• VIDEO

    Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 18 Prill 2023 – Receta tradite / Inteligjenca artificiale që po shokon botën / ‘Freedom’ copëza historie të grave që vuajnë dënimin…

    Zonja Albana solli tre sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Musaka me groshë, vezë dhe djathë / Supë me krahë pule / Petulla me sherbet.

    Inteligjenca artificiale që po shokon botën. Nga veshja e Papës me fustan, tek Merkel e Obama në plazh, e së fundmi krijimi i prezantueses artificiale. Ç’po ndodh me njerëzimin, cilat profesione do të zhduken përfundimisht? Në skype nga Kosova, Kushtrim Shala, ekspert në fushën e telekomunikacionit për të folur rreth Inteligjencës artificiale, aftësisë së një kompjuteri për të kryer funksione dhe arsyetime që aktualisht janë tipike vetëm të mendjes njerëzore. Si do të ndikojë inteligjenca artificiale në shumë profesione, cilat janë ato më të rrezikuarat që priten të realizohen nga kjo teknologji dhe cilat do të jenë avantazhet dhe disavantazhet e kësaj teknologjie.

    “Liria ka çmim shumë të lartë edhe kur s’je në pranga” / Ish-drejtoresha e burgut të grave, Xhoi Jakaj sjell botimin e saj të pestë "Freedom" me copëza historie të grave që vuajnë dënimin… “Ndërgjegjia, është pasqyra që reflekton drejtësinë e vërtetë. Ktheje botën tënde të brendshme, në një gjë më të bukur se ajo jashtë teje! Përmirëso shpirtin sepse çelësi i lumturisë gjendet aty”. Libri më i ri në treg i autores dhe pedagoges Xhoi Jakaj. Ajo sjell për lexuesin dashuri, trill, histori dhembje e copëza jete nga gra të dënuara me vepra të ndryshme penale. Por edhe mënyra si drejtohet një institucion i tillë i vuajtjes së dënimit dhe rehabilitimi i të dënuarave gra. Nga fundi i bisedës një surprizë për mësuese Xhoin, Ambla Ndoj dhe Mei Sadikaj, dy vogëlushet me pasion prezantimin surprizojnë Xhoi Jakaj dhe "sfidojnë" Nikin në intervistë në studio…

  • VIDEO

    Votimi elektronik, nënkomisionerja e KQZ: Sfidë për të gjetur personel të kualifikuar! Problematikë janë 35% e votuesve që i është ndryshuar qendra e votimit

    Nënkomisionerja e KQZ, Lealba Pelinku thotë se votimi dhe numërimi elektronik do të shuajë dyshimet për vjedhje të votës pasi procesi është i sigurt dhe garanton siguri maksimale. Në një intervistë për Report Tv në ‘Sot, live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu tha se është sfidë për KQZ që të zgjedhë personat e përshtatshëm për procesin e votimit elektronik.

  • VIDEO

    Copëza historie nga jeta e grave në burg, Xhoi Jakaj sjell "Freedom" një mesazh për gratë dhe vajzat

    “Liria ka çmim shumë të lartë edhe kur s’je në pranga” / Ish-drejtoresha e burgut të grave, Xhoi Jakaj sjell botimin e saj të pestë "Freedom" me copëza historie të grave që vuajnë dënimin…  

    “Ndërgjegjia, është pasqyra që reflekton drejtësinë e vërtetë. Ktheje botën tënde të brendshme, në një gjë më të bukur se ajo jashtë teje! Përmirëso shpirtin sepse çelësi i lumturisë gjendet aty”. Libri më i ri në treg i autores dhe pedagoges Xhoi Jakaj. Ajo sjell për lexuesin dashuri, trill, histori dhembje e copëza jete nga gra të dënuara me vepra të ndryshme penale. Por edhe mënyra si drejtohet një institucion i tillë i vuajtjes së denimit dhe rehabilitimi i të dënuarave gra.

    Nga fundi i bisedës një surprizë për mësuese Xhoin, Ambla Ndoj dhe Mei Sadikaj, dy vogëlushet me pasion prezantimin surprizojnë Xhoi Jakaj dhe "sfidojnë" Nikin në intervistë në studio…

  • VIDEO

    Rrezik nga inteligjenca artificiale? Krijohet spikerja robot, ja profesionet e tjera që zëvendësohen

    Inteligjenca artificiale që po shokon botën. Nga veshja e Papës me fustan, tek Merkel e Obama në plazh, e së fundmi krijimi i prezantueses artificiale. Ç’po ndodh me njerëzimin, cilat profesione do të zhduken përfundimisht?

    Në skype nga Kosova, Kushtrim Shala, ekspert në fushën e telekomunikacionit për të folur rreth Inteligjencës artificiale, aftësisë së një kompjuteri për të kryer funksione dhe arsyetime që aktualisht janë tipike vetëm të mendjes njerëzore. Si do të ndikojë inteligjenca artificiale në shumë profesione, cilat janë ato më të rrezikuarat që priten të realizohen nga kjo teknologji dhe cilat do të jenë avantazhet dhe disavantazhet e kësaj teknologjie.   

  • VIDEO

    Musaka me groshë nga zonja Albana

    Musaka me groshë

    Përbërësit:

    • 500 gr groshë
    • 200 gr djathë kaçkavall / djathë i bardhë
    • 5 kokrra vezë
    • 4 lgj gjalpë ose ajkë
    • Kripë, piper

    Përgatitja:

    Pasi e kemi pastruar dhe lënë groshën në ujë e vendosim të ziejë. Lëngun e parë e derdhim dhe e vendosim sërish të ziejë duke u kujdesur që kokrrat të qëndrojnë të plota, mos shpërbëhen. 

    Më pas kullojmë lëngun. Vendosim në një tavë shtresën e parë të groshëve, vendosim vezët e ziera të prera në feta dhe sipër shtojmë djathë kaçkavall ose të bardhë të thërrmuar. Shtrojmë shtresën e dytë me groshë dhe vezë të rrahura me pak qumësht, ajkë ose gjalpë. E vendosim tavën në furrë të piqet në temperaturën 200 gradë Celsius për 30 minuta.

  • VIDEO

    Supë me krahë pule nga zonja Albana

    Supë me krahë pule

    Përbërësit:

    • 200 gr krahë pule
    • 1 karrotë
    • 1 lç koncentrat
    • 2 lgj salcë domate
    • 1 vezë të freskët
    • 1 lugë ajkë qumështi
    • 1 tufë majdanoz
    • Vaj ulliri
    • Kripë, piper

    Përgatitja:

    Krahët e pastruar të pulës i vendosim të ziejnë në 1 litër ujë, shtojmë karrotën e grirë në rende, kripën dhe koncentratin. Pasi mishi ka zjerë e pastrojmë nga kockat dhe e shtojmë sërish në tenxhere së bashku me salcën e domates.

    Vezën e rrahim me pak ajkë qumështi, e shtojmë tek supa dhe në fund shtojmë majdanoz të grirë.

  • VIDEO

    Petulla / Llokma me sherbet nga zonja Albana

    Petulla / Llokma me sherbet

    Përbërësit:

    Për brumin:

    • 2 gota ujë
    • 3 gota miell
    • 1 lç maja e thatë
    • 1 lç sheqer
    • 1 lç kripë
    • 2 lgj vaj

    Për sherbetin:

    • 2 e ½ gota sheqer
    • 2 gota ujë

    Përgatitja:

    Në një tenxhere shtojmë ujin dhe sheqerin për sherbetin dhe e lemë të marrë valë për pak minuta. E lemë sherbetin të ftohet.

    Në një tas vendosim ujin, majanë, sheqerin dhe një pjesë të miellit. I trazojmë mirë, shtojmë vajin dhe në fund kripën dhe pjesën tjetër të miellit. E përziejmë mirë dhe e lemë të vijë masa e brumit të hollë. I skuqim lugë-lugë ose me anë të një qese ku hapim një vrimë që të dalë masa e brumit. Kur të mbarojmë me petullat i shtojmë tek sherbeti i ftohtë dhe me anë të një luge i vendosim në pjatancë.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e martë 18 Prill 2023

    Titujt e gazetave për sot, nga SHBA i tregojnë prangat Berishës te Belind Këlliçi e krahason veten me Tom Cruise e deri tek Rumania kërkon kthim pronash në Sarandë.

  • VIDEO

    14 maji i Tiranës (17 prill 2023)

    Tirana do të jetë shesh beteja kryesore në zgjedhjet e 14 majit. Erion Veliaj kandidon për një mandat të tretë, përballë 6 kandidatëve të tjerë, po si ka qenë puna e tij më këto 8 vite në Tiranë. Në bazë të rezultateve të sondazhit të ‘Piepolit’ në bashkëpunim me Report Tv, 52% e qytetarëve të anketuar janë të kënaqur me punën e tij. Ky ishte diskutimi mbrëmjen e sotme në emisionin ‘5 Pyetjet nga Babaramo’.

  • VIDEO

    Zgjedhjet në veri të Kosovës, Elezi në Report Tv: Kurti duhet t’u ofrojë qytetarëve siguri! Qëndrimi inkurajues i Serbisë mund të rinxisë tensionet

    Situata në veri të Kosovës duket e qetë edhe pse priten zgjedhje, megjithatë duhet që qeveria e Kosovës të sigurojë qytetarët që institucionet janë të sigurta.

  • VIDEO

    Gurra në Report Tv: Nata e Kadrit e barabartë me 83 vite! E veçantë se në këtë ditë agjërojnë edhe besimtarë të feve të tjera

    TIRANË- Ish myftiu i Tiranës, Ylli Gurra ka rrëfyer rëndësinë e natës së Kadrit. Në një intervistë në Report TV në emisionin ‘Studio Live’, Gurra tha se kjo natë është e barabartë me 83 vite. Ai tha se “Nata e Kadrit” ka kuptimin e “Natës së Madhështisë”. Për gazetarin Arbër Hitaj, Gurra tha se kjo natë është e veçantë nga të tjerët.

     

  • VIDEO

    ‘Vendoret’/ Anëtari i AMA-s në Report Tv: Veliaj ka rrudhur situatën normale zgjedhore, vëmendja e fushatës tek imazhi! Slogani i Bejkos? I gjetur

    Fushata elektorale ka nisur për zgjedhjet e 14 majit dhe secili kandidat që synon bashkinë ka zgjedhur mënyrën e tij për të qenë më pranë votuesve. Por duket se Partia Socialiste ka preferuar të jetë më pranë qytetarëve me anë të rrjeteve sociale dhe të përqendruar tek imazhi.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv