin e prerë në kubikë, më pas kungulleshkat e prera mesatarisht, bishtajat dhe bamjet. Në fund të kaurdisjes shtojmë erëzat, orizin, specat dhe domatet. Shtojmë pak ujë dhe i lemë pak minuta të gatuhen. Më pas i kalojmë të gjithë përbërësit në një tavë dhe i vendosim në furrë në 200 gradë për 30 minuta.

  • VIDEO

    Tavë ricikluese me bukë, vezë dhe kos nga zonja Albana

    Tavë ricikluese me bukë, vezë dhe kos

    Përbërësit:

    • 5 feta bukë
    • 1 lç pluhur pjekës
    • 5 vezë
    • 5 lgj kos
    • 150 gr djathë  
    • Kremviçe e tymosur FIX
    • Gjalpë i freskët

    Përgatitja:

    Bukët i presim në kubikë, i marinojmë me kripë e piper dhe i vendosim në furrë me pak gjalpë. Në një enë shtojmë vezët e rrahura me kosin dhe pluhurin pjekës. Shtojmë pak djathë të butë. I përziejmë dhe i shtrojmë të gjithë bashkë në një tavë. E spërkasim në fund me djathë dhe gjalpë. E vendosim në furrë në temperaturën 200 gradë për 30 minuta.

  • VIDEO

    Gjellë e shpejtë tigani me mish të grirë, karrota dhe bizele nga zonja Albana

    Gjellë me mish të grirë, karrota, bizele dhe kërpudha

    Përbërësit:

    • 2 qepë
    • 1 lgj gjalpë
    • 2 karrota
    • 250 gr bizele
    • 250 gr kërpudha
    • 300 gr mish i grirë
    • 1 tufë majdanoz
    • Kripë, Piper

    Përgatitja:

    Mishin e grirë e kaurdisim në yndyrë derisa të kokrrizohet. Më pas shtojmë qepën e grirë hollë, karrotat e prera në kubikë dhe kërpudhat. I kaurdisim mirë dhe më pas shtojmë salcën e domates dhe ujë të ngrohtë. E lemë të ziejë për 10 minuta. Shtojmë bizelet në fund, erëzat dhe pak vaj ulliri.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e mërkurë 19 Prill 2023

    Titujt e gazetave për sot, nga ushqime e detergjentë për vota te kërcënohet Alibeaj nga "kamikazët" e Berishës e deri tek për Tiranën dje dhe sot.

  • VIDEO

    PD hap fushatën duke sulmuar Berishën (18 prill 2023)

    Partia Demokratike çeli sot fushatën politike për zgjedhjet vendore që do të mbahen më 14 maj! Për ish-deputeti Azgan Haklaj, PD sot propozoi një platformë politike për ndarjen nga feudalizimi politik. I ftuar në emisionin ‘Repolitix’ Haklaj tha se demokratët shqiptarë duhet të votojnë të gjithë PD-në dhe jo koalicioin Berisha-Meta.

  • VIDEO

    PD kërkon emrin e Metës në fletën e votimit, Haklaj: Po bëjnë thirrje t'i votojmë pa emër! Karabina: Janë në shkelje të ligjit

    Mirela Karabina, anëtare e Këshillit Kombëtar në PD, thotë se mos vendosja e emrit të Partisë së Lirisë në fletën e votimit është në shkelje të ligjit. Sipas Karabinës kjo gjë do të krijojë konfuzion tek votuesit.

  • VIDEO

    Reshat Qosja: Të ngresh familje, pas burgut skllavërues (18 prill 2023)

    Reshat Qosja, ishte një prej të rinjve tiranas që vinin prej familjeve të pasura, e që regjimi komunist i kishte vënë në shenjëstër që në ditët e para të instalimit të diktaturës. Në familjen Qosja si në shumë familje tregtarësh të Tiranës, mbledhja e florinjve, sekuestrimet e pasurive dhe arrestimet e shumta ishin kthyer në kryefjalë të çdo bisede. Të gjithë ishin vënë nën pushtetin e ankthit dhe pasigurisë që i priste. Pronat e tyre ishin tashmë në duart e komunistëve, ndërsa jeta mes udhëkryqeve të pasigurisë. Pas arrestimti të të atit Reshati kishte tentuar të arratisej, por plani i kishte dështuar, pasi bie në duart e komunsitëve dhe e arrestojnë. Ishte në vitet më të bukura të rinisë së tij. Nëse Shqipëria nuk do të ishte nën pushtetin e regjimit komunsit, jeta e tij si edhe e gjithë të rinjve të tjerë si ai, do të merrte tjetër rrjedhë. Por ai dhe shumë djem e vajza të familjeve të ngjashme më të tijën, duhet ti frenonin ëndrrat njëherë e përgjithmonë. Vitet më të bukura të moshës, Reshati do t’i kalonte në kampet e tmerrshme të punës së detyruar. Një jetë skllavëruese e priste në vijim....

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv