• VIDEO

    Qytetarët pro portit të ri të Durrësit në Sondazhin 'Piepoli', Igli Cara: Vjedhje, do bëj gjithçka për ta ndaluar nëse zgjidhem kryebashkiak

    Qytetarët Durrësakë janë pro projektit të Portit të Durrësit. Të pyetur nga Institutit Piepoli në bashkëpunim me Report Tv, 63% e tyre presin që kushdo të dalë fitues nga zgjedhjet e 14 majit dhe të jetë kryetar i bashkisë do të duhet ta mbështesë projektin e Portit të ri të Durrësit. Mirëpo, i ftuar në Report Tv, kandidati i koalicionit Meta-Berisha, Igli Cara tha se Porti i Durrësit është një aferë korruptive. I pyetur se si do ta kundërshtojë nëse më 15 maj do të jetë kryebashkiaku i Durrësit, ai tha se do të gjejë çdo rrugë ligjore për të ndaluar.

     
  • VIDEO

    Igli Cara: Në Durrës s’ka ujë 24 orë! Spahiu: S’është e vërtetë! Kandidati i Berishës: Gati të tërhiqem nga gara nëse ka në të gjitha zonat

    Një debat është zhvilluar mes kandidatit të Berishës për Durrësin, Igli Carës dhe deputetes socialiste Klodiana Spahiu s ai takon ujit të pijshëm në qytetin e Durrësit. Cara tha se shumica e komunave nuk ka ujë të pijshëm dhe sipas tij në 10 vite PS s’ka bërë asgjë. Por, Spahiu thotë se të gjitha zonat furnizohen 24 orë me ujë të pijshëm. Cara kundërshton duke thënë se është i gatshëm të tërhiqet nga kandidimi nëse në zonat që ai përmendi, si Ishmi dhe Shën Pjetri.

     
  • VIDEO

    ‘Vendoret’/ Në Durrës pritet garë e fortë, Igli Cara: Qytetarët s’kanë marrë shërbime, PS nuk bëri asgjë në 10 vite! Spahiu: Kemi projekte strategjike

    Pas Tiranës, qyteti i Durrësit do të jetë ndër garat më të rëndësishme të 14 majit. Mes Igli Carës nga koalicioni Meta-Berisha dhe Emirajana Sakos nga PS, pritet të jetë një garë e fortë, dhe kjo u tregua edhe nga sondazhet e ‘Piepoli’ në bashkëpunim me Report Tv.

  • VIDEO

    Pashka Ortodokse/ Besimtarët në të gjithë vendin kremtojnë të Premten e Zezë! Mijëra në 'Sheshin Skënderbej' marrin pjese në procesionin e kalimit nën epitaf

    Besimtarët ortodokse në të gjithë vendin kanë kremtuar të Premten e Zezë, ditë kjo e cila simbolizon përkujtimin e vuajtjeve të Jezu Krishtit dhe vdekjen e tij në Kryq.

  • VIDEO

    Transporti publik, Veliaj për Report Tv: Shumë shpejt do të fillojë puna për 3 linja të dedikuara me korsi të pandërprerë

    Kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj në një intervistë për Report Tv për gazetarin Arbër Hitaj iu është përgjigjur akuzave të opozitës në lidhje me transportin publik në kryeqytet. 
     

  • VIDEO

    Fushata elektorale e PS, Gjikondi: Rama nuk e bëri të bujshme sepse e ka fitoren në xhep! Sondazhi i Piepol-it për Tiranën tregoi se Veliaj është favorit

    Aktivisja Brizida Gjikondi duke komentuar hapjen e fushatës elektorale të Partisë Socialiste pa pasur organizime të mëdha, e konsideroi si shenjë se kryeministri, Edi Rama e ndjen të sigurt fitoren në zgjedhjet lokale të 14 majit. E ftuar në ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj në Report TV, Gjikondi tha se fakti që përballë Ramës qëndrojnë kandidatë të koalicionit Meta-Berisha është një komoditet shumë i madh për Partinë Socialiste.

  • VIDEO

    Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 14 Prill 2023 – Receta tradite / Rrëfimi prekës i 51-vjeçarit, si humba këmbën në aksident/ Çiftelia shqiptare në Gjermani

    Zonja Albana solli tre sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Pulë e mbushur / Kek i kripur i Pashkëve / Supë me oriz, jeshillëqe dhe të brendshme qingji.

    Sallata e bahçes. Mbledhim në natyrë barishte të veçanta pranverore për t’ju servirur një pjatë fshati të shëndetshme me produkte të sezonit. Kamera e “Rreze Dielli” në këtë stinë pranvere udhëton në fshatrat e Shqipërisë. Destinacioni i rradhës ishte fshati Gurëz në Kurbin, ku u takuam me Sonila Jahja, një amvisë e përkushtuar pas gatimit me produkte sa më të freskëta që i mbjell në bahçen e saj. Ajo na tregoi se barishtet në këtë sezon duhet të zenë ‘vendin e nderit’ në tryezat tona për vlerat e mëdha shëndetësore që kanë në qarkullimin e gjakut.  

    Lazim Latifi rrëfen si ka ndryshuar jeta e tij pas aksidentit që i mori njerën këmbë. Pasioni për sportin ka bërë që ai mos dorëzohet, por të ndjekë ëndrrën e vet. I ftuar në emisionin “Rreze Dielli” inxhinieri dhe sportisti Lazim Latifi rrëfen se 6 vite më parë humbi këmbën në një aksident rrugor. ”Deri në moshën 45 vjeçare isha një njeri normal që e jetoja jetën në mënyrën më të mirë të mundshme fare i shpenguar, ndërsa më pas, pata momentin më të vështirë të jetës time, një aksident automobilistik” - e nis kështu rrëfimin prekës Lazim Latifi. Ai humbi këmbën, por jo besimin, pasi gjeti forcë tek familja për të vazhduar përpara, duke mos rënë në pesimizëm. Falë bashkëshortes, dy fëmijëve dhe besimit në Zot, ai mundi të dilte nga momenti i vështirë, por një sfide e re i doli përpara, beteja ligjore për të kërkuar drejtësinë. Latifi tregon se pas vendosjes së protezës i lindi ideja që të merrte pjesë në maratona dhe ndeshje futbolli dhe sot është pjesë e ekipit italian të futbollit të personave të amputuar.

    Hava Bekteshi, vajza shqiptare që ka futur instrumentin e çiftelisë në orkestrën e Hamburgut. Si është të jesh pjesë e Filarmonisë së qytetit me një element shqiptar si çiftelia? Në një lidhje skype nga Gjermania Hava Bekteshi, tregon se është rritur në Gjermani së bashku me familjen e saj. Në profesion Hava është mësuese e gjuhës gjermane, por muzikën, sidomos luajtjen e instrumentit autokton Çiftelinë e ka patur pasion që në fëmijëri. Në Gjermani ajo tani njihet si një përfaqësuese e çiftelisë dhe muzikës shqiptare. Hava është shqiptarja e parë që ka futur çiftelinë në shtëpinë më prestigjoze Elbphilharmonie në Hamburg. Tingujt e këngës së bukur shqipe “Tingëllon teli i çiftelisë“ u interpretuan me aq shumë dashuri dhe profesionalizëm për herë të parë në një koncert madhështor në Gjermani, duke i mahnitur të gjithë me tingujt e saj. Hava Bekteshi është aktive dhe pjesë e koncerteve të ndryshme me orkestrën e Filarmonisë së Hamburgut.

  • VIDEO

    Akuzat e opozitës për ndërtimin e shkollave, Veliaj në Report Tv: Ato s’kanë ndërtuar asnjë! Pse t’i çojmë fëmijët në kushtë stallash

    Erion Veliaj, kandidat për bashkinë e Tiranës, njëkohësisht kryetar i bashkisë, në një intervistë për Report Tv iu është përgjigjur akuzave të opozitës në lidhje me koston e ndërtimit të shkollave. Në një intervistë për emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, Veliaj u shpreh se ata që e sulmojnë nuk kanë ndërtuar asnjë shkollë.

     
  • VIDEO

    Kënga e fushatë së PS-së, Veliaj në Report Tv: Rama një nga kontribuuesit më të mëdhenj

    Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në një intervistë për Report Tv në emisionin ‘Studio Live’, ka zbuluar detaje në lidhje me këngën e fushatës së Partisë Socialiste për zgjedhjet e 14 majit. Për gazetarin Arbër Hitaj, Veliaj u shpreh se kryeministri Rama ka qenë një nga kontribuesit kryesor.

     
  • VIDEO

    Zgjedhjet e 14 majit/ Veliaj për Report Tv: PS fitore absolute, fitojmë nga 48 deri në 52 bashki! Në Tiranë fitojmë 5 me 0

    Në një intervistë për Report Tv në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në garë për një mandat të tretë për kryeqytetin ka folur për zgjedhjet e 14 majit, ku u shpreh se PS do të ketë një fitore absolute nga 48 deri në 52 bashki

    • VIDEO

      Veliaj jep vlerësimin për rivalët në garën e 14 majit: Bejko ‘kockë e fortë’, jemi përballur në Gjirokastër! Turp për Këlliçin të kandidojë në listën e ‘non grata-s’

      Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj i ftuar në Report Tv komentoi edhe kandidatët që ka përballë në zgjedhjet e 14 majit. Sa i takon Belind Këlliçit, Veliaj tha se është trishtim që të regjistrohesh në listën e Ilir Metës, që sipas tij është njeri më i urryer apo të kandidojë për një person të shpallur non grata.

       
    • VIDEO

      Humbi njërën këmbë në aksident, Lazim Latifi rrëfen 'minutin e artë' si shpëtoi nga vdekja

      Lazim Latifi rrëfen si ka ndryshuar jeta e tij pas aksidentit që i mori njerën këmbë. Pasioni për sportin ka bërë që ai mos dorëzohet, por të ndjekë ëndrrën e vet.

      I ftuar në emisionin “Rreze Dielli” inxhinieri dhe sportisti Lazim Latifi rrëfen se 6 vite më parë humbi këmbën në një aksident rrugor. ”Deri në moshën 45 vjeçare isha një njeri normal që e jetoja jetën në mënyrën më të mirë të mundshme fare i shpenguar, ndërsa më pas, pata momentin më të vështirë të jetës time, një aksident automobilistik” - e nis kështu rrëfimin prekës Lazim Latifi.

      Ai humbi këmbën, por jo besimin, pasi gjeti forcë tek familja për të vazhduar përpara, duke mos rënë në pesimizëm.  Falë bashkëshortes, dy fëmijëve dhe besimit në Zot, ai mundi të dilte nga momenti i vështirë, por një sfide e re i doli përpara, beteja ligjore për të kërkuar drejtësinë. Latifi tregon se pas vendosjes së protezës i lindi ideja që të merrte pjesë në maratona dhe ndeshje futbolli dhe sot është pjesë e ekipit Italian të futbollit të personave të amputuar.

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv