-
VIDEO
Pampuri: Mirë që po i rrisni pagat që të mos i gënjeni njerëzit me një thes mielli në zgjedhje
Deputetja e Partisë Demokratike, Orjola Pampuri nuk i kurseu ironitë sa i takon deklaratës së kryeministri Edi Rama për rritje paga, në prag të zgjedhjeve.
-
VIDEO
Rritja e pagës/ Pampuri: Premtimi elektoral i Ramës! Resulaj: Kemi konsolidim fiskal! Zuzi: Fillim i mirë! Axhami: Lajm i mirë, por i vonuar
Deklarata e kryeministrit Edi Rama për rritje pagash të bëra nga qeveria shqiptare, për të gjithë të ftuarit në emisionin “Pa Protokoll” është një lajm i mirë, mirëpo ato ndahen mbi qëllimet dhe motivet që sipas tyre qëndrojnë pas premtimeve.
-
VIDEO
Kisha Katolike organizon për herë të parë procesionin e 'Udhës së Kryqit' në sheshin 'Nënë Tereza'
Në prag të Pashkëve Katolike, në Tiranë është organizuar për herë të parë procesioni i ‘Udhës së Kryqit’ njësoj si në Vatikan.
-
VIDEO
Drejtoresha e TOK në Report Tv: Rinia shqiptare e etur për Opera! ‘Thembra e Akilit’, baleti modern!
TIRANË- Në studion e Report Tv, Abigeila Voshtina, drejtoresha e Teatrit të Operas dhe Baletit (TOB) ka bënë në dukje një fenomen, i cili padyshim është mjaft pozitiv. Rinia shqiptare është etur për opera, në ndryshim të asaj se çfarë vihet re në teatrot në botë. Me gazetarin Arbër Hitaj, Voshtina tha se në sallat tona nuk “ka koka të bardha”, por rini, e ndërsa njoftoi gjithashtu se TOB po punon për krijimin e abonimeve.
-
VIDEO
Futbollisti me famë i viteve 70-80, Edmond Gëzdari, rrëfen suksesin në Shqipëri dhe në Kinë si aktor (7 prill 2023)
Ai është një emër që shkëlqimi i dikurshëm nuk i zbehet as sot. Sepse dikur Edmond Gëzdari ishte një yll në fushën e blertë. Ish-futbollisti rrëfeu në “Esencë” detaje dhe të pathëna nga jeta e tij personale dhe profesionale. Mes fotosh dhe kujtimesh ai solli edhe njëherë ndërmend rrugën që ka bërë dhe pasionin e madh për sportin. Ndërsa ishte në dëshirën për të ndjekur ëndrrën e futbollit,u gjet në sheshxhirimin e filmit “Guximtarët” si një zbulim i regjisorit Gëzim Erebara. Ai ishte Sokoli i pari dhe i fundit rol që e shpërbleu atë edhe me fansa në Kinë. Gëzdari tregon një episod kur fansa nga Kina e ndalojnë gjatë një vizite atje duke i bërë me dije se e kanë parë filmin dhe e njohin mirë atë.
-
VIDEO
Trondit 33-vjeçarja: Babai tentoi të abuzojë me vajzën time, ma rrëmbeu dhe...(07 prill 2022)
Një 33-vjeçare nga Burreli, e cila sot gjendet ne udhëkryq kërkon ndihmën e emisionit për të bërë publike historinë e trishtë të jetës, në kërkim të vajzës 3-vjeçare. Gruaja e cila jeton në qytetin e Durrësit hedh akuza ndaj prindërve, se i kanë marr të bijën dhe më pas e kanë dorëzuar në jetimore. Kjo histori që kalon kufijtë e të zakonshmes trondit edhe më shumë, kur 33-vjeçarja akuzon të atin se ka dhunuar mbesën dhe sot të kërkon ta lë mes katër rrugëve vajzën duke pretendruar të bëhet pronar i banesës ku ajo jeton sot. Me një jetë të vështirë, Klementina u braktis edhe nga bashkëjetuesi, pasi nga familja e tij mori si shpërblim vetëm përbuzjen derisa e dëbuan nga banesa, kur ajo ishte 3 muajshe shtatzënë. Kohë në të cilën ajo jetonte në hyrjet e pallatave duke kërkuar edhe lëmoshë. Për gjithçka që ka kaluar në jetë, 33-vjeçarja vazhdon të bëjë ende fajtore familjen e saj, nga e cila jo pak është dhunuar dhe nëpërkëmbur. Një përgjigje e kërkon prej tyre, një përgjigje se ku ndodhet sot, vajza për të cilën nuk din të thotë arsyen pse duhet ta ndanin prej saj. E mohuar nga të gjithë, pa përkrahje Klementina ka trokitur në dërën e prindërve, në atë derë që nuk u hap kurrë. Edhe kur u bë nënë, Klementina përjetoi të njëjtat histori dhunë nga i ati. Që prej datës 8 mars nëna nuk ka asnjë kontakt me vajzën e mitur, të cilën pretendon se ia morën me forcë nga duart mes të qarave dhe për këtë ajo akuzon të atin.
-
VIDEO
A duhet të mbyllet Tik Tok në Shqipëri?! Debat në Report Tv, eksperti i IT: Deklaratat janë politike! Administrata jonë e përdor në telefona personal
Vendimi i shumë vendeve europiane dhe SHBA për bllokimin e Tik Tokut ne institucionet e administratës publike dhe e njëjta vendimmarrje edhe për vendin tone shihet nga ekspertët e IT më shumë si një më shumë propozim politik sesa real, pasi shumica e punonjësve të administratës publike nuk janë të pajisur me telefon që ua siguron shteti e për rrjedhojë këtë rrjet social e kanë të instaluar në telefona personal.
-
VIDEO
Çoi në SPAK treshen Berisha-Meta-Bode për privatizimin e 4 HEC-ve, Idajet Beqiri në Report Tv: Shkelën ligjin, aferë qindra milionëshe! Kompania fiton 10 mln euro në vit
Avokati Idajet Beqiri, i cili ka dorëzuar disa ditë më parë një kallëzim penal në SPAK për Sali Berishën, Ilir Metën dhe Ridvan Boden për rolin e tyre në aferën e privatizimin të HEC-ve Ulëz, Shkopet, Bistrica 1 dhe Bistrica 2, disa javë para zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit 2013.
-
VIDEO
Drejtoresha e TOB zbulon surprizën me ‘Maestron’ e Big Brother
Në Report Tv, Abigeila Voshtina, drejtoresha e Teatrit të Operas dhe Baletit ka treguar një surprizë. Ajo është shprehur se shumë shpejt do të kemi një koncert me Armaldo Kllogjeri, ish banori i Big Brother.
-
VIDEO
Transport falas pas 14 majit, Shabani: Këlliçi na kopjoi gabim, e kemi vetëm për studentët dhe pensionistët! Ne gjenerojmë shpresë, partitë e vjetra pa surpriza
Kryetari i Partisë ‘Nisma Thurje’ Endri Shabani pretendon se Belind Këlliçi, kandidati i koalicionit Berisha-Meta ka kopjuar skemën e tyre për transformimin e transportit publik në Tiranë. Në një intervistë për Report Tv, komenton platformën e Belind Këlliçit që premton për transport publik falas duke thënë se kanë të njëjtën skemë, por vetëm për 2 kategori, studentët e pensionistët.
-
VIDEO
Në kërkim të Suel Çelës? RENEA rrethon tregun agroushqimor të Elbasanit në pronësi të babait të tij, Petrit Çela! 4 të shoqëruar
Forcat Speciale RENEA kanë “rrethuar” pasditen e sotme tregun Agroushqimor të Elbasnit, në pronësi të Petrit Çelës, babai i Suel Çelës (ky i fundit në kërkim). Në kuadër të këtij operacioni janë shoqëruar 4 persona, por mbetet e paqartë se për kë bëhet fjalë.
-
VIDEO
Sa më shtohet rroga në një vit? Analiza e Fatos Çoçolit: Si realizohet angazhimi i Qeverisë për rritjen e pagës mesatare në 900 euro
Nëntë ditë më parë, më 29 mars, kryeministri mëtoi se brenda dy viteve, paga mesatare bruto(pra, pa hequr taksat) do të bëhej 102 mijë lekë të reja në muaj, ose 900 euro. Sot, pas një analize, qeveria kumtoi se do të duhet vetëm një vit, që nga sot. Aq më mirë!