Zonja Albana solli tre sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Musaka me groshë, vezë dhe djathë / Supë me krahë pule / Petulla me sherbet.
Inteligjenca artificiale që po shokon botën. Nga veshja e Papës me fustan, tek Merkel e Obama në plazh, e së fundmi krijimi i prezantueses artificiale. Ç’po ndodh me njerëzimin, cilat profesione do të zhduken përfundimisht? Në skype nga Kosova, Kushtrim Shala, ekspert në fushën e telekomunikacionit për të folur rreth Inteligjencës artificiale, aftësisë së një kompjuteri për të kryer funksione dhe arsyetime që aktualisht janë tipike vetëm të mendjes njerëzore. Si do të ndikojë inteligjenca artificiale në shumë profesione, cilat janë ato më të rrezikuarat që priten të realizohen nga kjo teknologji dhe cilat do të jenë avantazhet dhe disavantazhet e kësaj teknologjie.
“Liria ka çmim shumë të lartë edhe kur s’je në pranga” / Ish-drejtoresha e burgut të grave, Xhoi Jakaj sjell botimin e saj të pestë "Freedom" me copëza historie të grave që vuajnë dënimin… “Ndërgjegjia, është pasqyra që reflekton drejtësinë e vërtetë. Ktheje botën tënde të brendshme, në një gjë më të bukur se ajo jashtë teje! Përmirëso shpirtin sepse çelësi i lumturisë gjendet aty”. Libri më i ri në treg i autores dhe pedagoges Xhoi Jakaj. Ajo sjell për lexuesin dashuri, trill, histori dhembje e copëza jete nga gra të dënuara me vepra të ndryshme penale. Por edhe mënyra si drejtohet një institucion i tillë i vuajtjes së dënimit dhe rehabilitimi i të dënuarave gra. Nga fundi i bisedës një surprizë për mësuese Xhoin, Ambla Ndoj dhe Mei Sadikaj, dy vogëlushet me pasion prezantimin surprizojnë Xhoi Jakaj dhe "sfidojnë" Nikin në intervistë në studio…